Author: admin

TË FUNDIT

Shumë pak gra kosovare kërkojnë të bëhen nëna pa pasur partner, flasin nga gjinekologjia

Shumë pak gra kosovare kërkojnë të bëhen nëna pa pasur partner, flasin nga gjinekologjia

Frytnimi i Asistuar Mjekësor tek gratë e pamartuara është lejuar 10 vjet më parë me një Udhëzim Administrativ më 2013.
Ndërkaq po e njëjta është përfshirë edhe tani në Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, për gratë mbi 18 vjeç.

Gjinekologu Shefqet Lulaj që është anëtar i grupit punues të këtij drafti ligjor si dhe kryesues i grupit punues të UA më 2013, thotë se dallimi mes këtyre dy dokumenteve ligjore është i vogël, veçse janë bërë korrigjime në disa finesa karshi nevojave, njofton Klan Kosova.

Megjithëkëtë, gjinekologu Lulaj tregon se kërkesa e grave kosovare që ta realizojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen nëna pa partner, është e pakët në Kosovë. Edhe ato të cilat vendosin për një hap të tillë Lulaj thotë se këtë e bëjnë jashtë vendit, në shtet fqinje si shkak i mentalitetit.

Mirëpo në projektligj nuk është lejuar nëna surrogate.

Në kuadër të këtij projektligji..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria tenton ta “zbus” situatën: Lajçak s’na dha modele Asociacioni, por modele për të drejtat e minoriteteve

Qeveria tenton ta “zbus” situatën: Lajçak s’na dha modele Asociacioni, por modele për të drejtat e minoriteteve

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, nuk u ka dërguar atyre modele të Asociacionit, por modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve.
Kryeziu ka thënë se Qeveria do t’i analizojë veçoritë dhe karakteristikat, si dhe përshtatshmërinë e atyre modeleve.

Ai ka shtuar se nuk është kërkuar të zgjedhin një nga ato 15 modele, por disa nga ato, të cilat reflektojnë standardet e Këshillit të Evropës dhe që do të mund të shërbejnë si referencë apo orientim për një propozim për të drejtat e minoriteteve, i cili mund të jetë i aplikueshëm, i pranueshëm për Kosovën, si dhe në përputhje me parimin e vënies në fokus të të drejtave të anëtarëve të një komuniteti.

“Gjithmonë duke qenë në respektimin të kushtetutshmërisë se vendit, pa kompetenca ekzekutive dhe një që nuk përbën nivel të tretë të qeverisjes”, thotë ai për rtk.

Read More
TË FUNDIT

Reagon Xhemile Dehari: Mostrat e Astritit i paska pasur prokurori Afrim Shefkiu

Në medie është raportuar se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja tha se mostrat i kishte pasur prokurori Afrim Shefkiu.

“Po pse po na thirrni neve, thirrne Afrim Shefkiun, ai i paska marr, ai i paska pru, thirrne prokurorin ai e din se ku i ka pas. Na as s’i kemi hup as s’i kemi çu. Ai i paska pas vet i paska pru”, tha Xhemile Dehari.

Media ka provuar ta kontaktojë prokurorin Afrim Shefkiu për të marrë një përgjigje, por i njëjti ka qenë i paarritshëm.

Sipas disa mediave, janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.

Një burim brenda IML-së ka thënë se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”. Media ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

Read More
TË FUNDIT

Tahiri deshifron vizitën e Lajçakut

Ish- negociatorja e dialogut Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak dhe takimet e tij.

Ajo ka theksuar se diplomati evropian gjatë kësaj vizite nuk ka përmendur fare termin ‘vetëmenaxhimin i pakicës serbe’, i cili përmendet në Planin e BE-së.

Sipas saj, vetëmenaxhimi dhe Asociacioni e përmbysin sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Lajcak paska sjellur Kurtit 15 modele të asociacionit.

Ndërsa nuk përmendi fare ‘vetmenaxhimin e pakicës serbe, të dyja bashkë përmbysin sovranitetin e Kosovës! Kurti nga ana e tij tash veç një fjalë po e përdore ‘përkrahje”, ka shkruar Tahiri.

Read More
TË FUNDIT

Aksident në rrugën Gurrakoc – Klinë, gjashtë të lënduar

Aksident në rrugën Gurrakoc – Klinë, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Gurrakoc-Klinë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, theksoi Gashi. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Duan marrëveshje: SHBA e BE vlerësohet se ia kanë shtrënguar “lakun” Kosovës dhe Serbisë

Duan marrëveshje: SHBA e BE vlerësohet se ia kanë shtrënguar “lakun” Kosovës dhe Serbisë

Këmbëngulja aktuale e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, është më e madhja prej se palët kanë nisur bisedimet për këtë qëllim në vitin 2011, thotë njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi.
Me këtë vlerësim pajtohet edhe eksperti i politikës rajonale nga Serbia, Aleksandar Popov, i cili thotë se Prishtina dhe Beogradi “kanë luajtur shumë për t’iu shmangur obligimeve që i kanë marrë”.

