Author: admin

TË FUNDIT

Bërnabiq e kënaqur: Ndërkombëtarët më të zëshëm se kurrë për formimin e Asociacionit

Bërnabiq e kënaqur: Ndërkombëtarët më të zëshëm se kurrë për formimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka vlerësuar se sulmet ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë të 27 shkurtit në Bruksel, e vështirësuan pozitën e Serbisë në negociata.
Bërnabiq tha për televizionin Pink se ato sulme u rritën rreth takimit në Bruksel dhe se “koalicioni antishtetëror bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për ta vështirësuar pozitën e Serbisë”.

“Fakti që duan ta dobësojnë Vuçiqin për çështjen e Kosovës dhe Metohisë duhet kuptuar si dobësim i pozitës së Serbisë”, tha ajo, shkruan N1.

Kryeministrja serbe deklaroi se Vuçiq nuk ka nënshkruar asgjë në Bruksel (marrëveshje për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë), por se ka përsëritur vijat e kuqe të palës serbe, pra kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe mosnjohjen e pavarësisë.

Ajo tha se bashkësia ndërkombëtare, e cila po merr pjesë në negociata, në këto momente ësh..

Read More
TË FUNDIT

Kurti deshi ta nënshkruaj planin më 27 shkurt, Vuçiq jo, Lajçak zbulon qëndrimin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim në “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet e 27 shkurtit në Bruksel ku Kurti dhe Vuçiq u dakorduan për propozimin frako-gjerman.

Lajçak ka foluër për diskutimin që është bërë rreth çështjes së nënshkrimit të propozimit evropian po atë ditë në Bruksel, kërkesë kjo që kishte ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ishte refuzuar nga Aleksander Vuçiq.

Emisari sllovak ka thënë se BE-ja ka menduar që një gjë e tillë do të ishte e parakohshme, meqë dokumenti me 11 nenet pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike sesa marrëveshje obligative.

“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thën..

Read More
TË FUNDIT

Rreth 7 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës jetojnë në Kosovë pa shtetësi

Rreth shtatë mijë shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilat që prej vitit 1999 jetojnë në Kosovë, nuk kanë marrë ende shtetësinë kosovare.

Kështu deklaroi për “Arbresh.info”, Enver Haziri nga zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të Komunës së Gjilanit.

Ai thotë se janë duke shqyrtuar mekanizmat për zgjidhjen e problemit derisa e vlerëson angazhimin e Qeverisë Kurti për sa i përket çështjes së shtetësisë për shqiptarët e Kosovës Lindore.

Sipas tij, spastrimi etnik që vazhdon të e bëj Serbia për këta shqiptar po ndodh në sytë e Bashkimit Evropian për të cilën sipas tij bien ndesh me parimet evropiane.

“Është e rëndësishme të theksohet se mungesa e dokumentacionit është një ndër sfidat e jashtëzakonshme që po e bartin mbi supe qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Kosovë tash e 23 vite pas dëbimit, sepse deri më tani kanë qenë në mëshirë të askujt, shteti okupues serb vazhdimisht po i diskriminon duke i pasivizuar këta qytetarë dhe të njëjtit i po i fshinë nga libra..

Read More
TË FUNDIT

Mësuesit kosovarë s’duan të testohen, thonë se “është nënçmim për punën e studimet”

Mësuesit kosovarë s’duan të testohen, thonë se “është nënçmim për punën e studimet”

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.
Në një deklarim për Ekonomia Online, Jasharaj tha se nuk duhet nënçmuar studimet që mësimdhënësit kanë bërë ndër vite dhe që janë testuar vazhdimisht. Ndërsa shtoi se pajtohen që të ketë më shumë inspektorë të arsimit.

“Nuk mendohet as në MAShT, e askund që të ketë eventualisht ndonjë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, as s’ka ndodhë e as kurrë nuk do të ndodhë. Nuk do ta lejojmë kurrë sepse është nënçmim për punën, për studimet që këta njerëz kanë bërë në fakultete dhe janë vlerësuar e testuar dhjetëra herë, por po insistojnë bashkë me MAShTI-n”, u shpreh Jasharaj.

“Uroj që edhe ata ta kenë këtë mendim të shtohet numri i inspektorëve profesionalë, të cilët do të vizitonin shkollë më shkollë, do të shihnin si punojnë mësimdhënësit, do të shihni..

Read More
TË FUNDIT

S’mjaftojnë qentë endacakë, shfaqen edhe derrat e egër në Gërmi

S’mjaftojnë qentë endacakë, shfaqen edhe derrat e egër në Gërmi

Vizituesit e Parkut të Gërmisë, përveç problemit të qenve endacakë tanimë duket se do t’i kenë disa telashe tjera.
“Vrojtuesit e Lagjes”, ka publikuar një video në të cilën shihet se si në këtë park tanim janë shfaqur edhe derrat e egër, shkruan lajmi.net.

Videoja është incizuar gjatë natës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mbi 42 mijë kosovarë emigruan gjatë 2021-tës, shumë pak u kthyen

Mbi 42 mijë kosovarë emigruan gjatë 2021-tës, shumë pak u kthyen

42 700 qytetarë të Kosovës kanë migruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rikthyer. Migrimi “neto”, në këtë vit kur shkaku i pandemisë kishte ende vështirësi për termine për viza, është 38 mijë kosovarë.
Këto shifra i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve migrojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse ka thënë se ka edhe nga ata që migrojnë në vende më të largëta, si ShBA etj.

“Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vog..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Kurti kalkuloi gabim, degradoi dialogun dhe Kosova s’përfiton asgjë

Çitaku: Kurti kalkuloi gabim, degradoi dialogun dhe Kosova s’përfiton asgjë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se neni shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sipas saj, i njëjti i jep autonomi serbëve të Kosovës, ndërkaq edhe hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.
Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë, derisa shton se s’ka asgjë konkrete për përfitimet e mundshme të Kosovës nga marrëveshja e dakoduar me Serbinë.

“Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregullu..

Read More
TË FUNDIT

Rohde: Nuk do të lejojmë një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës

Propozimi i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk parashikon asnjë “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kështu thotë për Radio Kosovën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai theksoi se në dhjetë ditët e ardhshme, Kosova dhe Serbia pritet bëjnë përparim vendimtar, në mënyrë që të sqarohet mekanizimi i implementimit të marrëveshjes.

“Ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e Kuintit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi. Ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqev..

Read More