Author: admin

TË FUNDIT

Mushkolaj tallet me rolin e nënkryetares së dorëhequr të LDK-së: Si hyri në parti, ashtu doli

Mushkolaj tallet me rolin e nënkryetares së dorëhequr të LDK-së: Si hyri në parti, ashtu doli

Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares së LDK-së.
Në një postim në Facebook, Mushkolaj ka folur me tone ironizuese për rolin që Mjekiqi ka pasur në parti, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ajo hyri e doli nga strukturat e kësaj partie dhe nuk la ndonjë shenjë.

“Kjo nënkryetarja e LDK’së, Mjekiqi, qysh hyri n’parti, ashtu edhe doli – zero efekt”, shkroi Mushkolaj. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Nuk do të ketë marrëveshje të shtunën

Krasniqi: Nuk do të ketë marrëveshje të shtunën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se të shtunën nuk do të ketë marrëveshje.
Këto deklarime i bëri në një intervistë dhënë RTV21, në të cilën foli gjerë e gjatë për takimin e 18 marsit, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se nuk beson aspak që marrëveshja do të arrihet, ndërsa potencoi faktin se kjo është një lojë e Kurtit dhe Vuçiqit për të dalë sa më mirë në sy të ndërkombëtarëve.

“Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realiziohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”.

Madje, aq i bindur ishte Krasniqi, saqë kërkoi që ta mbajnë për fjale sa i përket asaj se nuk do të ketë marrëveshje.

“Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashut siç nuk është nëshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrëfar nënshkrimi. Jam 100% i ..

Read More
TË FUNDIT

Përfundojnë mosmarrëveshjet, Shqipëria tërhiqet nga “pasaportat e arta”

Përfundojnë mosmarrëveshjet, Shqipëria tërhiqet nga “pasaportat e arta”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi në Tiranë se Qeveria e Shqipërisë është tërhequr nga nisma e saj për “pasaportat e arta”, që kishte nxitur mosmarrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Brukselit.
Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”.

“E kemi pezulluar procesin, deri kur të sqarohet në nivel evropian. Kjo nismë nuk nxirret më në tavolinë, pa parë si do të vendosë Gjykata Evropiane. Nëse kjo gjykatë vendos kundër, kjo do të jetë një çështje e mbyllur”, tha Rama.

“Pasaporta e artë” mund t’i jepet një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në shtetin përkatës.

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, në pjesën për Shqipërinë ishte kritikuar nisma për “pasaportat e arta”, raporton REL.

“Skema të tilla para..

Read More
TË FUNDIT

“Do t’ua çjerrim maskat” – Berisha për ministren e Kurtit: S’mund t’i rrahësh tavolinat si e krisur

“Do t’ua çjerrim maskat” – Berisha për ministren e Kurtit: S’mund t’i rrahësh tavolinat si e krisur

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka rikthyer në vëmendje përplasjen e tij të fortë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit.
Në një intervistë për lajmi.net, Berisha ka thënë se ministrja nuk ka të drejtë të rrah tavolinat, siç thotë ai, si të jetë “e krisur”, shkruan lajmi.net.

“Haxhiu nuk ka të drejtë me pengu deputetë, as me i rreh tavolinat si me kanë histerike e krisur. Çfarë shqetësimi ka ministrja, mos ka ndonjë shqetësim nër kësulë për këtë temë. Më ka ardhë rëndë nga baca Avni që duhet me ngritë këtë temë kur ai është prezent në sallë”, tha ai.

“Këtyne çdo ditë duhet me jau majt këtë temë në tavolinë derisa sa ta zbardhin këtë rast sepse të gjitha parametrat e pushtetit i kontrollojnë vet”, tha tutje ai.

Ai thotë se deputetët e VV-së po manipulojnë me çështjen e Deharit dhe se po përfitojnë në krah të saj.

“Ata dy prindë i ka..

Read More
TË FUNDIT

Amerika po vëzhgon: Escobar konfirmon pjesëmarrjen në takimin Kurti – Vuçiq

Amerika po vëzhgon: Escobar konfirmon pjesëmarrjen në takimin Kurti – Vuçiq

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Shkup.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, thanë për REL-in nga Ambasada amerikane në Shkup.