Dy vendet janë pajtuar në parim për tekstin e një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por, tani, do të duhej të pasonte hartimi i udhërrëfyesit për zbatimin e tij. Kjo është edhe arsyeja e një takimi të paralajmëruar nga BE-ja, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Por, ditëve të fundit, në opinion dolën deklarata kontradi..

Read More
INTERESANTE

Mbreti shqiptar Faruk, monarku i pangopur i Egjiptit 

Mbreti shqiptar Faruk, monarku i pangopur i Egjiptit – Nga Enver Robelli

Enver Robelli

Në romanin «Pan Aroma» të Tom Robbins përshkruhet një mbret, i cili përpiqet me çdo kusht t’i shmanget plakjes si lepuri dhelprës dinake. Alobari, kështu quhet mbreti, ka arsye të ndalë procesin e plakjes, sepse në fisin e tij është traditë që mbreti të vritet me një vezë të helmuar në atë çast që te ai shihen shenjat e para të plakjes. Mbreti Artus, ndërkaq, sipas sagës, u bë i njohur për tryezën e tij të famshme, rreth së cilës i mblodhi kalorësit. Asnjëri nga kalorësit nuk favorizohej me ndonjë vend nderi, të gjithë qenë të barabartë pranë tryezës. Ky motiv, i përmendur për herë të parë më 1155, konsiderohet si një ndër aktet e hershme demokratike në shoqëritë feudale europiane të asaj kohe.

Mbreti Faruk i Egjiptit, pinjoll i dinastisë me origjinë shqiptare, e cila sundoi Egjiptin që nga viti 1805, as nuk bëhej merak për plakjen e tij, as nuk e shikonte tryezën si sipërfaqe për debate demokrati..

Read More
INTERESANTE

Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët 

Ilirët, liderët kyç të Perandorisë Romake në të dy krahët – Nga Burim Bardhari

“Herezia e shprehjes Bizanti-um” sepse nuk qëndroi kurrë! “Bizanti-um” nuk njihej aspak derisa zgjati Perandoria Romake përfshirë periudhën e krahut Lindor por u shpik një Shekull pas rënies së Konstantinopojës. Pse dhe kush përfiton!

Shkathtësia më e madhe e shpëtimit dhe mbijetimit të një populli të lashtë varet nga aftësia e zbulimit të mangësive nga propaganda historike e sajuar sipas shkruesit fitues por edhe vlerësimit të palakuar nga ankuesi humbës. Qoftë edhe pas disa mijëra vitesh duhet të zbardhet e vërteta!

Historikisht, thuhet se yjësia e perandorëve romakë me prejardhje ilire të mirëfilltë, nga vetë Iliria, fillon nga Klaudi, Claudius Gothicus në v. 268 – 270 të epokës sonë; lindur në Panoni, ai shpartalloi fiset gjermane gotët në Naissus-in ilir por sundimi i tij nuk zgjati shumë sepse ndërroi jetë nga epidemia.

Diokleciani trashëgoi radhën e fronit perandorak pak më vonë, e shpallën perand..

Read More
INTERESANTE

Hypatia e Aleksandrisë, gruaja e madhe shkencës dhe filozofisë që u masa’krua nga fanatikët e krishterë

Hypatia e Aleksandrisë (rreth 370 e.s. – mars 415 e.s.) ishte një filozof dhe matematikane femër, e lindur në Aleksandri, Egjipt ndoshta në vitin 370 të es (megjithëse disa studiues e citojnë lindjen e saj rreth vitit 350 të es). Dihet pak për jetën, por vdekja e saj dramatike nga duart e fanatikëve të krishterë është e dokumentuar mirë.

Ajo ishte e bija e matematikanit Theon, profesorit të fundit në Universitetin e Aleksandrisë, i cili e mësoi atë në matematikë, astronomi dhe filozofinë e ditës, e cila, në kohët moderne, do të konsiderohej shkencë. Asgjë nuk dihet për nënën e saj dhe, siç u përmend, ka pak informacion për jetën e saj. Siç shkruan studiuesi Michael AB Deakin:

Rrëfimet më të hollësishme që kemi për jetën e Hypatias janë të dhënat e vdekjes së saj. Ne mësojmë më shumë për vdekjen e saj nga burimet kryesore sesa për çdo aspekt tjetër të jetës së saj.

Ajo u vra në vitin 415 të es nga një turmë e krishterë që e sulmoi në rrugët e Aleksandrisë. Burimet kryesore, madje edh..

Read More
TË FUNDIT

Shumë falsifikime gjatë aplikimit për viza, policia ka një apel për qytetarët

Shumë falsifikime gjatë aplikimit për viza, policia ka një apel për qytetarët

Policia e Kosovës, ka apeluar qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, gjë që bie ndesh me ligjin. Kjo pasi ky institucion i sigurisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara, thuhet në një komunikatë për media.
Bëhet e ditur se dokumentet e falsifikuara më së shpeshti janë certifikata e gjuhës gjermane, dokumenti i Trustit – kursimeve pensionale si dhe, dokumenti – pasqyrës bankare.

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në kët..

Read More