Author: admin

TË FUNDIT

Pacolli me një këshillë të së dieles: Respekti nuk fitohet brenda një dite…

Pacolli me një këshillë të së dieles: Respekti nuk fitohet brenda një dite…

Lideri i AKR-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është përdorues i rregullt i rrjeteve sociale.
Pacolli ka zgjedhur shpesh herë që përmes këtyre rrjeteve sociale të tregojë qëndrimet e tij politike, por edhe të flasë për jetën personale.

Këtë të diele, Pacolli zgjodhi edhe që të jap një këshillë, sa i përket respektit.

Ai tha se respekti nuk është diçka që fitohet brenda një ditë.

Madje ai theksoi se kjo është rezultat i një punë shumëvjeçare./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon: Shpresoj t’i shohë në marrëveshje nënshkrimet e Kurtit e Vuçiqit javën e ardhshme në Ohër

Von Cramon: Shpresoj t’i shohë në marrëveshje nënshkrimet e Kurtit e Vuçiqit javën e ardhshme në Ohër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se shpreson që në takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian.
Eurodeputetja gjermane tha se ky do të jetë një hap i madh drejt Bashkimit Evropian, për të dyja shtetet.

Ajo komentoi deklaratën e bërë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Cramon.

Ndryshe ambasadori gje..

Read More
TË FUNDIT

“E di që është e rrezikshme, por më jep adrenalinë”, rrjetet sociale po çojnë të rinjtë drejt “vdekjes”

“E di që është e rrezikshme, por më jep adrenalinë”, rrjetet sociale po çojnë të rinjtë drejt “vdekjes”

Rrjetet sociale po nxisin të rinjtë drejt garave të çmendura me njëri-tjetrin për më shumë like dhe famë, por që shpesh herë i çojnë drejt vdekjes.
Nëse ju hedh një sy të shpejtë profileve të të rinjve shqiptarë kryesisht moshave 18-24, ka një mani të frikshme të reklamimit të videove duke ecur me shpejtësi skëterrë me makina në rrugët e Shqipërisë, por ajo që e bën edhe më të frikshme janë komentet që i përkrahin të tipi “Je njish. Uee sa shpejt ke ec lale! A ke noj garë me mu”.

Ndërkohë duke siç edhe po e ndiqni në viedon e mësipërme një i ri e thotë me zë dhe figurë se është i vetëdijshëm që shpejtësia është e rrezikshme, por ai bën këtë gjë sepse i jep adrenalinë.

Java që sapo lamë pas solli me dhjetëra aksidente në rrugët e vendit, por dhe disa viktima, ku më tragjikja ishte aksidenti që i mori jetën 3 të rinjve pranë rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë, ku makina Audi A8 p..

Read More
TË FUNDIT

Dendias takon edhe Gërvallën, flasin për zhvillimet në dialog

Dendias takon edhe Gërvallën, flasin për zhvillimet në dialog

Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryediplomati grek, Dendias përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërët të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiven e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Read More
INTERESANTE

Perandori arrogant: Viva México

Nga: Daut Dauti

Maximiliani I, më vonë i njohur si Maximiliani I i Meksikës, ka qenë ndër habsburgët tragjikë. Në vitin 1858 e vizitoi Shqipërinë, të cilin vend e përshkruajti si shkretëtirë dhe vend larg civilizimit. Njësoj i ka përshkruar edhe shqiptarët. Është i vetmi edhëpërshkrues që nuk ka asnjë vlerësim pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shqipëria dhe shqiptarët i kishin impresionuar të gjithë udhëpërshkruesit, por jo Maximilianin. Të vetmen gjë që e kishte përshkruar me një lloj neutraliteti (sa që tingëllon në simpati), janë xhamitë dhe minaret që i kishte vrojtuar në Tivar, Shkodër dhe Durrës. Po në këtë mënyrë i ka përshkruar edhe disa popuj tjerë.

Sidoqoftë, gjashtë vjet pas vizitës së tij në Shqipëri, jeta e tij shumë do të ndryshojë. Duke qenë arrogant dhe duke pasur ambicie të mëdha politike, u bë vegël e francezëve të cilët e kishin okupuar Republikën e Meksikës. Në vitin 1864, Maximiliani e pranoi ofertën e Napoleonit III që të emërohej perandor i Meksikës. Me k..

