Author: admin

TË FUNDIT

Nexhmedin Spahiu: Pas Rugovës, Albin Kurti është më patrioti

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është më patrioti se të gjithë të tjerët që kanë qenë në pushtet deri më sot, përveç Ibrahim Rugovës.

Spahiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk ka dyshim që Kurti është patriot.

“Unë besoj që Kurti është patriot. Mendoj që ka disa gjëra që Kurti nuk i dinë e nuk i kupton, psh nuk e kupton rëndësinë e asaj fjale që do të njihen simbolet kombëtare. Por, nuk kam dyshim që Albin Kurti nuk është patriot. Mendoj që është më patrioti se krejt këta që kanë qenë në pushtet, përvec Rugovës”, tha Spahiu.

Read More
TË FUNDIT

Kosovës i shtohen snajperistët

Kosovës i shtohen snajperistët

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, snajperistët e rinj të FSK-së, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin për Sniper.
“Në këtë kurs, snajperistët tanë përgatiten për qitje në distanca të mëdha me precizitet të lartë, si dhe për aftësimin në vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë”, ka shkruar Mehaj.

“Vazhdojmë me sukseset e radhës!”, shkruan ai.

Read More
TË FUNDIT

A u gjetën mostrat e Deharit? Nga ministria e Haxhiut s’përgjigjen, hesht edhe policia e prokuroria

A u gjetën mostrat e Deharit? Nga ministria e Haxhiut s’përgjigjen, hesht edhe policia e prokuroria

Mbrëmjen e sotme u raportua se janë disa mostra të Astrit Deharit, zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar. Derisa një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar Prokuroria Speciale, është avokati avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ai që ka reaguar lidhur me raportimet.
Gashi ka thënë se ai nuk e di nëse janë gjetur mostrat e zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai në një postim në Facebook ka parashtruar një mori pyetjesh, e që lidhen me raportimet për gjetjen e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Po thonë u gjeten…! Disa gazetarë po me pyesin se a janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Unë po ju them se nuk e di. Po nëse ju e dini qe janë gjetur a e dini kush është nen hetime apo ne burg për zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë…. Po ju nëse e dini që janë gjetur mostrat e Astritit, a mos e dini kush i gjet?… Apo a janë ato or..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Në dy vjet, kemi pasur progres të paprecedent ekonomik

Kurti: Në dy vjet, kemi pasur progres të paprecedent ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.
Në një intervistë për “Euronews”, Kurti ka thënë se e njëjta është dashur të nënshkruhej më 27 shkurt, por që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk kishte dashur.

Kreu i ekzekutivit tutje ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

“Marrëveshjen është dashur ta nënshkruajmë më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi. Për këtë qëllim, ky traktat bazë që është propozuar nga 27 vendet e BE-së, është bazë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë më në fund më 18 mars”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se më 18 mars do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesimin për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

“Kosova është një vend normal, por nuk ka marrëdhënie normale me Serbin..

Read More
TË FUNDIT

IHMK tregon motin për vikend, bien temperaturat të dielen

IHMK tregon motin për vikend, bien temperaturat të dielen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend, në vend.
Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta.

Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

Read More
TË FUNDIT

Kurti para takimit të 18 marsit në Ohër: Asociacioni një-etnik s’është i mundur

Kurti para takimit të 18 marsit në Ohër: Asociacioni një-etnik s’është i mundur

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë sot se pret që të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm me presidentin serb Aleksander Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Beta, transmeton Express.

“Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiq nuk deshi ta (nënshkruan atë). Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars”, ka thënë Kurti për Euronews, transmeton Beta.

Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kërkesa e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk do të përmbushet.

“Unë jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre kombëtar, për..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak mesazh opozitës: Vendoseni dialogun mbi politikat ditore, momenti është kritik

Lajçak mesazh opozitës: Vendoseni dialogun mbi politikat ditore, momenti është kritik

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka folur për takimet që ka pasur sot me krerët e PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se atyre ua ka shpjeguar marrëveshjen dhe hapat e radhës për implementimin e saj.

