Author: admin

TË FUNDIT

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Nga sot çdo veturë duhet të ketë stikers

Që nga sot, asnjë automjet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës (stikers), i cili dëshmon se automjeti në fjalë ka të kryer procesin e regjistrimit, ashtu siç parashihet me ligjet në fuqi.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka thënë se projekti ka dhënë rezultate të mëdha vitin e parë, por rezultat edhe më të mëdha do të jepen sivjet.

“Vitin e parë ngjitësi ka pasur ngjyrë të kuqe, ketë vit ka ngjyrë të gjelbër dhe praktikisht sot behën 1 vit, kështu që nga nesër asnjë automjetet nëpër rrugët e Kosovës nuk duhet të jetë pa ngjitës”, ka thënë Mazreku.

Sipas tij, përmes këtij projekti pritet edhe më shumë ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

Read More
TË FUNDIT

​Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

​Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Në dokumentin e siguruar nga RTV Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Se..

Read More
TË FUNDIT

Rohde: Kosova ka shumë për të fituar, nga rezultati në dialog do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin

Rohde: Kosova ka shumë për të fituar, nga rezultati në dialog do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i sigurt se do të ketë shtete mosnjohëse që do ta njohin Kosovën nëse ka rezultat ideal në normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Kam njëqind për qind shpresë duke u nisur edhe nga vetë përvoja ime kombëtare. Unë jam rritur në një Gjermani të ndarë dhe si Gjermani Perëndimore, nuk e kemi njohur Gjermaninë Lindore. Por, sapo e kemi arritur marrëveshjen bazë në mes këtyre dy shteteve, të gjitha shtetet të cilat ne i kemi ndaluar ta njohin Gjermaninë Lindore, më pas e kanë njohur Gjermaninë Lindore. Kjo nuk e ka ndryshuar marrëdhënien tonë të brendshme. Të gjitha shtetet mosnjohëse kanë thënë se nëse ka një dinamikë pozitive për normalizim të marrëdhënieve [Kosovë-Serbi], ne do ta rimendojmë pozicionin tonë. Kështu që, për mua është pak a shumë “slam-dunk” [term që përshkruan një fitore të arritshme lehtë]. Nëse keni nj..

Read More
TË FUNDIT

Ministri Peci: Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri Peci: Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të merren masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.
Peci ka theksuar se çdo qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën ligjore që të mbrohet nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit. “Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit”, tha Ministri Peci.

“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore, si dhe interesimin për funksionalitet të plotë karshi mandatit dhe përgjegjësive që ka AUV, të merren masa rigoroze kundrejt zbat..

Read More
TË FUNDIT

Këshilli i Stabilizim Asociimit, Borrell dhe Varhelyi konferencë me Ramën

Këshilli i Stabilizim Asociimit, Borrell dhe Varhelyi konferencë me Ramën

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi së bashku me Kryeministrin Edi Rama do të mbajnë në orën 12:00 një konferencë për media, në kuadër të mbledhjes së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.
Në orën 13:00 në Kryesinë e Kuvendit, Këshilli Kombëtar për Integrimin Evropian do të zhvillojë takimin e radhës me temë: “Çfarë pritet nga Shqipëria gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian?”, ku do të marrë pjesë dhe kryekomisioneri Varhelyi. Ky i fundit do të mbajë një fjalë mbi temën e takimit.

Ndërkaq, po këtë të enjte (16 mars) do të mbahet Këshilli i Stabilizim i Asociimit, ndërsa më 18 mars Borrell do të organizojë takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që e le..

Read More
TË FUNDIT

Publikoi fotografi nudo të ish të dashurës së tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Publikoi fotografi nudo të ish të dashurës së tij, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Një rast i “keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi” është raportuar dje në Podujevë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Bërnabiq falënderon Escobarin për mbështetjen e SHBA-së për Asociacionin

Bërnabiq falënderon Escobarin për mbështetjen e SHBA-së për Asociacionin

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për mbështetjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit të qeverisë serbe, Bërnabiq e ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen që kanë dhënë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bërnabiq është takuar të mërkurën me Escobarin, duke deklaruar se qëllimi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit në rajon, si dhe përkushtimi ndaj dialogut me Kosovën.

Kujtojmë se Escobar është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku ky i fundit ka deklaruar se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Read More
TË FUNDIT

​22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

​22 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut.
Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën UÇK-së.

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht është dashur që të jetonin në atë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i kanë humbën të drejtat të cilat, formalisht, i kanë gëzuar me kushtetutën e vitit 1974.

Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 është miratuar pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional ka vazhduar edhe më tutje.
..

Read More
TË FUNDIT

Bruto Produkti Vendor shënoi rritje në tremujorin e katërt të 2022-ës

Bruto Produkti Vendor shënoi rritje në tremujorin e katërt të 2022-ës

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2022, me ç’rast, bëri të ditur se BPV-ja shënoi rritje reale për 3.55%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas ASK-së, ndër aktivitetet që shënuan rritje ishin: industria përpunuese, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, aktivitetet shkencore, etj. Ndërsa, rënie shënoi ndërtimtaria.

“Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Industria përpunuese (12.52%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (11.53%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.71%); Industria nxjerrëse dhe përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi (7.93%); Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjete..

Read More
TË FUNDIT

Bunjaku: LDK-ja s’ka ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe finale

Bunjaku: LDK-ja s’ka ndërruar qëndrim sa i përket marrëveshjes, kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe finale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket marrëveshjes me Serbinë, ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku.
Ajo tha se një marrëveshje e pranueshsme për LDK-në duhet ta ketë njohjen finale në qendër.“Jo absolutisht dhe nuk duhet të prisni që ndryshon qëndrim Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ne në parlament, si dhe lidershipi ynë, kemi treguar se jemi pro bisedimeve me Serbinë, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe finale”, tha Bunjaku për EO.

“Sa i përket bisedimeve teknike dy dekada më herët edhe qeveritë e kaluara kanë shtjelluar bisedime dhe mund të them që asnjëherë s’kemi ardhur deri tek qëllimi final që të jetë njohja finale në qendër”, tha Bunjaku.

Read More