Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një ‘Republika Srpska’ të dytë
Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një ‘Republika Srpska’ të dytë
Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje.
Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.
“Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian”, ka theksuar Von Cramon në një intervistë me gazetarin Arton Mulliqi në RTK.
Ajo ka thënë se sikur të ishte ajo në pozitë për të vendosur, atëherë “gjithsesi se do të ishte në favor të kësaj marrëveshje”.
“E kam parë propozimin evropian në muajin shkurt dhe besoj se sidomos për Kosovën është një hap tejet i madh përpara, në kuptimin e njohjes si shtet sovran dhe në ecjen përpara”, ka shtuar Von Cramon.
Ajo ka thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me propo..
Read More