Ali Ahmeti në Ohër: S’ka Serbi në BE pa stabilizuar raportet me Kosovën
Ali Ahmeti në Ohër: S’ka Serbi në BE pa stabilizuar raportet me Kosovën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti deklaroi sot se Kosova në fund të procesit te dialogut me Serbinë duhet të shkojë drejt njohjes ndërkombëtare dhe pranimit në OKB dhe të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare.
Nga Ohri, ku po zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut u shpreh optimist se sot mund të arrihet një marrëveshje mbi planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e mardhënieve Kosovë-Serbi si dhe aneksin për zbatimin e tij.
“Si proces përfundimtar Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimi i Kosovës dhe pranimi në gjitha insitucionet ndërkombëtare, në OKB dhe të vazhdojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”, tha ai.
Ahmeti, i cili pati një takim me kryeministrin Kurti në Ohër tha se nuk ka biseduar në detaje m..
Read More