Author: admin

TË FUNDIT

E trishtë në Shqipëri, një 4-vjeçar mbytet në liqen teksa qëndronte me familjarët

E trishtë në Shqipëri, një 4-vjeçar mbytet në liqen teksa qëndronte me familjarët

Një ngjarje tragjike ka raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri gjatë ditës së sotme.
Siç shkruan Euro News, një 4-vjeçar është mbytur në liqen, teksa po qëndronte bashkë me familjarët e tij, përcjell lajmi.net.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi te liqeni i Mursisë, në afërsi të Konispolit.

Liqeni i Mursisë shtrihet pranë fshatit Shëndelli, aty ku thuhet se viktima qëndronte bashkë me familjarët.

Ende nuk dihen dinamikat e qarta që kanë çuar në ngjarjen e rëndë, por grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More
TË FUNDIT

“Ngrin kokën” Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin

“Ngrin kokën” Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se “nuk do të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit më kryeminitrin Kurti në Ohër.
Në një fjalim sot pasdite, Vuçiq shtoi madje se nuk ka sanjë draft të asaj që do BE-ja në dialogun mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.

“Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiq.

“Të punojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, t’i ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Bashkimin Evropian dhe t’u përmbahemi fuqishëm vijave tona të kuqe. Nga kjo nuk heq dorë”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se në takimin e të shtunës në Maqedoni, prezent do të jetë edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në takimin paraprak të mbajtur në Bruksel, palët u dakorduan për tekstin, mirëpo që nuk pati nënshkrim pasi që këtë nuk e bëri presidenti serb. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin

Krerët opozitarë në rezidencën e ambasadorit Hovenier, fillon takimi tripalësh me Escobarin

Raportohet të ketë filluar takimi tripalësh mes emisarit Escobar, ambasadorit Hovenier dhe krerëve opozitarë kosovarë.
Kështu shkruan Kanal10, që shton se AAK-në nuk po e përfaqëson Haradinaj, por nënkryetari Gjini, përcjell lajmi.net.

Ky takim vjen pas zbarkimit në vendin tonë të Gabriel Escobar. Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, pas vizitës në Serbi, pritet të qëndrojë në Kosovë, para se pasnesër të marrë rrugë për në Ohër.

Siç është bërë e ditur tashmë, ai do të marrë pjesë në takimin e 18 marsit.

Kujtojmë se partitë opozitare kanë dhënë qëndrimet e tyre lidhur me planin evropian, andaj edhe takimi i sontëm thuhet të jetë në frymën e koordinimit të mëtutjeshëm.

Read More
TË FUNDIT

Shpërndahet nga Gjukanoviq parlamenti i Malit të Zi

Shpërndahet nga Gjukanoviq parlamenti i Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shpërndarë Parlamentin më 16 mars dhe sipas Kushtetutës, ai tani duhet që deri më 17 mars të njoftojë për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit vjen tre ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat garon edhe Gjukanoviqi.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviqit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviq nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022.

Sot, 90 ditë pasi janë miratuar ndryshimet në Ligjin për president, në bazë të të cilave Miograd Llekiq u propozua për mandatar të Qeverisë, ky legjislacion u botua në Gazetën Zyrtare.

Llekiq dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Pa..

Read More
INTERESANTE

Sipas një burimi bullgar të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura europiane të asaj kohe!

Jahja Drancolli

Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014). Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628). Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Europës së asaj kohe. Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë europian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjish..

Read More
TË FUNDIT

Lëvizje në Hagë: Caktohet seancë para gjyqit ndaj krerëve, Thaçi pritet të jetë kryetemë

Lëvizje në Hagë: Caktohet seancë para gjyqit ndaj krerëve, Thaçi pritet të jetë kryetemë

Një konferencë statusore është caktuar në rastin e krerëve të UÇK-së para nisjes së gjykimit në prill.
Konferenca statutore do të mbahet të hënën e 20 marsit dhe në të njëjtën janë përcaktuar disa pika të cilat do të diskutohen në lidhje me nisjen e gjykimit, shkruan lajmi.net.