Read More
TË FUNDIT

Ministrja Haxhiu me kërkesë zyrtare Serbisë: Të transferohen në Kosovë dy kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Ministrja Haxhiu me kërkesë zyrtare Serbisë: Të transferohen në Kosovë dy kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Të shpeshta kanë qenë rastet kur autoritetet serbe kanë ndaluar dhe burgosur kosovarët.
Madje dy prej tyre vazhdojnë të mbahen ende në burgje atje.

Në lidhje me këtë, ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se ka kërkuar nga autoritete serbe që t’i transferojë në Kosovë, dy prej tyre.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula po mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryere të krimeve gjatë luftës, ndërsa të njëjtit janë qytetarë të Kosovës dhe nën mbrojtjen e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Hahixu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Postimi i plotë:

Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në K..

Read More
TË FUNDIT

Rruga që vazhdon të marrë jetë/ Mungesa e mbikalimeve, rreziku i pazgjidhur tash e sa vite në Veternik

Rruga që vazhdon të marrë jetë/ Mungesa e mbikalimeve, rreziku i pazgjidhur tash e sa vite në Veternik

Përpos kolonave që në të shumtën e rasteve kanë shkaktuar “bllokada” në rrugën e Veternikut në Prishtinë, kjo rrugë është shndërruar edhe në një vend tejet të rrezikshëm.
E gjithë kjo për shkak të kalimit të këmbësorëve në një pjesë ku në fakt nuk ka asnjë mundësi kalimi.

Mungesa e mbikalimeve apo nënkalimeve në këtë anë ka bërë që qytetarët të detyrohen që të kalojnë të dy korsitë e rrugës kryesore, për të dalë në anën tjetër.

Madje numri më i madh ia tyre që rrezikojnë për të kaluar rrugën në këtë anë janë të rinjtë, studentë të një prej kolegjeve private që gjendet aty në afërsi.

Kalimi nga ana e kolegjit “Heimerer” për tek ana e “Albi Mall”, bën që rrezikshmëria për humbjen e jetës të jetë çdoherë prezente.

Një rast i tillë ndodhi hiç më larg se të premten që lamë pas. Një këmbësorë u godit për vdekje gjatë mesditës, derisa po kalonte pikërisht këtë anë të rrugës.

Përkundër..

Read More
TË FUNDIT

Kurti kujton Gjingjiqin në 20 vjetorin e vrasjes: Atentatorët thuhet se ishin edhe në rrethimin e Jasharëve

Kurti kujton Gjingjiqin në 20 vjetorin e vrasjes: Atentatorët thuhet se ishin edhe në rrethimin e Jasharëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 20 vjetorin e vrasjes së kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke thënë se ai ishte ndër liderët politikë të rrallë të Serbisë që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin.
Kurti ka shkruar në Facebook se atentatorët që vranë ish kryeministrin serb më 12 mars 2003, Zvezdan Jovanoviq – Zmija dhe Milorad Ulemek – Legija, përfunduan në CZ të Beogradit të dënuar me nga 40 vjet burg, por jo edhe urdhërdhënësit të cilët nuk u zbuluan kurrë.

“Këta të dy janë edhe kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët, e bashkë me Goran Radisavljeviq – Gurin, thuhet se janë edhe pjesëmarrës në shtet-rrethimin e Jasharëve në Prekaz”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

20 vjet nga vrasja e Zoran Gjingjiq

Qeveria e Serbisë do të ketë qenë duke e menduar tashmë shënimin e 100 vjetorit të vrasjes makabre të mbretit Aleks..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. “Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull”, ka informuar IHMK.

Të martën parashihet që moti të jetë me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. “Temperaturat minimale mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve”, është bërë e ditur në njoftim.

Ditën e mërkurë, sipas parashikimeve do të mbretërojë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Sipas parashikimeve, temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë temperatura minus.

Ndërkaq, ditën e premte ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti në drekë me Dendias, ia tregoi kryediplomatit grek pritjet për takimin me Vuçiqin në Ohër

Kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias për një drekë pune në Prishtinë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti dhe Dendias “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.

“Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit”, njoftoi ZKM-ja.

Kurti dhe Dendias “folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”, siç njofton ZKM-ja.

“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Read More