Lajçak thotë se u ka shprehur atyre pritshmërinë që ka komuniteti ndërkombëtar për ta vendosur dialogun mbi politikat e përditshme ditore.

“Në ditën e 2 në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Komuniteti Ndërkombëtar për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, shkroi Lajçak. /Lajmi.net/

On day 2️⃣ in Kosovo, I met with the leaders of the main opposition parties to explain the Agreement, as well as next steps. I also voiced clear expectations of the International Community..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Kurti shtiret si Zelensky, që unë të jem si një lloj Putini

Vuçiq: Kurti shtiret si Zelensky, që unë të jem si një lloj Putini

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare se gjoja po duan “poshtërimin e Serbisë”.
Ai ka akuzuar Kosovën për gjoja pretendim për ta shtyrë Serbinë në konflikt me NATO-n. Madje ai shtoi se kinse qëllimi i palës kosovare është që ta paraqes kryeministrin Albin Kurti si presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa vetë atë si Vladimir Putin-in.

Ai para gazetarëve përsëriti se në periudhën e ardhshme “do të ketë presione shtesë”.

“(Shqiptarët) Ata duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt. Ata duan që Serbia të hyjë në konflikt me NATO-n. Ata e dinë që nuk është konflikt me ta. Duan që Serbinë ta shtyjnë në konflikt me NATO-n, ai (Kurti) të shtiret si një lloj Zelensky që unë të jem një lloj Putin-i dhe kështu me radhë, dhe kjo është ajo që ata po tentojnë, kjo që po bëjnë gjatë gjithë kësaj kohe. Për fat të keq për këtë, ata padyshim kanë mbrojtjen dhe mbështetjen e një pjese të..

Read More
TË FUNDIT

Spitali turk nuk po e trajton djalin 3 vjeçar, pa ia paguar Kosova borxhin 8 milionë euro

Një tre vjeçar nuk po mund të kryej intervenimin e tretë për transplantin e qelizave në boshtin kurrizor si pasojë e një tumori. Dy transplantet e para i kreu me fletëzotime nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, por sipas babait Burim Qarkaj për transplantin e tretë spitali në Turqi po kërkon që paraprakisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore t’ia paguaj borxhin tetë milionësh.

Joel Qarkaj, tre-vjeç, po përballet me një sëmundje në boshtin kurrizor. Ai ka kryer disa intervenime në spitalin “Medical Park” në Turqi dhe ka nevojë t’i nënshtrohet një intervenimi të tretë, por spitali nuk po e pranon.

Shkak për mos pranimin e vogëlushit është një borxh milionësh që i ka Kosova këtij spitali. Së paku kështu po pretendon prindi i Joelit, Burim Qarkaj.

Qarkaj i ka thënë Gazetës Shneta se në spitalin turk nuk po pranojnë që ta trajtojnë të birin e tij për herë të tretë pasi Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i ka borxh spitalit rreth 8 milionë Euro.

“Djali jem ka qenë i sëmurë fillimisht me një tu..

Read More
TË FUNDIT

“Lista e Zezë” e SHBA-ve godet edhe Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet futja e disa personave

“Lista e Zezë” e SHBA-ve godet edhe Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet futja e disa personave

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst shihet edhe vizita e paparalajmëruar në Shkup të premten e koordinatori global për luftë kundër korrupsionit pranë Departamentit amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili në takimin me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, kishte në qendër të vëmendjes luftës kundër korrupsionit, sipas njoftimit të Presidencës.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë edhe korrupsionin e lartë, është jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjet për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe për të fituar besimin e qytetarëve në institucionet”, thuhet në komunikatën e Presidencës maqedonase, pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë takim.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Angela Aggeler, tha se qëllimi i vizitës së zyrtarit të lartë të DASH-it nuk është “lista e zezë” për të cilët..

Read More