Author: admin

TË FUNDIT

Ambasadori gjerman: Kosova do të fitojë shumë, por duhet që tani ta formojë Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kosova do të fitojë shumë, por duhet që tani ta formojë Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e arritshme. Ai ka potencuar se Kosova do të përfitojë shumë nga arritja e marrëveshjes.
Rohde i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e Ohrit që mos ta humbasin autobusin.

“Mbështetje e plotë për përpjekjet e Lajçak. Një marrëveshje është e arritshme dhe Kosova do të fitojë shumë, por duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë Asociacionin tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër: Mos e humbisni autobusin”,tha ambasadori, transmeton lajmi.net.

Ai tutje shtoi se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin e Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kr..

Read More
TË FUNDIT

Rritet numri i rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

Rritet numri i rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Deri në fund të muajit shkurt, dy persona kanë humbur jetën në vendin e punës, teksa janë shënuar 51 aksidente. Kështu thonë në Inspektoratin e Punës.
Ndërsa, nga Sindikata e Sektorit Privat thonë se numri i të vdekurve në vendin e punës është më i madh.

Si pasojë e kushteve jo të mira dhe sigurisë së pamjaftueshme në punë, vazhdojnë të pësojnë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve, me lëndime apo vdekje në vendin e punës.

Këtë vit, deri në fund të muajit shkurt kanë vdekur dy persona në vend pune, ndryshe nga viti i kaluar. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

“Numri i aksidenteve në dy mujorin e parë të vitit 2023 në tërësi është 51 aksidente, prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje dhe 49 me lëndime. Në vitin 2022, në dy mujorin e parë kanë ndodhur 40 aksidente në punë”, thotë Nikçi për Ra..

Read More
TË FUNDIT

Specializantët paralajmërojnë protestë kundër ShSKUK-së

Specializantët paralajmërojnë protestë kundër ShSKUK-së

Anulimi i kujdestarive nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka ngjallur reagimin specializantëve të cilët kanë paralajmëruar një protestë për ditën e hënë.
Arsyeja e kësaj protestë sipas tyre është për ta kundërshtuar vendimin e SHSKUK-së, e cili sipas tyre është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për kompensimin për kujdestari, punë gjatë natës dhe punën jashtë orarit.

“Nesër, të hënën nga ora 10:30 do të mbahet protestë e specializanteve para administratës qendrore të SHSKUK-së. Protesta është njoftuar dhe aprovuar nga shërbimi policor i Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Do të jenë prezentë specializant nga 22 klinika ndërsa një klinik ka dal kundër. Parashihet që me qenë prezent pra rreth 500 specializantë. Arsyeja e protestës është anulimi i kujdestarive shtesë nga SHSKUK-ja me dt 01.03.2023 dhe detyrimi për të punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë se Republikës së Kosovës..

Read More
TË FUNDIT

Jevtiq: Opozita në Beograd po flet njësoj si Kurti, kundër Asociacionit

Jevtiq: Opozita në Beograd po flet njësoj si Kurti, kundër Asociacionit

Zyrtari serb, Dalibor Jevtiq ka deklaruar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “çështje jetike” për serbët në Kosovë.
Por ai tha se një pjesë e opozitës në Beograd me komentet e tyre kundër këtij Asociacioni kanë përmendur të njëjtat argumente si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti flet për faktin se Asociacioni nuk ka kompetenca të veçanta dhe të ngjashme, por fakti është se kjo është çështje jete për ne. Ai komunitet, siç është marrë vesh në Bruksel, do të ketë kompetenca ekonomike dhe jetësore”,tha Jevtiq.

Ndryshe kryeministri Kurti vazhdimisht është deklaruar kundër formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se nuk do të nënshkruajë diçka e cila bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti dhe Dendias flasin për Propozimin Evropian

Kurti dhe Dendias flasin për Propozimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Greqisë.
Ai ka potencuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohsisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cil..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal

Haradinaj: Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gratë në këtë parti e kanë pasur dhe do ta kenë vendin meritor.
“Unë personalisht dhe AAK-ja, gjithmonë kemi pasur kujdes në raport me rolin e gruas në parti, në shoqëri dhe në institucione. Përfaqësimin e gruas e konsiderojmë të domosdoshëm për të siguruar funksionim normal të demokracisë dhe kjo bëhet përmes partive politike. Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj, i cili mori pjesë në diskutim me Aleancën e Gruas së Kosovës, shprehu mirënjohjen dhe admirimin për punën e palodhshme të grave në këtë aleancë.

“AGK-ja ka shpalosur vizionin e saj në raport me interesat e grave, përfaqësimin e barabartë në çdo instancë politike, shoqërore dhe institucionale. AGK-ja do të jetë aktive në promovimin e barazisë gjinore dhe kërkuese..

Read More
TË FUNDIT

Kurti flet për Propozimin Evropian me Dendias

Kurti flet për Propozimin Evropian me Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Greqisë.
Ai ka potencuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohsisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila ë..

Read More
TË FUNDIT

Shtohen nënoficerët e FSK-së

Shtohen nënoficerët e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se janë shtuar nënoficerët – liderë të certifikuar të togjeve në radhët e FSK-së.
Mehaj ka shkruar se është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit.

“Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!

Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.

Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.

Vazhdojmë tutje drejt ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takoi Dendias: Greqia, mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kurti takoi Dendias: Greqia, mbështetëse e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Pas takimit, Kurti ka deklaruar se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Greqisë.
Ai ka potencuar se Greqia është mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohsisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë ..

Read More