Author: admin

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe i freskët.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë temperatura minus.

Instituti ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave është paraparë të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

“Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njëjtat në rrafshin e Kosovës kanë variuar nga 5 deri 43 l/m2”, ka bërë të ditur IHMK.

Read More
TË FUNDIT

Nga sot në disa rrugë në kryeqytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike

Nga sot në disa rrugë në kryeqytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ngas 16 marsi nis projekti që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.
Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U ‘Elena Gjika’.

Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

“Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundë..

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

Avokati i Popullit ka pranuar mbi 50 ankesa kundër Ligjit të ri të pagave

Për Ligji i ri Pagave ka pakënaqësi në sektorin publik. Në Institucionin e Avokatit të Popullit thonë se kanë pranuar ankesa të shumta.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Petrit Qollaku. Ai thotë se ankesat janë të pranueshme dhe se janë duke e analizuar ligjin dhe brenda afatit ligjor, që është brenda gjashtë (6) muajve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje. Qollaku tutje tha se QKUK-ja prin me ankesa lidhur me Ligjin e ri të Pagave.

“Prej QKUK-së janë disa ankesa nga sektori i inxhinierëve që punojnë brenda në spital. Pastaj kemi ankesë nga stomatologët, nga ekipi për kontroll dhe parandalim të infeksioneve spitalore, pastaj ankesë nga Shoqata e instrumentaleve dhe grupi i fizioterapeutëve ku të gjithë këta kanë ankesa lidhur me koeficientin për ulje të pagave”, ka thënë Qollaku.

Që ka pakënaqësi për Ligjin e ri të Pagave e konfirmojnë edhe nga zyra për informim e Shërbimit Sp..

Read More
TË FUNDIT

Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

Qeveria e Kosovës po planifikon ndërtimin e një memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Se kur mund të fillojë realizimi i këtij projekti, akoma nuk dihet. Ndërkohë, prindër të fëmijëve të vrarë dhe historianë thonë se Kosova është vonuar për ngritjen e memorialit përkujtimor për fëmijët martirë të lirisë.

Që nga çlirimi i Kosovës, në qershor të viti 1999-të, mijëra qirinj janë ndezur e kurora me lule janë vendosur në kujtim të 1 mijë e 133 fëmijëve sa besohet se janë vrarë gjatë luftës së fundit në nivel vendi.

Në mesin e viktimave të gjenocidit serb në Kosovë janë edhe të gjithë fëmijët e Sebahate Berishes nga Hoqa e Vogël e Rahovecit, që u vranë pasi u godit me bomba shtëpia ku ishin strehuar, në fshatin Nagavc.

“Më janë vrarë pesë vajzat: Adelina Berisha 9-vjeçe, Njomza 7-vjeçe, Shkurtesa 5-vjeçe. Lezija 2-vjeçe dhe Elhame Berisha që i kishte veç gjashtë muaj”, rrëfeu nënë Sebahatja.

Për këta dhe..

Read More
TË FUNDIT

Edhe sot vazhdon takimi i 10 i Komitetit Parlamentar për MSA

Edhe sot vazhdon takimi i 10 i Komitetit Parlamentar për MSA

Edhe sot në Parlamentin Evropian në Strasburg, vazhdon takimi i 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Sot në kuadër të takimeve janë disa tema, ku veçohen energjia, ekonomia, mirëqenia sociale etj.

Ndryshe dje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, foli për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për Kosovën, edhe para shpalljes së pavarësisë, dhe popullin e Kosovës, për vlerat demokratike që ndajmë me Bashkimin Evropian, për respektimin e të drejtave të njeriut, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zbatimin e marrëveshjes së MSA-së.

Ai po ashtu veçoi disa nga arritjet kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat e ndërmarra dhe përmirësimet e shënuara gjatë gati dy viteve të qeverisjes.

Read More
TË FUNDIT

Haziri thotë se Kosova është vonuar me statuse “Zajednica nuk kalon”: Po vjen koha “merre ose lëre”

Haziri thotë se Kosova është vonuar me statuse “Zajednica nuk kalon”: Po vjen koha “merre ose lëre”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se marrëveshja e propozuar nga BE bashkë me ankesin e zbatimit po bëhet “merre ose lëre”.
Duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7, Haziri ka thënë se është humbur shumë kohë dhe tash Kosova është duke u përpjekur ta arrijë një marrëveshje në një kohë më të pafovrshme.

