Author: admin

TË FUNDIT

Gazetari i BBC-së në Ohër ‘vë bast’ 10 euro se s’do të ketë marrëveshje

Gazetari i BBC-së, Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment lidhur me opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur marrëveshjen. Prandaj, ka shumë hapa nga tani deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tani.

Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?”, ka shkruar De Launey në profilin e tij në Twitter.

Në një postim tjetër, gazetari ka ironizuar duke vënë bast 10 euro se nuk do të kishte marrëveshje sot.

“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje”, ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.

Read More
TË FUNDIT

Escobar flet për përfitimet/pasojat që do t’i kenë Kosova e Serbia nëse arrihet apo dështon marrëveshja

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Në rast se arrihet kjo marrëveshje, Escobar tha se të dy shtetet do të kenë përfitime, por paralajmëroi edhe për pasojat nëse palët nuk pajtohen.

Escobar ua ka bërë të qartë të dy shteteve se dështimi për arritjen e marrëveshjes ndikon direkt në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi Evropian pret që ajo të tregojë vullnetin e mirë për të qenë në gjendje të ketë një marrëdhënie paqësore me fqinjin e saj më të madh, përpara se të vendosë nëse ajo është e përgatitur për ta marrë kandidaturën në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është një pasojë mjaft e madhe. Por, përtej kësaj, ka pasoja në mospasjen marrëdhënie paqësore me fqinjët tuaj. Pra, kjo nuk ës..

Read More
TË FUNDIT

Kurti – Vuçiq kokë më kokë, a do të ketë dakordim?!

Në Ohër po vijon takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Para këtij takimi, pala kosovare dhe ajo serbe kanë zhvilluar takime të ndara me Borrellin e Lajcakun, ndërsa pritet që pas takimit Kurti – Vuçiq palët të deklarohen për medie.

Sot në Ohër, kryeministri Kurti është takuar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Siç dihet tashmë, në këtë takim do të diskutohet për planin e zbatimit të propozimit evropian, për të cilin Kurti tha se s’mund të ketë marrëveshje, meqë edhe teksti i këtij aneks-plani ende është i papërfunduar.

Plani 11 pikësh i marrëveshjes

Plani evropian u pranua nga Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt në Bruksel.

I njëjti parasheh një marrëveshje të përkohshme e cila mund të shpie tek marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Plani evropian ka për bazë zotimin e palëve që t’..

Read More
TË FUNDIT

Vritet me armë zjarri një person në Prishtinë, dy të tjerë plagosen nga një mjet i mprehtë

Vritet me armë zjarri një person në Prishtinë, dy të tjerë plagosen nga një mjet i mprehtë

Një person është vrarë nga arma e zjarrit në Prishtinë.
Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije gjithashtu se rasti ka ndodhur në një hotel dhe se edhe dy persona kanë përfunduar të plagosur nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar ..

Read More
TË FUNDIT

Gazetari i BBC “vë bast” 10 euro: Takimi Kurti – Vuçiq nuk do rezultojë me marrëveshje

Gazetari i BBC “vë bast” 10 euro: Takimi Kurti – Vuçiq nuk do rezultojë me marrëveshje

Gazetari i BBC-së, Guy De Launey i ka vënë në mënyrë sarkastike bast 10 euro se nuk do të ket marrëveshje sot mes Kosovës dhe Serbisë.
“Po vë bast se takimi i shumëpritur i sotëm mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të rezultojë në marrëveshje.” – ka shkruar ai derisa shihet në fotografi teksa mban një kartmonedhë 10-euroshe.

Gazetari i BBC-së Guy De Launey që po qëndron në Ohër ka bërë një koment edhe për opozitën në Kosovë dhe atë në Serbi.

“Escobari po flet për fundin e vitit si kohën për ta përmbyllur (marrëveshjen). Prandaj, ka shumë hapa prej tash deri në atë kohë. Por, opozita edhe në Kosovë e edhe në Serbi ka qenë goxha e butë deri tash. Të lodhur, apo po e ruajnë barutin?” – shkruan z. De Launey në profilin e tij në Twitter.