“Paneli do të kërkojë përgjigje për pyetjet në lidhje me çështjet e mëposhtme: a) nëse Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja synojnë të rishikojnë vlerësimet kohore të dhëna për 12 dëshmitarët e parë dhe ndikimin përkatës të këtyre vlerësimeve kohore në kohën e kërkuar për çështjen e Prokurorit të Specializuar . b) Masat që Prokurori Special i konsideron si më të përshtatshmet për të ulur kohëzgjatjen e gjykimit. c) Nëse Prokurori i Specializuar synon të ofrojë prova të gjitha sendet e identifikuara në lidhje me 12 dëshmitarët e parë, por që nuk janë ofruar tashmë për pranim në përputhje me Rregullën 154 dhe/ose nga tabel..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takon një eurodeputet në Strasburg, i thotë se qeveria e tij po “korr suksese”

Kurti takon një eurodeputet në Strasburg, i thotë se qeveria e tij po “korr suksese”

Gjatë qëndrimit dyditor në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u takua me eurodeputetin nga Bullgaria, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Këtë, të ditur e bëri Qeveria në një komunikatë për media, shkruan lajmi.net.

“Në takim u diskutua mbi reformat e ndërmarra nga Qeveria dhe progresi i shënuar, rrugëtimin evropian dhe procesin e dialogut”, tha tutje Qeveria në komunikatë.

Kryeministri Kurti e njoftoi eurodeputetin Kovatchev me arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbush plot dy vjet, duke veçuar sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit të reflektuara dhe në raportet e rankimet ndërkombëtare.

U fol edhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbis..

Read More
TË FUNDIT

Dy të lënduar nga një aksident në Kamenicë

Dy të lënduar nga një aksident në Kamenicë

Një aksident trafiku me dëme materiale dhe të lënduar është regjistruar gjatë ditës së sotme në Kamenicë, gjegjësisht në fshatin Petroc.
Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar aksidentin respektiv, duke thënë se nga i njëjti kanë pësuar lëndime dy persona, përcjell lajmi.net.

Tutje, është bërë e ditur se personat që kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjilanit, tashmë janë mirë dhe janë liruar për në shtëpi.

“Me datën 16.03.2023 rreth orës 15:30 Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan është njoftuar se në fshatin Petroc, komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësorë në qendren emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”.

Read More
TË FUNDIT

Analisti i huaj paralajmëron trazira në veri nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

Analisti i huaj paralajmëron trazira në veri nëse dështon marrëveshja Kosovë – Serbi

Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, tha se dështimi për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shton rreziqet për trazira në veriun e Kosovës, që do të mund të dëmtonin seriozisht të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Prelec tha se nuk pret ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por shpreson në një përparim drejt zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Ai tha se Kosova mund të dalë fituese me këtë plani, ndërsa i cilësoi të paqëndrueshme shqetësimet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.

Zëri i Amerikës: Zoti Prelec, të shtunën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do ..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj me pak filozofi ia kujton Kurtin që s’ka ide – realizmi është zoti i ri, sjell veç probleme

Molliqaj me pak filozofi ia kujton Kurtin që s’ka ide – realizmi është zoti i ri, sjell veç probleme

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Molliqaj ia ka kujtuar Kurtit sllogan e dikurshëm: “S’ka babë, ka ide”, përcjell lajmi.net.

I pari i socialdemokratëve kosovarë ka shtuar se tash nuk ka ide, ka veç realizëm. Tutje ai tha se realizimi është zoti i ri dhe se ai sjell veç probleme.

“Realizmi është mendimi i dhënë nën instinktin e vetëruajtjes. Toka dhe qielli janë në kalkulator. Kushti i kuptimit është thellësia e rrallë për të numëruar. Hunda është kufiri. Gjithë çfarë mund të bëhet e çfarë mund të mendohet është çfarë kemi para hundës”, shkroi ndër tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More