Author: admin

TË FUNDIT

Escobar këtë javë në Kosovë dhe Serbi

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.

Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton REL.

Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Se..

Read More
TË FUNDIT

Vdekjet e pjesëtarëve të Wagner-it po u fshihen familjarëve në Rusi

Vdekjet e pjesëtarëve të Wagner-it po u fshihen familjarëve në Rusi

Herën e parë kur Vitaly Votanovsky është kontaktuar për të kuptuar më shumë për fatin e një luftëtari të grupit mercenar Wagner në Ukrainë, ka qenë nëntori i vitit 2022.
Ai e ka pranuar një mesazh në Telegram nga tezja e 22-vjeçarit Andrei Kargin, në të cilin është thënë se ajo nuk ka dëgjuar për nipin qe disa muaj, prej kur është angazhuar në Ukrainë me grupin rus, dhe ka pyetur nëse di diçka për fatin e djaloshit.

Ajo i ka mbushur të gjithë formularët për t’u kontaktuar në rast të vdekjes së tij, mirëpo Wagner nuk i ka thënë asgjë.

E dëshpëruar, ajo i është drejtuar Votanovskyt, një blogeri të mirënjohur dhe aktivisti me bazë në zonën e Kaukazit në Rusi.

Votanovsky është kontaktuar, pasi ai ka nisur të hetojë numrin e saktë të vdekjeve në Ukrainë, një vit pas nisjes së luftës.

Deri në fund të shkurtit, Votanovsky, e ka gjetur varrin e Karginit në një varrezë speciale për luftëtarët e Wagner-it që janë vrarë në ..

Read More
TË FUNDIT

Ish-deputetja e LDK-së: Kosova u pajtua t’i jap autonomi Kishës Serbe

Ish-deputetja e LDK-së: Kosova u pajtua t’i jap autonomi Kishës Serbe

Ish-deputetja e LDK-së dhe ish-ambasadorja, Alma Lama, ka kritikuar edhe njëherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen e pajtuar në Bruksel me Serbinë.
Në një postim në Facebook, ajo thotë se kjo marrëveshje është pajtim për t’i thënë “PO” autonomisë së serbëve dhe Kishës Serbe, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kushdo që e mohon këtë, është “mashtrim i opinionit”.

“Edhe deklarimet se jemi te gatshtem te nenshkruajme eshte pjese e propogandes qe me mire me fol pozitivisht per ate te keqe qe ke pranuar sesa me thene qe beme koncesione”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Lamës:

Kosova eshte pajtuar per t’i dhene autonomi serbeve si dhe Kishes Serbe. Deklarimet mohuese jane mashtrim i opinionit. Edhe deklarimet se jemi te gatshtem te nenshkruajme eshte pjese e propogandes qe me mire me fol pozitivisht per ate te keqe qe ke pranuar sesa me thene qe beme koncesione.

Koha do ta provoje se ky eshte nje gabim..

Read More
TË FUNDIT

Dy figura të njohura braktisin LDK-në

Dita e martë e 14 marsit e ka gjetur Lidhjen Demokratike të Kosovës të pambuluar në dy funksione të larta zyrtare: atë të njërës pozitë të nënkryetarit dhe të zyrtares për media.

Këto pozita kanë mbetur vakante për shkak të dy dorëheqjeve të njoftuara publikisht sot.

Sibel Halimi, që ushtronte funksionin e zëdhënëses dhe Shqipe Mjekiqi, ish-nënkryetare partisë, kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin në LDK.

Ato e kanë braktisur LDK-në dhe Lumir Abdixhikun, liderin e ri të partisë që u kishte besuar atyre dy pozita të larta në strukturat partiake, dy vjet pasi ishin prezantuar si të përzgjedhurat e kryetarit në procesin e reformimit të Lidhjes Demokratike.

Mjekiqi ishte emëruar nënkryetare e LDK-së më 20 mars 2021.

Në atë kohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e kishte cilësuar aderimin e Mjekiqit si “motiv i aktivizimit politik për të rinjtë dhe të rejat” e vendit tonë.

Dy vjet më vonë, Mjekiqi është larguar pa e bërë të ditur motivin.

Dorëheqjet e tyre ndërlidhen me pakëna..

