Author: admin

TË FUNDIT

Shpjegimi i thjeshtë i Escobar se çka do të jetë Asociacioni

Emisari i SHBA’së në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar i cili është diplomati kyc që po bën presion për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë një shpjegim interesant se çfarë do të jetë ky mekanizëm.

I pyetur se si e mendon mënyrë që Asociacioni do të kontribuonte në një bashkëjetesë paqësore në mes të të dyja komuniteteve dhe do të ulte tensionet mes tyre, Escobar ka shpjeguar se cfarë do të jetë ky mekanizëm.

Sipas tij, Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që serbëve të Kosovës u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që do të bënte është se do të krijonte lidhje në mes të një popullate, e cila ndihet e izoluar, e margjinalizuar, si dhe Qeverisë qendrore. Dhe, ne po flasim në të vërtetë për shërbime komunale. Nuk po flasim për funksione ekzekutive. Ne po flasim rreth ofrimit të shërbimeve për njerëzit në gjuhën e tyre. Kështu që, ..

Read More
TË FUNDIT

Dikush nis t’i analizojë shprehjet e fytyrës së Kurtit e Vuçiqit në takim: Çfarë tregojnë ato?

Dikush nis t’i analizojë shprehjet e fytyrës së Kurtit e Vuçiqit në takim: Çfarë tregojnë ato?

Para disa minutash ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.
Nga ky takim ku prezent janë edhe ndërmjetësuesit evropianë, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell, kanë dalë edhe fotografitë e para, shkruan lajmi.net.

E menjëherë kanë nisur aludimet e vlerësimet bazuar në shprehjet e fytyrës.

“Dhe kështu duken. Gjeni ndryshimin”, ka shkruar gazetari Xhemajl Rexha, duke iu referuar buzëqeshjes së Kurtit dhe fytyrës “së ngrirë të Vuçiqit”, ndoshta si një tregues apo pasqyrim i situatës në të cilën gjinden ata.

Kësi qasje, kësaj fotografie ia kanë dhënë edhe disa media tjera në Kosovë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Matoshi: Nga infot e mia, takimi ka shkuar me tensione – Kurti ka refuzuar çdo gjë me Asociacionin

Matoshi: Nga infot e mia, takimi ka shkuar me tensione – Kurti ka refuzuar çdo gjë me Asociacionin

Analisti Halil Matoshi pandeh se takimi nuk ka shkuar edhe aq mirë.
Kjo pasi, duke u thirrur në burimet e tij, ka mësuar se ka pasur paksa tensione në takim, përcjell lajmi.net.

Madje, ai për mikrofonat e Kanal10 deklaroi se një prej arsyeve është edhe refuzimi i Kurtit për të diskutuar çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin.

“Nga infot e mia, takimi ka shkuar paksa me tensione. Kurti po refuzon çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin”, tha ndër tjerash ai.

Kujtojmë se takimi është në zhvillim e sipër, ndërsa nuk dihet se kush do të flasë, ani pse po raportohet se i pari që do ta bëjë këtë është Vuçiqi.

Read More
TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Rambujesë pjesë e delegacionit të Kurtit, tymos puro në ballkonin e hotelit në Ohër

Ish-këshilltari i Rambujesë pjesë e delegacionit të Kurtit, tymos puro në ballkonin e hotelit në Ohër

Delegacioni i Kosovës në Ohër me në krye kryeministrin Kurti e ka me vete edhe një këshilltar special.
Bëhet fjalë për Marc Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, shkruan lajmi.net.

Britaniku Ëeller është kapur nga kamerat në ballkonin e hotelit ku po mbahet takimi duke tymosur një puro.

Ai ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja gjatë viteve 2006-2007.

Bazuar në biografinë e publikuar nga “Universiteti i Cambridget”, Ëeller gjithashtu ka kontribuar edhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe ka hartuar Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.

Ai është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës ..

Read More
TË FUNDIT

Zëdhënësi i BE-së: Takimi Kurti-Vuçiq mund të zgjasë deri në mbrëmje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano, në një konferencë nga Ohri, tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje.

“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”.

“Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano.

Stano, mes tjerash, tha se Borrell në konferencë nuk do të pranojë asnjë pyetje.

Read More
TË FUNDIT

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një hotel, publikohen foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një hotel, publikohen foto nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Dragodan” të kryeqytetit.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë me dije për lajmi.net se rasti ka ndodhur në një hotel në lagjen e lartëpërmendur të Prishtinës.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe dy persona. Ata dyshohet të jenë plagosur nga një mjet i mprehtë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, por ka thënë se hetuesit dhe prokurori i rastit janë duke punuar për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar..

Read More
TË FUNDIT

Çka po ndodh në Ohër? Zëdhënësi i BE-së: Takimi Kurti – Vuçiq mund të përfundojë në mbrëmje

Çka po ndodh në Ohër? Zëdhënësi i BE-së: Takimi Kurti – Vuçiq mund të përfundojë në mbrëmje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nuk ka dhënë detaje për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që po mbahet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut .
Në një konferencë për medie, ai tha se takimi Kurti-Vuçiq ndoshta mund të përfundojë në mbrëmje.

Ai tha se pas takimit, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të dalë para gazetarëve.

Ndryshe, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe zbatimin e tij.

Read More
TË FUNDIT

Nis më në fund takimi mes Kurtit e Vuçiqit

Nis më në fund takimi mes Kurtit e Vuçiqit

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiq si dhe ndërmjetësuesve të BE-së, Miroslav Lajçak e Joseph Borrell.
Takimi trilateral vjen pasi edhe Kurti edhe Vuçiq patën takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë, shkruan lajmi.net.

Në takimin trilateral, mirëpo edhe në ato paraprake, tema kryesore në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Në vendin po mbahet takimi është emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se takimi mes Kurtit e Vuçiqit mund të zgjas deri në orët e mbrëmjes.

Pas takimit pritet të ketë deklaratë për media nga Borrell, dhe veçmas nga Kurti e Vuçiq. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Në ditën që Kurti po dialogon në Ohër, krerët e UÇK-së pranojnë në vizitë një figurë publike

Në ditën që Kurti po dialogon në Ohër, krerët e UÇK-së pranojnë në vizitë një figurë publike

Në ditën kur Kurti po dialogon me Vuçiqin në Ohër, krerët e UÇK-së në Hagë kanë pranuar një vizitë.
Për t’i parë ata, ka shkuar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet Hamza përmes një postimi në Facebook.

“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar Hamza. /Lajmi.net/

Read More