Author: admin

TË FUNDIT

​Ministria publikon listën e bizneseve që ofrojnë zbritje për ushtarët

​Ministria publikon listën e bizneseve që ofrojnë zbritje për ushtarët

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar listën e bizneseve me të cilat ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Sipas njoftimit të ministrisë, ndërsa të listuara krahas veprimtarisë së bizneseve gjeni edhe përqindjen e zbritjeve që ofrojnë për çdo ushtarak, që në momentin e blerjes prezanton kartën e saj/tij identifikuese si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kësaj iniciative në mbështetje të ushtarakëve, në nderim të shërbimit të tyre ndaj atdheut, do t’i bashkohen së shpejti edhe shumë biznese të tjera, për të cilat do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.
Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë spanjolle për Çështje të Jashtme, nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, pasi Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve. Nga kjo ministri thanë se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.

Spanja dhe katër shtete të tjera të BE-së Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia) ende nuk e njohin pavarësinë ..

Read More
INTERESANTE

Mbi akuzat që i bëhen Esad Toptanit si politikan – Nga Ervina Toptani

Për të mos u zgjatur aspak në hyrje të këtij shkrimi të gjatë, doja t’u drejtoja vetëm një pyetje atyre që akuzojne gjeneral Toptanin për tradhëti, veçanërisht ia bëj këtë pyetje politikanëve të të gjithë krahëve majtistë të Shqipërisë: Kur djemtë tiranas, durrsakë, shijakas, kavajas, peqinas, elbasanas, dibranë, etj., luftonin në Shkodër si gladiatorët në arenë, në mbrojtje të saj nën komandën e gjeneral Esad Toptanit, gjyshërit a stërgjyshërit tuaj ku ishin vallë?

Esad Pashë Toptani ishte ushtarak i lartë karriere i një perandorie kontinentale e shekullore, i cili është sulmuar vetëm politikisht gjatë kohës kur jetoi e sidomos pas vdekjes së tij, kur rezulton të jetë sulmuar edhe më shumë se sa kur ishte gjallë. Kjo nuk ka ndodhur pa arsye sigurisht. Ai ishte një ndër përfaqësuesit e parë e ndër më të fuqishmit të aristokracisë tradicionale konservatore të periudhës së lindjes së shtetit shqiptar. Thënë me terminologji më moderne, ishte pararendësi i së djathtës konservatore shqipta..

Read More
TË FUNDIT

A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?

A u zgjodh me qëllim Ohri si nikoqir i marrëveshjes në mes të Kosovës e Serbisë?

Takimi i pestë mes dyshes Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq do jetë për herë të parë në një vend fqinj për të dyja vendet.
Ohri i Maqedonisë së Veriut do jetë nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë më 18 mars, ku pritet të firmoset edhe marrëveshja 11 pikëshe për normalizimin të raporteve.

Për njohësit e fushës, bartja e dialogut nga kryeqendra evropiane në këtë vend ballkanik, u bë pasi në të kaluarën ujditë e tilla kishin sukses, njofton Klan Kosova.

E dikush që ishte pjesë e bisedimeve më parë, aranzhimin e takimit të 18 marsit e sheh më shumë të rastësishëm.

Por kështu nuk po mendon edhe një njohës i diplomacisë nga vendi mikpritës.

Mbajtja e takimit në Ohër, vlerësohet si një impuls pozitiv për anëtarësimin e RMV-së në Bashkimin Evropian.

Read More
INTERESANTE

Kush ishte Homeri dhe çfarë gjuhe fliste?

Kush ishte Homeri dhe çfarë gjuhe fliste? – Nga Sulejman Mato

Sulejman Mato

Një pyetje që ka trazuar shumë studjues në të gjitha kohërat, pasi dy veprat e quajtura homerike kanë jo vetëm vlera të mëdha për njohjen e një kohe të errët prehistorike, por, janë zanafilla e letërsisë botërore. Kush ishte ky aed i epokës së bronxit? Ku lindi? Ku jetoi, ku vdiq? Për të gjitha këto pyetje ka mendime të ndryshme, nga studjues të ndryshëm, në kohë të ndryshme.

Homeri ishte një rapsod i cili jetoi në një kohë kur nuk njihej shkrimi, ndaj edhe krijimet recitoheshin në sheshe nga aedë popullorë dhe përcilleshin gojë më gojë, nga njëri vend në tjetrin e nga njëra kohë në tjetrën. Shumica e studjuesve kanë rënë në një mendje se ai ka jetuar në shekullin e nëntë p.e.s. në qoftë se ka ekzistuar vërtet një Homer, por ka dyshime se eposi homerik, sidomos, “Iliada” është dhe më e hershme dhe nis fill pas rënies së Trojës.

Në qoftë se do të pranojmë se në krijimin e këtij eposi popullor kemi vetëm një ..