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe humb mbështetje të konsiderueshme

“Politika e keqe në dhjetë vjetët e fundit” dhe “barrikadat në veri të Kosovës” janë disa nga arsyet përse Lista Serbe po e humb besimin e disa banorëve të Mitrovicës së Veriut, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Se kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë – ka humbur mbështetje, e tregon edhe një hulumtim i organizatës joqeveritare, Aktiv, për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës. Rezultatet e tij u publikuan në fillim të marsit dhe nga 350 të anketuar, vetëm 2.4 për qind thanë se i besojnë Listës Serbe.

Nga viti 2013, kur edhe është formuar me mbështetjen e Beogradit zyrtar, Lista Serbe ka marrë mbi 90 për qind të votave pothuajse në të gjitha zgjedhjet.

Read More
TË FUNDIT

Escobar viziton këtë javë Kosovën dhe Serbinë

Escobar viziton këtë javë Kosovën dhe Serbinë

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.
Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.

SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizi..

Read More
TË FUNDIT

Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë Deklaratë të Zotimit për reformë në drejtësi

Institucionet e drejtësisë nënshkruajnë Deklaratë të Zotimit për reformë në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me krerët e sistemi të drejtësisë sot kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në sistemin e drejtësisë.
Kjo deklaratë kanë konsideruar si mundësi për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Deklarata është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Mejreme Memaj, ushtruese detyre e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur se kjo deklaratë parasheh një plan të detajuar të veprimeve të përbashkëta për adresimin e reformës në drejtësi.

Ajo ka theksuar se reforma në drejtësi ka pasur dy drejtime, derisa ka rikujtuar se amandamentet kushtetuese për vetting tashmë ndodhen për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese…

Read More
TË FUNDIT

Zbardhet itinerari që kanë ndjekur autorët në masakrën në Tiranë

Zbardhet itinerari që kanë ndjekur autorët në masakrën në Tiranë

Të shtunën rreth orës 21:05, në rrugën “Anastas Shundi”, në drejtim të lokalit në pronësi të Fajton Muratit është qëlluar me armë zjarri automatike dhe për pasojë ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere, si dhe janë plagosur 5 persona të tjerë.
Për kryerjen e këtij atentati, kanë marrë pjesë të paktën 5 persona. Dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesit. Ata kanë lëvizur me motor, një ditë para ngjarjes e deri pak minuta para kryerjes së atentatit. Më pas kanë njoftuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Autorët janë afruar me automjetin tip BMË, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. I gjithë momenti i atentatit ka zgjatur jo më shumë se 23 sekonda.

Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të spita..

Read More
TË FUNDIT

​Ambasadori turk nderon Jasharajt në Prekaz

​Ambasadori turk nderon Jasharajt në Prekaz

Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e po ashtu edhe kullën, në të cilën është pritur për vizitë nga vëllai komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.
Para pak ditësh u shënua 25-vjetori i rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Ambasadori Angili tha se ndodhet në Prekaz për të nderuar heroin kombëtar, Adem Jashari, si dhe 59 familjarët e tjerë që ranë më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Ai po ashtu është shprehur falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e dhënë ..

Read More
TË FUNDIT

Dënohet me 16 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Dënohet me 16 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka informuar sot se i akuzuari për vrasjen në magjistralen Ferizaj-Prishtinë është dënuar me 16 vjet burgim.
Ai është dënuar me unik burgimi për një vrasje të vitit 2018.

“I pandehuri A.R., është shpallur fajtor se më datë 28 shkurt 2018 në magjistrale Ferizaj – Prishtinë, përballë një kafiterie në Ferizaj, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me një veturë, të njëjtit mirrën vesh të takohen tek një kafiteri në Ferizaj, në të cilën janë ulur së bashku rreth një tavoline, ku në lokal kanë qenë F.R. (babi i të pandehurit) A.R.1. dhe A.R.2. (vllezërit e të pandehurit) D.K., dhe i ndjeri B.H., me ç’rast gjatë bisedës që kishin në mes tyre janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre dhe pastaj brenda në lokal ka filluar edhe konflikti fizik në mes tyre, ndërsa babai i të pandehurit e nxjerr j..

Read More