Author: admin

TË FUNDIT

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

Lajçak: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Beograd.
Pas kësaj, Lajçak është deklaruar në lidhje me planin evropian, si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai theksoi se nëse shikohet mirë propozimi i BE-së, ai flet për normalizim dhe jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Lajçak ka përsëritur disa herë se duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe derisa theksoi se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, sipas Lajçak nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”,theksoi Lajcak për RTS, transmeton lajmi.net.

Në takimin e Ohrit që do të zhvillohet më 18 mars në mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se synohet të arrihet një marrëveshje që ka një mbështetje të tillë nga BE-ja, e që nuk e kujton të kaluarën.

Lajçak pritet që edhe s..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Kosova ka përkushtim të palëkundur për avancimin e barazisë gjinore

​Osmani: Kosova ka përkushtim të palëkundur për avancimin e barazisë gjinore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur sot se Kosova ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar gjithnjë e më shumë barazinë gjinore në vend. Këto komente Osmani i bëri në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”.
Presidentja tha se për një demokraci të qëndrueshme duhet avancimi qytetar pa dallim. Sipas saj, kjo pastaj përkthehet në më shumë transparencën dhe llogaridhënien institucionale.

E para e vendit theksoi se Kosova është lidere në rajon dhe me gjerë për barazi gjinore, por që barazia gjinore është mision i përditshëm.

“Një demokraci e mirëfilltë është një demokraci që kontribuuan në mënyrë aktive për përmirësimin dhe avancimin e pozitës së gruas në një shoqëri, një demokraci e shëndosh është një demokraci që frymon mbi parimin e jetësimit të barazisë gjinore. Edhe pse Republika jonë është vetëm 15-v..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Edhe pse jam kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kurti: Edhe pse jam kryeministër, vazhdoj të mendoj si aktivist politik

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se edhe pse që dy vjet është në krye të ekzekutivit, ai vazhdon të mendojë si aktivist politik dhe shoqëror.
Këtë ai e deklaroi gjatë pjesëmarrjes në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

“Unë jam kryeministër vetëm këto dy vitet e fundit, tërë jetën kam qenë aktivist politik dhe shoqëror. E në masë të konsiderueshme vazhdoj të jem edhe sot e kësaj dite, me mënyrën se si mendoj, me veprimet që i bëj dhe me politikat që i zhvillojmë dhe ekzekutojmë”,tha Kurti.

Ai theksoi se është një aktivist politik që është shndërruar në kryeministër të Kosovës.

“Duhet ta ndihmojmë shoqërinë që ta lartësojë ajo veten dhe lartësimi matet me atë se sa lartë ngriten ata që janë poshtë.Kjo kërkon organizim shoqëror. Nuk mjafton vetëm mekanizmi institucional, por mekaniz..

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një “Republika Srpska” të dytë

Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian pret që takimi i 18 marsit në Ohër ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të përmbyllet me marrëveshje. Ajo pret që të ketë edhe nënshkrim mbi dokument të dy liderëve.

“Shpresoj të shohim edhe nënshkrime. Kjo do të ishte një marrëveshje që do të ishte hap tejet i madh përpara për të dyja vendet, por sidomos për Kosovën në kuadër të integrimit evropian”, ka theksuar Von Cramon.

Ajo ka thënë se sikur të ishte ajo në pozitë për të vendosur, atëherë “gjithsesi se do të ishte në favor të kësaj marrëveshje”.

“E kam parë propozimin evropian në muajin shkurt dhe besoj se sidomos për Kosovën është një hap tejet i madh përpara, në kuptimin e njohjes si shtet sovran dhe në ecjen përpara”, ka shtuar Von Cramon në RTK.

Ajo ka thënë se marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me propozimin por edhe me ankesin. “Nëse nënshkruhet aneksi, atëherë ka shumë gjasë që të nënshkruhet edhe marrëveshja dhe be..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kurti: S’mund të kemi demokraci, pa pasur barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërije të Demokracisë”, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Në një fjalë rasti, Kurti deklaroi se në Kosovë nuk mund të ketë demokraci, nëse nuk ka barazi gjinore.

“Politika është e lidhur me bindjet në mënyrë të pashkëputur. Janë analizat dhe kërkimet, por në politikbërje janë të rëndësishme bindjet. Unë besoj se nuk mund të kemi demokraci pa barazi gjinore”,tha ai.

Kurti theksoi se ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore.

“Ajo ndërtohet mbi pluralizëm, sundim të ligjit dhe barazi gjinore. Barazia gjinore është ajo që përbën urën për barazi shoqërore. Sa i përket Kosovës, unë besoj se ajo është duke u përmirësuar dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurrë më parë”,shtoi Kurti./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani deklarohet për takimin e 18 marsit: Nuk pres shumë nga Serbia, s’ka sinjale për ndryshim

Osmani deklarohet për takimin e 18 marsit: Nuk pres shumë nga Serbia, s’ka sinjale për ndryshim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me takimin e 18 marsit që pritet të zhvillohet në Ohër, në mes kryeministrit Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq.
Osmani tha se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në këtë takim, por shpreson në komunitetin ndërkombëtar.

Osmani gjithashtu theksoi se presidenti serb nuk ka ndryshuar qëndrim, e as nuk ka dhënë sinjale se do të ndryshojë, e që sipas saj kjo nukë shtë asgjë e re dhe se kjo ka nddohur në këto 12 vite të dialogut.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon.Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabili..

Read More
TË FUNDIT

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Sot nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë

Sot do të nënshkruhet deklarata e përbashkët për reformën në sistemin e drejtësisë.
Këtë deklaratë do ta nënshkruajnë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, , së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë, do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Aktiviteti do të mbahet sot, më datë 14 mars 2023, në ora 14:00 në Ministrinë e Drejtësisë, ish objekti Rilindja, kati 18.

Read More
TË FUNDIT

“Kurthi i Vuçiqit”/ Profesori zbulon se çfarë po përgatitet – ky është paralajmërimi për Kosovën!

Asociacioni i komunave me shumicë serbe mbetët një nga temat më të përfolura ende në vendin tonë.

E së fundmi propozimi i ndërkombëtarëve për planin franko-gjerman, ka gjetur mbështetje nga Kosova dhe Serbia.

Kurti zbuloi arsyet pse e ka pranuar propozimin e BE-së, si dhe e vendosi theksin tek njohja reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij Kosova nuk duhet të shoh nga e kaluara dhe sipas tij plani franko gjerman është një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës.

Mirëpo reagimet e opozitës për ta kundërshtuar kryeministrin Kurti po vazhdojnë.

Por ishte kryeministri Kurti ai që iu dha një kundërpërgjigjje të duhur duke u shprehur se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se Asociacioni është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës.

“Asosacioni ishte dhe është kurthi më i rrezikshëm i Serbisë ndaj Kosovës. Në këtë kurt..

Read More
TË FUNDIT

Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin

Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin

Objekti i ish-gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj u përfshi nga zjarri masiv në orët e para të mëngjesit të së martës.
Komuna e Ferizajt përmes një reagimi publik ka deklaruar se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore.

I njëjti objekt bëhet e ditur se të hënën e 13 marsit, ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit”, thuhet..

Read More