Read More
TË FUNDIT

Bahtiri paralajmërim Kurtit: Nuk do të më ketë më përkrahës nëse nënshkruan Asociacionin

Bahtiri paralajmërim Kurtit: Nuk do të më ketë më përkrahës nëse nënshkruan Asociacionin

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se s’do ta mbështesë nëse nënshkruan krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një intervistë për T7, Bahtiri ka thënë se do ta përkrah Kurtin deri në momentin kur ai nënshkruan diçka që është në kundërshtim me deklaratat që ka thënë më herët

“Po shpresoj shumë, duke e njohtë edhe z.Kurti që ka njohuri të duhur dhe e dinë se çka është t’u ba, për arsye se ai duhet ta dinë se këtu në Mitrovicë i ka marrë 65 përqind të votave kundër Asociacionit të komunave dhe më ka pas përkrahës të fuqishëm dhe do të më ketë përkrahës të fuqishëm deri në momentin që ai që mund të nënshkruajë dicka kundër asaj që ka fol, atëherë nuk do të më ka përkrahës asnjëherë, për arsye se unë e di qëllimin e Serbisë”, ka deklaruar Bahtiri.

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime dramatike, Trump: Do të arrestohem të martën, protestoni

Zhvillime dramatike, Trump: Do të arrestohem të martën, protestoni

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet të martën, bazuar, sipas tij, në një rast të trajtuar nga Zyra e Prokurorit në qarkun e Manhatanit.
Ai e ka bërë këtë deklaratë në rrjetin e tij social, Truth Social, të shtunën.

“Kandidati favorit i republikanëve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme. Protestoni, rikthejeni kombin tonë sërish”.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment, raporton REL.

Trump ka thënë, pa ofruar dëshmi, se “rrjedhjet ilegale”, nga Zyra e Prokurorit të Mantahanit, kanë dhënë shenja se ai do të arrestohet.

Ende nuk është bërë e ditur se për çka mund të akuzohet ai.

Read More
TË FUNDIT

Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen këtë të shtunë në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për aneksin e zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Pos delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë që do të takohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ku pjesëmarrës janë shefi i lartë i bllokut, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Ohër në rolin e vëzhguesit është edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kujtojmë se plani evropian u pranua nga Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt në Bruksel.

I njëjti parasheh një marrëveshje të përkohshme e cila mund të shpie tek marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Plani evropian ka për bazë zotimin e palëve që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në..

Read More
TË FUNDIT

Takimi Kurti-Borel-Lajçak, para tij ishte me Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon takimin me përfaqësuesin e lartë të BE-së të politikës së jashtme, Josep Borrell, si dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nga pamjet, shihet se kryeministri Kurti është i qeshur dhe në disponim të mirë, ashtu siç ishte edhe në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Pas përfundimit të këtij takimi, Kurti do të takohet me Vuçiqin dhe ndërmjetësit evropianë, në takimin trepalësh të Ohrit.

Takimi trepalësh është raportuar se do të fillojë nga ora 12:45, pas përfundimit të takimit të Kurtit me evropianët.

Para Kurtit, presidenti serb veçse e ka përfunduar takimin e tij me dyshen evropiane, Borrell – Lajçak.

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, Kurti sot takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në komunikatën e zyrës së Kurtit thuhet se në takim dyshja Kurti – Escobar folën për takimin e sotëm, rëndësinë dhe pritjet nga ky takim, përcjell arbresh.info.
Kryemin..

Read More
TË FUNDIT

Stoltenberg pret nga Kurti dhe Vuçiq bisedime konstruktive për progres

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër.

Stoltenberg, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se pret progres nga Kurti dhe Vuçiq, pasi sipas tij, ky është çelësi për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit, njofton Klankosova.tv.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, ka shkruar Stoltenberg.

Read More