Feministet shkruajnë parulla kundër Eman Rrahmanit, “e shpallin non-grata” në Kuvend
Feministet shkruajnë parulla kundër Eman Rrahmanit, “e shpallin non-grata” në Kuvend
Reagime të shumta ka pasur ndaj deputetit të VV-së, Eman Rrahmani, pasi ky doli kundër idesë që e drejta e feritilizimit të asistuar mjekësor t’u jepet edhe grave të pamartuara.
Kolektivi për mendim dhe veprim feminist ka shkruajtur një parullë në një mur afër Kuvendit të Kosovës në kryeqytet, të cilin ia ka kushtuar Rrahmanit.
“Deputet, nëse s’ki Uterus, mshele gojën”, thuhet në këtë parullë.
Ky Kolektiv me një komunikatë për media thotë se deklaratat e Rrahmanit janë të rrezikshme dhe nxisin shtypjen e grave dhe cënimin e të drejtës që ato të vendosin për trupat e tyre.
“Ne shprehim indinjatën tonë që institucionet publike vazhdojnë të jenë të populluara me patriarkalë të cilët skandalizohen kur gratë marrin vendime për vete. Deputeti Rrahmani e të ngjashmit e tij patriarkalë nuk mund ta keqpërdorin edhe më tej lirinë e shprehjes për të shpërndarë gjuhë urrejtjeje e ideologji patriarkale në kuve..
Read More