Ai ka thumbuar Vetëvendosjen për parullat e saj të dikurshme “Zajednica nuk kalon”.

“Po vonohemi në këtë process, po vjen koha mere ose leje. Në kohën kur bëheshin statuse Zajednica nuk kalon, kemi rrëshqitë në vonesa të mëdha”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se kompromisi nuk është fjalë e ndyrë, siç ishte bërë të dukej më parë.

“Situata është kështu, ndërkombëtarët s’po na falënderojnë më për pjesëmarrje në dialog. Situata është mere ose leje. Kompromisin e kanë bërë fjalë të ndytë. Nuk është ashtu, duhet bërë kompromise”, ka deklaruar ai.

Sipas Hazirit pritjet për 18 m..

Read More
TË FUNDIT

Investime, mbështetje, anëtarësime – premtimet e ndërkombëtarëve në këmbim të nënshkrimit me 18 mars

Investime, mbështetje, anëtarësime – premtimet e ndërkombëtarëve në këmbim të nënshkrimit me 18 mars

Ethet e së shtunës sa vinë e ndjehen më shumë. Diçka më më pak se 60 orë kanë mbetur deri te fillimi i takimit të nivelit të lartë në Ohër, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të parit të serbëve, Aleksandar Vuçiq.
Reagimet e deklarimet me patjetër se tashmë janë shtuar, ndërsa as ndërkombëtarët nuk po ia lënë mangut, përcjell lajmi.net.

Shumica e figurave politike të Bashkimit Evropian, por dhe jo vetëm, po bënë thirrje që me datën 18 të këtij muaji, të ketë të zezë mbi të bardhë, sa i përket planit të implementimit të marrëveshjes.

Megjithatë, skepticizmi ekziston. Këtë e kishte pranuar edhe vet emisari Lajçak. Diplomati sllovak e kishte potencuar se nuk pret ceremoni nënshkrimi në Ohër, ndërkaq, gjatë ditës, në një konferencë, siç transmeton Klan Kosova, ka thënë se mund të ketë aneks të ri të zbatimit të marrëveshjes, aneks ky që do të diskutohet pikërish..

Read More
TË FUNDIT

Tentim-vrasja me thikë në Lipjan, arrestohet një i mitur

Tentim-vrasja me thikë në Lipjan, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për vrasjen në tentativë në Lipjan.
Përmes një komunikate, PK ka bërë të ditur se duke u bazuar në të dhënat fillestare, i dyshuari ka lënduar me mjet dy persona të tjerë, që kanë pësuar lëndime e kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përcjell lajmi.net.

“I dyshuari: E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

​Kurti në takim me ambasadorët e KE-së: Kosova hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

​Kurti në takim me ambasadorët e KE-së: Kosova hapa të mëdhenj drejt demokratizimit

Në përfundim të ditës së parë nga vizita në Strasbourg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga mbi 30 ambasadorë të shteteve anëtare në Këshillin e Evropës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti ka folur mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës në demokratizimin e vendit, rritjen ekonomike, sundim të ligjit e drejtësi.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik, tregues të së cilës janë indekset dhe rankimet ndërkombëtare që faktojnë se Kosova është një histori suksesi e demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka folur dhe mbi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Republika e Kosovës ndan të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, të cilat janë të mishëruara edhe në Kushtetutën e Republikës”, ka theksuar Kurti.

Ai..

Read More
TË FUNDIT

Xhavit Haliti: Po të ishte Thaçi në Kosovë, plani evropian do të nënshkruhej moti

Xhavit Haliti: Po të ishte Thaçi në Kosovë, plani evropian do të nënshkruhej moti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se po të ishte Thaçi këtu, marrëveshja, respektivisht plani evropian do të nënshkruhej moti.
Megjithatë, për t’u qartësuar, ai tha se problemet janë ndryshe, pra të tjera, ndërsa pohoi që edhe tash funksionon si në kohën kur ka qenë edhe Thaçi i pranishëm në skenën politike, përcjell lajmi.net.

“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu”, tha fillimisht ai.

Në anën tjetër, kur u pyet rreth asaj nëse PDK do ta votojë këtë marrëveshje, Haliti tha se nuk e beson që do të ketë deputet nga radhët e Partisë Demokratike që do ta votonte kundër planit.

“Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, vazhdoi ai në Tëvë1.

Read More