Në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, blloku evropian pret që liderët të pajtohen për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Kurti dhe Vuçiq më 27 shkurt u pajtuan se nuk ka më nevojë për negociata për propozimin dhe shprehën gatishmërinë për të punuar në planin e zbatimit.

Më 18 mars, shefi i diplom..

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Jemi të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Borrell: Jemi të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret qasje konstruktive nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në takimin e së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në një konferencë për medie në Tiranë, Borrell ka theksuar se marrëveshja në bazë të planit të BE-së është e mbyllur, mirëpo janë duke punuar tek shtojca e saj, e cila sipas tij është pjesa përbërëse që do t’i detyron palët ta zbatojnë ujdinë në bazë të afateve kohore.

“Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, por një gjë është marrëveshja dhe një gjë është si dhe kur zbatohet kjo marrëveshje sepse ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo nuk mund të ndodhë përsëri në këtë rast. Aktualisht, po punojmë jo vetëm me marrëveshjen për të cilin është rënë dakord tashmë, por për zbatimin e saj dhe ky zbatim është..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës

Osmani: Duhet të synojmë që Kosovën ta bëjmë pjesë të paketave turistike të Evropës

Sot, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u hap edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – Kosova 2023 (KIFT), i cili do të zgjasë deri më 18 mars. Ky panair theks të veçantë ka promovimin e turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me subjekte të ndryshme të turizmit në Ballkan, por edhe në Evropë.
Me rastin e hapjes së panairit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh se Kosova ka potencial turistik. Sipas saj, pozita gjeografike e Kosovës krijon një mundësi të jashtëzakonshme për turistët.

Osmani potencoi synimi është që Kosova ta bëhet pjesë e paketave turistike të Evropës dhe jo vetëm Ballkanit.

“Turizmi kontribuon ndjeshëm në rritjen ekonomike të shtetit, duke qenë se përfshin lëvizjen e njerëzve nga një vend në tjetrin me qëllim të kalimit të kohës së lirë të bizneseve. Sot, turizmi si industri globale krijon vende të shumta të punës dhe të ardhura për..

Read More
TË FUNDIT

Escobar në Beograd: Kosova është e pavarur

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja potenciale e 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të ofrojë mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara.

Ai po e viziton Beogradin, ndërkaq për nesërdo të zhvillojë vizitë në Kosovë ku do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, i cili më 18 mars do të jetë në Ohër për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e një zgjidhjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Pas propozimit nuk qëndrojnë vetëm Evropa dhe SHBA, por i gjithë komuniteti transatlantik”, ka thënë Escobar gjatë një konferencepër media.

Escobar ka ripërsëritur se q..

Read More
TË FUNDIT

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë, vetura bie nga ura

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë, vetura bie nga ura

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në rajonin e Fushë-Kosovës.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vetura ka rënë nga ura duke pësuar dëme të mëdha.

Nuk është bërë e ditur ende nëse si shkak i këtij aksidenti ka persona të lënduar dhe se si erdhi deri tek ky aksident.

Qytetarë të tjerë janë ndaluar për t’i dalë në ndihmë personit të aksidentuar, deri në ardhjen e ekipeve emergjente./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet një person në Gjilan, sekuestron rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara

Arrestohet një person në Gjilan, sekuestron rreth 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, ka kryer veprime hetimore/operative nën dyshimin për ‘falsifikim parash’, ku sot ka realizuar kontroll me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Gjatë bastisjes së realizuar në objektin ku është dyshuar se mbahen paratë e falsifikuara, gjegjësisht në shtëpinë e të dyshuarit I. I. (1990) m/k janë gjetur dhe janë sekuestruar kartëmonedha të dyshuara për falsifikim në vlerë prej 1×200 €, 12×100 €, 27×50 €, monedha të metalta 57×1 €, 16×2 €, 37×0.50 €, 45×0.20 €, 24×0.10 € dhe 20×0.05 €.

“Vlera e përgjithshme e parave të konfiskuara është 2869.90 € (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë), të cilat do të ekzaminohen nga Njësiti i Krimteknikës Rajonale në Gjilan, për shkak të dyshimit se nuk përkojnë me veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë për monedhat euro”,thuhet në njoftimin për media, trasn..

Read More