“Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje”
“Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje”
Vizitat e shpeshtuara të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Kosovë dhe vizitat e fundit të diplomatëve të Kosovës në këtë shtet, analisti politik, Fidan Ukaj i sheh si sinjale të qarta për mundësinë e njohjes së shpejti të shtetit të Kosovës nga shteti helen.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Ukaj tha se edhe marrëveshja e cila pritet që të nënshkruhet me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër mund të jetë vendimtare që shteti grek ta njohë Kosovës.
Greqia, e cila edhe më parë ka qenë më “miqësore” me Kosovën, duke pranuar edhe pasaportat, mund të hapë rrugën për njohje edhe nga shtete të tjera mosnjohëse.
Prej tyre, Spanja konsiderohet si kundërshtuesja më e madhe e realitetit të krijuar pas 17 shkurtit 2008.
“Në fakt vizitat e shpeshta të diplomatit grek në Kosovë janë sinjale të mira se shteti grek mund të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se edhe marrëveshja finale për ..
Read More