Author: admin

TË FUNDIT

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Gruaja gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në Mitrovicë.
Viktima femër në rrethana të panjohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e saj.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ishte raportuar e zhdukur katër muaj më parë, gjendet gjakovarja e mitur që po bashkëjetonte me të dyshuarin

Ishte raportuar e zhdukur katër muaj më parë, gjendet gjakovarja e mitur që po bashkëjetonte me të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur.
Viktima para rreth katër muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, transmeton lajmi.net.

Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raportimi për zhdukjen e tij ishte bërë më 28.10.2022./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet për dhunë në familje, gjatë hetimeve del që i dyshuari është i përfshirë edhe në vepra tjera penale

Arrestohet për dhunë në familje, gjatë hetimeve del që i dyshuari është i përfshirë edhe në vepra tjera penale

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin për “Dhunë në familje” si dhe raste të tjera të veprave penale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se i dyshuari është raportuar në polici për dhunë në familje më 18 janar të këtij viti, ndërsa është arrestuar dje, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit, bëhet e ditur se gjatë intervistimit, tek i dyshuari janë gjetur elemente të tjera të veprave penale të kryera në kohë të ndryshme në vitin 2020, përfshirë këtu vepra penale: Dhunim, shantazh dhe braktisje e fëmijës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

Për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, mbeturinat e kanë “mbuluar” kryeqytetin.

Në vendet ku janë të vendosura kontejnerët këtë të martë ishin të stërmbushura.

Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse, EO.

Te rruga “Mark Isaku” në lagjen Tophane shihen disa mbeturina të përhapura në rrugë.Përveç që nuk paraqet pasqyrë të mirë për kryeqytetin, ato po ashtu dëmtojnë edhe ambientin.Për grevën kanë paralajmëruar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, të cilët kanë kërkuar rritje page.

“Lidhur me grevën e organizuar nga Sindikata e Pavarur e KRM “Pastrimi”, ju njoftojmë se pas shprehjes së pakënaqësisë të punëtorëve lidhur me ngritjen e pagave, sot me dt. 13.03.2023 u organizua takimi i radhës në mes të Menaxhmentit të Kompanisë, Bordit të Drejtorëve dhe Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, SH.A”, thuhet në njoftimin e tyre.“Menaxhmenti i Kompani..

Read More
TË FUNDIT

500 euro gjobë dhe pesë pikë negative për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

500 euro gjobë dhe pesë pikë negative për shoferin që tejkaloi shpejtësinë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Policia e Kosovës ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka drejtuar atë në shpejtësi prej 130 km/h.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Tutje u tha se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalimi i drejtimit një mjet motorik prej një viti./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar së fundi në rajonin e Pejës.
Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person i dyshimtë.

I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës, transmeton lajmi.net.

Rasti është iniciuar si më lartë me vendim të prokurorit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Gjakovë/ U arrestua nën dyshimin se ka dhunuar motrën e tij, i njëjti po kërkohej nga Interpol-i

Një person i dyshimtë është arrestuar pasditen e djeshme në Gjakovë.
Arrestimi i të njëjtit është bërë nën dyshimin për dhunim. I lartcekurit dyshohet se ka dhunuar motrën e tij.

Sipas institucioneve të hetuesisë ai është arrestuar bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, të lëshuar nga shteti i Gjermanisë.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve, sot do të mbajë moti me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të mbeten rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

Gjatë këtyre ditëve, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

“Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njëjtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2”, ka bërë të ditur IHMK.

Read More
TË FUNDIT

Mblidhen tri komisione parlamentare

Mblidhen tri komisione parlamentare

Sot, do të mblidhen tre komisione parlamentare.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Raporton ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ndërkohë, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës.

Read More