Read More
TË FUNDIT

Rama poston fotografi të familjes Jashari: Legjendarët

Rama poston fotografi të familjes Jashari: Legjendarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka postuar një fotografi të mëhershme të familjes Jashari, duke shkruar se këta janë legjendarët.
“LEGJENDARËT, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së”, ka shkruar ai.

Përndryshe, 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së është shënuar me një varg aktivitetet të organizuara nga Qeveria e Kosovës dhe komunat. Shënimi i Epopesë, vazhdon edhe nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz, Prishtinë, por edhe me aktivitete të tjera.

Read More
TË FUNDIT

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Kurti dhe Rifat Jashari s’i lëshojnë dorën njëri-tjetrit

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar seanca solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës si dhe vëllai i heronjve Adem e Hamëz Jashari, Rifat Jashari.

Në një fjalë rasti sot në Kuvend, Rifat Jashari u ka bërë thirrje spektrit politike në Kosovë që të unifikohen në mënyrë që të ndahen rrugët një herë e përgjithmonë me Serbinë.

Pas kësaj është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në 25 vjetorin e epopesë së UÇK-së.

Ajo çfarë ka rënë në sy ishte se Kurti dhe Rifat Jashari kanë ecur duke u mbajtur për duar.

Dyshja nuk i kanë lëshuar dorën njëri-tjetrit, e kjo është kapur edhe në fotografi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën

Peci: Pas masakrës në Prekaz, Rugova kishte refuzuar ftesën e presidentit Chirac që ta vizitonte Francën

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka treguar se si pas masakrës në Prekaz ndaj familjes Jashari, presidenti Ibrahim Rugova e kishte refuzuar ftesën e presidentit francez, Jacques Chirac, për ta vizituar Francën.
Chirac ishte ftuar nga Rugova që të vinte në Kosovë për ta parë atë që po ndodhte.

“Si sot me kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, presidenti Shirak e ftoi presidentin Rugova të shkojë në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizitë në Kosovë, Shirakun që ta shohë me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë! Lavdi themeltarëve të shtetit të Kosovës që ikën nga kjo botë, para se të jetësohet pavarësia e vendit tonë!”, ka shkruar Peci në Facebook.

Këtë të diel janë bërë 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshm..

Read More
TË FUNDIT

Rrëfimi trishtues i Valdet Jasharit: Na gjuajtën me granatë në dhomë, gati u dogja për së gjalli (VIDEO)

I mbijetuari i Jasharajve, Valdet Jashari, në 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar një rast të dhimbshëm të asaj kohe, gjatë përballjes me forcat serbe.

Ai ka rrëfyer se si një tank ua kishte goditur shtëpinë, e në dhomën ku ndodhej Valdeti, bashkë me disa të tjerë, serbët ua kishin gjuajtur një granatë.

“Kemi incizime kur tanku e godet shtëpinë ku ne ishim brenda, kur nuk mund të hynin brenda i kanë kallur gjithë shtëpitë që kanë qenë aty dhe e kanë gjuajtur një granatë në dhomën ku kemi qenë unë Hamiti, Ramizi, Shahini, dhe në atë moment mua më ka humbur vetëdija, ku jam plagosur dhe kur më ka dalë mpirja e kam parë që afër meje kishte qenë baci Hamit duke u kallur dhe kam filluar ta fikja me duar, ku ka filluar mishi të më kapej në duar”, ka rrëfyer Valdeti.

Valdeti tregoi se ishte plagosur në disa pjesë të trupit.

“Aty kemi mbetur unë Shahini dhe Ramizi. Ramizit i kemi thënë dil mbi kulm dhe kalo në anën tjetër, por në momentin që ka ..

Read More
TË FUNDIT

Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

Barna që ruhen vend e pa vend brenda QKUK-së

Për të shmangur rreziqet e mundshme nga përdorimi, barnat duhet të ruhen në kushte të përshtatshme të temperaturës, lagështisë dhe dritës, por kjo nuk ndodh gjithherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Radio Evropa e Lirë, gjatë një vizite në Klinikën e Pediatrisë më 22 shkurt, ka parë barna që përdoren për trajtimin e fibrozës cistike, të vendosura vend e pa vend në një kabinet për kryerjen e analizave.

Barna të tilla ka pasur në dysheme, në një pjesë të një dollapi dhe në një frigorifer të vogël ushqimesh.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Farmaceutik të Kosovës, Shqipe Fetahu, e cila shoqëroi ekipin e REL-it, tha se produktet medicinale në QKUK, në përgjithësi, ruhen konform standardeve.

Por, sipas saj, përmirësimet janë të nevojshme në disa reparte – përfshirë kabinetin ku jepen barnat për fibrozë cistike – një sëmundje gjenetike që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.

“F..

Read More