Author: admin

TË FUNDIT

Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 62

Ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve të aseteve përmes likuidimit nr. SHAL 62

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në Shitjen e Aseteve në Likuidim – 62.
Kjo shitje ofron një numër asetesh atraktive të shtrira ne tërë rajonin e Kosovës.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.62 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 15 Mars 2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Drit..

Read More
TË FUNDIT

Një i burgosur vdes në spitalin e Pejës

Një i burgosur vdes në spitalin e Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se sot rreth orës ‪09:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet R.M., i lindur më 1958.
Sipas ShKK-së, tashmë i ndjeri që nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me sëmundje dhe komplikime shëndetësore, ku për shkaqe shëndetësore tërë kohen është trajtuar nga mjekët e stacionarit dhe specialistët konsultat të fushës.

“Sot gjatë ditës, pacienti ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore me dyshime në sulm në zemër. I është dhënë ndihma mjekësore adekuate nga mjeku kujdestar dhe është transportuar me autoambulancë të burgut për në Spitalin Rajonal të Pejës duke iu dhënë ndihma adekuate dhe reanimimi kardiopulmonr tërë kohën”.

Përkundër këtyre përpjekjeve dhe angazhimit të stafit të DShB-së dhe të Emergjencës në Spitalin Rajonal të Pejës, i burgosuri nuk arriti t’i mbijetojë sulmit.

Organet kompetente janë duke u zhvillua..

Read More
TË FUNDIT

Rasti Ivanoviq: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”

Rasti Ivanoviq: Dëshmitarët s’paraqiten në seancë për shkak të “situatës politike”

Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit të opozitës serbe nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është shtyrë për 25 maj për shkak se dëshmitarja Milena Popoviq nuk është paraqitur më.
Kjo nuk është hera e parë që seanca shtyhet për shkak të mosparaqitjes në gjykatë të Milena Popoviqit, bashkëshorte e pakurorëzuar e Oliver Ivanoviqit.

Prokurori Burim Qerkini vlerësoi se procesi gjyqësor po vonohet për shkak të kësaj dëshmitareje dhe sugjeroi që gjykimi të vazhdojë pa të.

Megjithatë, gjyqtari Valon Kurtaj bëri të ditur se trupi gjykues ka marrë vendim që edhe një herë të tentohet të merret deklarata nga Popoviq përmes video-lidhjes, të cilën ajo e ka kërkuar nga gjykata që t’ia lejojë.

Në një njoftim me shkrim drejtuar gjykatës më 4 mars, ajo deklaroi se nuk mund të merrte pjesë në seancë “për shkak të situatës aktuale politike”.
Gjykatësi Kurtaj tha se deklarata e Milena ..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti për mostrat e Deharit: Ministria e Drejtësisë duhet të japë përgjigje adekuate

​Kurti për mostrat e Deharit: Ministria e Drejtësisë duhet të japë përgjigje adekuate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi sot që të flasë lidhur me gjetjen apo jo të një pjese të mostrave të Astrit Deharit, të cilat janë zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar nga Laboratori i Toksikologjisë.
Kurti tha se përgjigje më adekuate për këtë çështje mund të japë Ministria e Drejtësisë.

Por, pasditën e sotme ishte vetë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, e cila tha se çdo pyetje duhet t’ia adresojnë Prokurorisë Speciale, e cila është kompetente për këtë rast.

Sipas saj, si Ministri e Drejtësisë janë përgjigjur disa herë në pyetjet e adresuara për këtë çështje.

“Ministria e Drejtësisë, është përgjigjur tashmë, disa herë, sa herë që jemi pyetur. Ju lutem të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale. Ne kemi dhënë përg..

Read More
TË FUNDIT

Tomë Gashi i reagon Miroslav Lajçakut, kjo është arsyeja

Avokati Tomë Gashi i ka reaguar të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçakut në lidhje me Asociacionin.

Gashi përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Lajçakut se nëse është mirë Asociacioni atëherë le ta bëjnë në Sllovaki.

Gashi tutje i drejtohet Lajçakut që mos të lypin nga Kosova diçka që nuk e bëjnë vet.

Postimi i plotë:

Nëse është aq mirë, fillimisht formoji disa në Sllovaki, pastaj shohim.

7.7% hungarezë

1.2% rumunë

1.9% të tjerë

5.4% të paspecifikuar – mund të jenë edhe serbë

Miroslav, mos lypni kah Kosova diçka që nuk e bëni vet!

Ka kaluar koha e të tjereve, tani është koha e Albinit!

Razumesh Miroslave?

Read More
TË FUNDIT

Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian

Gjermania pret që në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që mbahet në Ohër më 18 mars – palët do të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Ambasada gjermane në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se avancimi drejt integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor është synim i Procesit të Berlinit, por në rastin e Kosovës dhe Serbisë ka një pengesë në këtë rrugë.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën evropiane”, thanë nga Ambasada gjermane.

Në takimin e Ohrit, palët pritet të diskutojnë për planin e zbatimit të propozimit të BE-së.

Sipas Berlinit zyrtar, propozimi evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin ranë dakord më 27 shkurt kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon të krijojë një bazë të qënd..

Read More
TË FUNDIT

Kanosi me sakicë një deputet dhe rojen e Parkut Nacional në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sakicë një deputet dhe rojen e Parkut Nacional në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Rasti ka ndodhur më 12 mars rreth orës 15:00, ku policia ka pranuar një informatë nga një ankues se në bjeshkët e fshatit Bukosh, ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor.

Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar ankuesit, njëri deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional.

“Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sopat dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Nga policia në konsultim me prokurorin ës..

Read More
TË FUNDIT

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.
Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin..

Read More
TË FUNDIT

Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Hajdari: Është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë sot se është përmirësuar klima e të bërit biznes në Kosovë.
Në raportimin në Komisionin parlamentar për ekonomi, ajo ka thënë se falë masave qeveritare është rritur numri i bizneseve në Kosovë, po ashtu edhe ivestimet e huaja.

Ministrja Hajdari para deputetëve ka folur edhe për rritje të inspektimeve, me ç’rast, ka potencuar se është shtuar numri i inspektorëve.

Read More
TË FUNDIT

“Siguria e fëmijëve”, Komuna e Prishtinës tregon se cilat rrugë do të mbyllen përherë për qarkullim të mjeteve motorike

“Siguria e fëmijëve”, Komuna e Prishtinës tregon se cilat rrugë do të mbyllen përherë për qarkullim të mjeteve motorike

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur një projekt të ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.
Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”.

Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të ci..

Read More