Author: admin

TË FUNDIT

Dyshohet se dhunoi motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Dyshohet se dhunoi motrën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në rajonin e Gjakovës.
Arrestimi i tij është bërë pasi që dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

I njëjti ishte në kërkim ndërkombëtar, raporton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në orët e pasdites në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejme ligjore”, tha Hoxha./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

Kryeministri Albin Kurti takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran, me ç’rast e pranoi draftin e projektligjit.
Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana e informoi kryeministrin lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, siç u bë e ditur në komunikatë, u publikua sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Read More
TË FUNDIT

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, thotë se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e 2011-ës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës.
Kurti tha se aty janë pritur nga oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri, të cilën evakuuan kujtimet kur janë vendosur për herë të parë tek kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016.

Kurti tha se Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve dhe se në mes të rrugës ka vendosur barrikadë me cunga, transmeto lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se kapia do zbatim dhe se porta duhet të hapet.

Postimi i plotë:

Kapia do zbatim

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori britanik: Java e ardhshme shumë e rëndësishme për Kosovën

Ambasadori britanik: Java e ardhshme shumë e rëndësishme për Kosovën

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott ka deklaruar se kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, derisa shkroi për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
”Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën. Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“, ka shkruar ai.

Ambasador Abbott tha gjithashtu se është koha për të zbatuar marrëveshjet dhe për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën.

”Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po“, ka thënë ai.

Ndryshe më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, në një takim të ndërmjetësu..

Read More
TË FUNDIT

Policia jep detaje për të dyshuarin për mashtrim në prokurim publik, vlera e kontratës arrin 155 mijë euro

Policia jep detaje për të dyshuarin për mashtrim në prokurim publik, vlera e kontratës arrin 155 mijë euro

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, kanë kryer veprime hetimore/operative për disa muaj dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se; i dyshuari me iniciale (A.K.) me rastin e ofertimit në tenderin ’’Furnizim me material për zyre’’ në Komunën e Gjilanit, kishte falsifikuar dhe dorëzuar referencën të lëshuar më herët në vitin 2021.
Me këto referenca ai kishte implikuar Ministrinë e Forcës së sigurisë kinse kishte lëshuar ketë referencë për kompaninë e tij.

Në lidhje me këtë është theksuar se me këto referenca i dyshuari kishte aplikuar në Komunën e Gjilanit në tenderin e lartshënuar duke fituar dhe firmosur kontratën me komunën e Gjilanit në vlerën njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë euro (155,000€).

“Me këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Keqpërdorimi dh..

Read More
TË FUNDIT

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, tregon se si serbët kanë vendosur barrikadë me cunga

Kurti viziton pikën kufitare Kamenicë-Medvegjë, tregon se si serbët kanë vendosur barrikadë me cunga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot pikën kufitare ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës.
Kurti tha se aty janë pritur nga oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri, të cilën evakuuan kujtimet kur janë vendosur për herë të parë tek kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016.

Kurti tha se Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve dhe se në mes të rrugës ka vendosur barrikadë me cunga, transmeto lajmi.net.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se kapia do zbatim dhe se porta duhet të hapet.

Postimi i plotë:

Kapia do zbatim

Më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

Në vendkalimin kufitar, Kapia (Porta) ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës isha sot bashkë me kryetarin e komunës, Kadri Rahimaj. Aty na pritën oficerët e ..

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime nga rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Zhvillime nga rasti Dehari, shkarkohet kryeinspektori Ylber Topalli

Ministria e Drejtësisë ka informuar sot se është shkarkuar kryeinspektori Ylber Topalli, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Siç ka potencuar ministria, sipas Komisionit Disiplinor, Topalli ka bërë një sërë shkeljesh ligjore.

MD ka shtuar se Topalli ka hartuar dy raporte kontradiktore lidhur me rastin Dehari.

“Pas një sërë gjetjesh faktike që dëshmojnë shkelje të rënda procedurale në rastin e ndërlidhur me zhvillimet pas vrasjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Komisioni Disiplinor ka ardhur në verdiktin final për shkarkimin e tij, duke marrë parasysh një sërë shkeljesh ligjore, disa prej të cilave tashmë dihet se: Ylber Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurise nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në Ministrinë Drejtesisë, duke tejkaluar edhe kompetencat që bartë detyra e tij, veprime të cilat kan kontribuar negativisht drejt hetimit të drejtë të vrasjes së Astrit Dehari..

Read More
TË FUNDIT

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Pamje/ KFOR-i patrullon në vijën kufitare në afërsi të Istogut

Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë ka njoftuar se kanë patrulluar në vijën kufitare të Istogut.
Përmes një komunikate të KFOR-it është bërë e ditur se kjo po bëhet për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.

Patrullimi është realizuar nga ushtria italiane, transmeton lajmi.net.

“Njësia e Komandës Rajonale të KFOR-it perëndimor patrulloi vijën kufitare administrative afër Istogut. Aktiviteti u zhvillua nga trupat malore të Ushtrisë Italiane për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në #Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999″./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Deputetet e Kuvendit të Kosovës organizuan sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e grupit të grave deputete në Kuvend, Tinka Kurti u shpreh se krahas punësimit të grave duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përmes masave të Qeverisë së Kosovës.

“Si ministre e Drejtësisë brenda mandatit qeverisës kam qenë e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë ekonomike të vajzave dhe grave. Realisht gratë i fuqizojmë vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht..”, shtoi Haxhiu.

Kurse, udhëheqësja e Zyrës së Agjencis..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun

Ambasadori amerikan në takim me presidenten Osmani, diskutohet për dialogun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Sipas Presidencës së Kosovës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu në këtë takim theksohet se është diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe SHBA-së.

Njoftimi i plotë:

| Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Lajmi.net/

Read More