Author: admin

TË FUNDIT

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten rreth orës 21:30.
PK deklaron se i arrestuari dyshohet se e ka tentuar ta dhunojë një grua në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Sipas policisë, viktima kishte arritur t’i shmangej të dyshuarit.

“Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, deklaroi policia.

Policia konfirmon se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More
TË FUNDIT

Tahiri për planin evropian: Ndahemi me letra me Serbinë, e legjitimon vula e Kuvendit

Tahiri për planin evropian: Ndahemi me letra me Serbinë, e legjitimon vula e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra” përmes planit të Bashkimit Evropian për dialogun. Duke shprehur mbështetjen ndaj marrëveshjes së dakorduar në parim mes Kosovës dhe Serbisë, Tahiri thekson se përmes së njëjtës fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën.
Megjithatë, ai thekson se duhet pasur kujdes në zbatimin e udhërrëfyesit të këtij plani, pasi “djalli fshihet në detaje”. Në anën tjetër, ai kërkon edhe konsensus ndërpartiak për planin e BE-së pasi, siç thotë, vula e Kuvendit e legjitimon atë.

Shefi i deputetëve të AAK-së thotë se porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë marrëveshje janë shumë të qarta, andaj duhet pasur kujdes të madh se si trajtohet.

“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e ..

Read More
TË FUNDIT

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Tentim dhunimi në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të premten rreth orës 21:30.
PK deklaron se i arrestuari dyshohet se e ka tentuar ta dhunojë një grua në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Sipas policisë, viktima kishte arritur t’i shmangej të dyshuarit.

“Viktima kishte rezistuar dhe ka arritur që të shmanget. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, deklaroi policia.

Policia konfirmon se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read More
TË FUNDIT

Qerkini: Kërkojmë që në marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

Qerkini: Kërkojmë që në marrëveshje të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, ka shprehur pakënaqësinë që personat e pagjetur vetëm përmenden një herë në Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Qerkini thotë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka mbajtur premtimin, i cili para se të vinte në pushtet deklaronte se nuk do të dialogojë me Serbinë pa u zbardhur çështja e të pagjeturve.

Qerkini thotë se nuk janë kundër dialogut, por duan që çështja e të pagjeturve të trajtohet me seriozitet, sipas konventave ndërkombëtare. Ai gjithashtu kërkon që familjet e të pagjeturve të njoftohen çka bisedohet në Bruksel.

“Qendra Burimore mundohet t’i përcjellë dhe e përcjell çdo frymëmarrje të qeverisë, të gjithë atyre që flasin për personat e pagjetur. Shumë pak gjëra po merren vesh se çka është duke ndodhur në bisedime në Bruksel”, tha Qerkini për EO.

“Atë që jemi duke kuptuar ne, është mëkat shum..

Read More
TË FUNDIT

Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Rrahu motrën, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Një person është arrestuar, të shtunën në Gjilan, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e vet.
Sipas policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë, ku si pasojë ajo ka pësuar lëndime trupore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij kosovare duke e goditur atë me një mjet të fortë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Read More
TË FUNDIT

Prishtinë: Një grua ankohet se po kërcënohet nga burri e vjehrri, arrestohen të dy

Prishtinë: Një grua ankohet se po kërcënohet nga burri e vjehrri, arrestohen të dy

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.
Viktima ka raportuar se është kërcënuar dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, përcjell lajmi.net.

PK bënë të ditur se me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjendet pa shenja jete një person në stacionin e trenit, në veri të Mitrovicës

Gjendet pa shenja jete një person në stacionin e trenit, në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është gjendur pa shenja jetë një person në stacionin e trenit, në veri të Mitrovicës.
“Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia thekson se rasti duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Këshilltarja e Kurtit fton Lajçakun t`i takojë shqiptarët e Luginës

Këshilltarja e Kurtit fton Lajçakun t`i takojë shqiptarët e Luginës

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur keqardhje që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk e ka vizituar ende Luginën e Preshevës.
Sinani ka shtuar se madje kjo qasje mund të përçojë mesazhe të gabuara.

“Kjo qasje madje edhe mund të kontribuojë në dërgimin e mesazheve të gabuara për qarqet që po nxisin destabilizimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, sikurse tash në veriun e Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Tutje ka listuar problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës e që lidhen me raportet Kosovë-Serbi.

“Lugina e Preshevës si rajon dhe shqiptarët në Serbi përballen me shumë probleme për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shumë të diplomuarëve shqiptarë në universitetet e Kosovës, shtetas të Republikës së Serbisë, nuk ju njihen diplomat për rreth 15 vite me radhë. Ky është vetëm njëri prej pro..

Read More
TË FUNDIT

Moti sot në vendin tonë

Moti sot në vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius.
Sipas institutit, minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, është bërë e ditur në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomati grek sot në Kosovë

Kryediplomati grek sot në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ministri Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Read More