Author: admin

TË FUNDIT

Propozohet shtrenjtimi i faturave të mbeturinave, qytetarët kundër

Propozohet shtrenjtimi i faturave të mbeturinave, qytetarët kundër

Qytetarët e rajonit të Prishtinës së shpejti mund të paguajnë faturat e mbeturinave me çmim të rritur. Aktualisht, faturimi për largimin e mbeturinave është tarifë fikse prej 4.7 eurosh. Nga Kompania Rajonale e Mbeturianve “Pastrimi” thonë se janë rritur ndjeshëm kostot e operimit prandaj shtrenjtimi i këtij shërbimi është i domosdoshëm.
Po ashtu, thonë se mund të rishikohen edhe pagat e punëtorëve. Kundër këtij propozimi janë qytetarët të cilët thonë se jeta e tyre është vështirësuar tej mase.

Zëdhënësja e “Pastrimit”, Arbnore Ademi, deklaroi se janë kompani me vetëfinancim prandaj i duhet që të rrisin çmimet për të përballuar shpenzimet.

“Kompania ‘Pastrimi’ për kryerjen e shërbimit të pastrimit për largimin e mbeturinave ka kosto shumë të lartë dhe duke e ditur faktin që jemi ndërmarrje me vetëfinancim nënkupton që të gjitha të ardhurat i sigurojmë ne përmes pagesave të qytetarëve dhe njëkohësisht në tjetrën anë ..

Read More
TË FUNDIT

Mungesa e vendkalimit rrezikon qytetarët në Veternik

Mungesa e vendkalimit rrezikon qytetarët në Veternik

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, paraqet rrezik të madh për qytetarët. Kjo ngaqë, një pjesë e tyre përgjatë ditës kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, sepse nuk ka vendkalim për këmbësorë.
E numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, nuk është i vogël, shkaku i mungesës së mbikalimit apo nënkalimit, të cilat shihen si zgjidhje për këtë rrugë.

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti deklaroi seorganet kompetente është dashur që të ndërhyjnë sa më parë në rrugën në Veternik dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim.

Ai tha se në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e aksidenteve, në këtë rrugë kanë humbur jetën 1 mijë e 317 persona, që është quajtur “Dekada e përgjakshme”.

“Në mungesë të mbikalimit, ndodhin aksidentet për arsye se në të dy anët e rrugës, ka biznese që duhet të ndërlidhen mes vete gjatë tërë ditës, por edhe natën. Si rezulta..

Read More
TË FUNDIT

Osmani diskuton me ministrin e Jashtëm grek për dialogun Kosovë-Serbi

Osmani diskuton me ministrin e Jashtëm grek për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Osmani, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Tutje, Osmani ka falënderuar ministrin Dendias për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në votimin e fundi të Këshillit të Bashkimit Evropian, si d..

Read More
TË FUNDIT

Marrëveshja në sytë e ekonomistëve: Normalizimi i raporteve me Serbinë sjell dobi

Marrëveshja në sytë e ekonomistëve: Normalizimi i raporteve me Serbinë sjell dobi

Kur ka mbetur më pak se një javë nga takimi i radhës i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth planit të Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij, njohësit e ekonomisë konsiderojnë se implementimi i kësaj marrëveshjeje do të sillte përfitime ekonomike për vendin, ndërsa e kundërta do të ishte katastrofale.
Sipas tyre, normalizimi i marrëdhënieve do t’i hapte rrugë edhe ardhjes së shumë investitorëve të huaj të cilët e shohin si shumë të rëndësishme stabilitetin politik dhe sigurinë e një rajoni.

Ekonomisti Besnik Avdiaj ka renditur disa nga përfitimet ekonomike që mund t’i sjellë impementimi i mundshëm i marrëveshjes.

“Përfitimet ekonomike nga një marrëveshje potenciale që do të dakrodohen ndërmjet paleve duhet të shihen në disa rrafshe, duke filluar nga stabiliteti politik në vend, i cili në mënyrë direkte influeson edhe sigurinë e investitorëve, qof..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, LVV jo

Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, LVV jo

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, është shprehur se dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, ia dinë vlerën thelbësore një marrëveshjeje potencialisht të mundshme me Serbinë, ku do përfshihej njohja reciproke.
Kjo pasi që, sipas saj këto dy parti janë trashëgimtare të UÇK-së dhe LDK-së, përcjell lajmi.net.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri është shprehur se VV dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ia dinë vlerën, sepse ‘nuk kanë ekzistuar’, në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

“PDK dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke sepse janë trashëgimtare te UÇK-së dhe LDK-së që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kane ekzistuar ne kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti flet për takimin e Ohrit, e përmend përsëri refuzimin e Serbisë për të nënshkruar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.

Gjatë këtij video mesazhi, Kurti foli për takimin e 18 marsit, ku përmendi refuzimin e Serbisë.“Në takimin trilateral në Bruksel më 27 shkurt, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër, në Maqedoninë e Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë që marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përbën avancimin drejt njohjes reciproke mes dy shteteve. Ne besojmë që normalizimi i plotë i raporteve kërkon njohjen e tillë, si copa qendrore e marrëveshjes”, tha ai.

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Serbia refuzoi marrëveshje në Bruksel, ne po dëshmojmë konstruktivitet

Kurti: Serbia refuzoi marrëveshje në Bruksel, ne po dëshmojmë konstruktivitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video- mesazh në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it.
Kurti foli po ashtu, edhe për takimin e 18 marsit, ku përmendi edhe refuzimin e Serbisë për një marrëveshje në Bruksel, duke theksuar se Kosova po tregon konstruktivitet.

“Në takimin trilateral në Bruksel unë ofrova të nënshkruaja një marrëveshje bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi, dhe këtë refuzim ai e bëri publik pasi doli nga takimi”, është shprehur kryeministri.

“Javën tjetër ne do të takohemi sërish në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen”, ka vijuar Kurti.

Kujtojmë se takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars ..

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Ndahemi me letra me Serbinë, planin evropian e legjitimon vula e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra” përmes planit të Bashkimit Evropian për dialogun.

Duke shprehur mbështetjen ndaj marrëveshjes së dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, Tahiri thekson se përmes së njëjtës fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën.

Megjithatë, ai thekson se duhet pasur kujdes në zbatimin e udhërrëfyesit të këtij plani, pasi “djalli fshihet në detaje”. Në anën tjetër, ai kërkon edhe konsensus ndërpartiak për planin e BE-së pasi, siç thotë, vula e Kuvendit e legjitimon atë.

Shefi i deputetëve të AAK-së, thotë se porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë marrëveshje janë shumë të qarta, andaj duhet pasur kujdes të madh se si trajtohet.

“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të nd..

Read More
TË FUNDIT

Një muaj paraburgim për fajde, kishte detyruar viktimën të paguante 40 mijë euro kamatë

Një muaj paraburgim për fajde, kishte detyruar viktimën të paguante 40 mijë euro kamatë

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj F.G, i cili dyshohet për veprën penale “Fajde”.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkoj para fajde nga i pandehuri, në atë mënyrë që fillimisht ka marrë katërmijë euro me fajde 20% në muaj.

“Por, sipas Gjykatës, “me pamundësi për t’i paguar shumat e fajdeve është detyruar të merr edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë gjashtëmijë euro, pra gjithsej gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për të cilat ka paguar në emër të fajdeve nga tremijë e dyqind euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej katër dhje..

Read More