Author: admin

TË FUNDIT

Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Falsifikoi dokumentin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes për aplikim në tender, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zgjedhjet në veri – Përfundon afati, 11 parti deklarojnë mospjesëmarrjen në zgjedhje, por jo edhe Lista Serbe

Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se të hënën ka përfunduar afati për certifikimin të subjekteve politike.
Sipas tij 11 parti nuk do të jenë pjesëmarrëse, ndërkaq 5 po.

Ai tha se nga data 9 mars deri më 13 mars subjektet politike kanë mundur ta njoftojnë KQZ rreth pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje.

“Duke u mbështetur në afatet e caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga data 9 mars dhe deri më sot, 13 mars, partitë politike të regjistruara kanë mundur ta njoftojnë KQZ-në se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në këto komuna”, tha Elezi për EO.

Ai gjithashtu theksoi se 11 parti brenda afatit kanë deklaruar që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 11 parti politike: Partia Demokra..

Read More
TË FUNDIT

Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha pranon detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjtishhme të Policisë së Ksoovës sot është organizuar ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Javën e kaluar Hoxha është emëruar zyrtarisht Drejtor i Policisë së Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunim..

Read More
TË FUNDIT

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq ka pritur në takim të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Vuçiq priti Lajçakun në ndërtesën e presidencës.

Siç edhe ishte paralajmëruar më parë, pas takimit pritet që të ketë një komunikatë për media në të cilën do të sqarohet se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Vuçiq para takimit me Lajçak tha se para nisjes për në Ohër do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjë Serbia në periudhën e ardhshme./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bislimi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale

Bislimi takoi ambasadorin e ri të Turqisë, diskutuan për marrëdhëniet bilaterale

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi priti sot në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese.
Me këtë rast, Bislimi potencoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.

Ndërsa, ambasadori u shpreh falënderues për mikpritjen në Kosovë si dhe theksoi mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidaritetin e ardhur nga Republika e Kosovës ndaj popullit turk në rastin e tërmetit që ka goditur Turqinë.

Në këtë takim, siç u bë e ditur në komunikatë, u bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në ekonomi, ku ekziston potencial madhor në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për objektivat strategjike të Kosovës, siç janë anëtarësimi në Këshillin e Evropës, rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, përfun..

Read More
TË FUNDIT

Ministria hap tenderin 32 milionësh për rrugën Kijevë-Zahaq

Ministria hap tenderin 32 milionësh për rrugën Kijevë-Zahaq

Ministria e Infrastrukturës ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e rrugës nacionale Kijevë-Zahaq.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Aliu tha se një buxhet prej 32 milionë eurosh është planifikuar nga Ministria e Infrastrukturës për përfundimin e projektit.

“Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjinit”, u shpreh ministri Aliu.

Read More
TË FUNDIT

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Po trajtohen nga këshilltarët e mi

Kurti për 15 modelet e ofruara për Asociacionin: Po trajtohen nga këshilltarët e mi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ia ka ofruar atij.
Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjëherë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe p..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët thonë se mezi ia dalin me çmimet e larta, opozita fajëson pushtetin, pozita: Po abuzohet

Qytetarët thonë se mezi ia dalin me çmimet e larta, opozita fajëson pushtetin, pozita: Po abuzohet

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vjet nga fillimi i luftës në Ukrainë, efekti i saj vazhdon të ndihet ende në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale, gjë që po e rëndon xhepin e qytetarëve në Kosovë.
Ata kërkojnë nga qeveria rritje të pagave, pensioneve e ndihmës sociale dhe thonë se duhet të shtohet edhe numri i inspektorëve në treg, pasi sipas tyre, ka manipulime me çmime.

Qytetari Fehmi Rexhepi thotë se çmimet e mëdha janë mjaft problematike për të jetuar, derisa shtoi se falë ndihmës së fëmijëve po mund të ia dalin.

“Rritja e çmimeve është e papërballueshme sidomos për pensionerët dhe shtresat që janë me ndihmë sociale.. Kemi kërkesë nga qeveria t’i rrisë pensionet dhe ndihmat sociale. Ne po ja dalim, sepse po na ndihmojnë fëmija”, shprehet Rexhepi.

Qytetari Halil Gashi potencon se qeveria duhet të marrë masa për shtimin e inspektorëve në tregje, pasi sipas tij, ka mjaft mani..

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Haxhiu: Fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht

Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë organizuar sot tryezë diskutimi lidhur me politikat e përgjegjshme gjinore për familjen në Kosovë. Aty u tha se fuqizimi i grave ndodh vetëm kur ato pavarësohen ekonomikisht.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetare e grupit të grave deputete në Kuvend, Tinak Kurti u shpreh se krahas punësimit të grave duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri.

“Nuk mjafton një aspekt i punësimit të grave, por duhet të punohet edhe tek edukimi i hershëm në fëmijëri. Leja e lehonisë po është vetëm njëri prej aspekteve në mesin e shumë prej tyre që duhet të rregullohen. Neve po na takon si deputete që të rishikojmë me atë sa mundemi”, tha ajo.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë në hartimin e masave që krahas punësimit të grave të punësohen edhe viktimat e dhunës në familje.

Krahas kësaj, ajo tha se rreth 5000 gra janë punësuar përme..

Read More
TË FUNDIT

Pas vizitës në Prishtinë, kryediplomati grek bisedon me Lajçakun

Pas vizitës në Prishtinë, kryediplomati grek bisedon me Lajçakun

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me vizitën e tij në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Twitter, Dendias tregoi se diskutuan për zhvillimet e fundit në dialog, përcjell lajmi.net.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajcak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Në vizitën e tij të gjashtë si kryediplomat në Kosovë, Dendias të dielën ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut me Serbinë, zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon./Lajmi.net/

I held a telephone conversation today with the #EUSR, @Miros..

Read More