Author: admin

TË FUNDIT

Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumente që solli problemet

Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumente që solli problemet

Analisti Fatmir Sheholli, ka folur me burime për atë që ka ndodhur në takimin Kurti – Vuçiq.
Ai në një deklaratë të dhënë në Kanal10 ka thën se ka ngërç të jashtëzakonshëm në takimin në Ohër, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ky ngërç ndërlidhet me një draft dokument të paraqitur nga Lajçak e Borrell, i cili paraqet ndryshim datash për afatet kohore.

“Ngërç të jashtëzakonshëm ka në takimin Kurti Vuçiq. Ky ngërç vjen si pasojë e një draft dokumenti që është paraqitur nga Lajçak dhe Borrell dhe ka ndryshime edhe për njërën dhe për palën tjetër. S’ka pasur kurrfarë mundësie që kjo të tejkalohet, tha Sheholli.

“BE po mundohet ta gjejë një formë të deklaratës se si do të dalë Borrelli në opinion që të mos koritë Serbinë e as vetën”, tha Sheholli. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Kokë më kokë” më shumë se zakonisht, tri orë nga fillimi i takimit Kurti – Vuçiq

“Kokë më kokë” më shumë se zakonisht, tri orë nga fillimi i takimit Kurti – Vuçiq

Filloi, pauzoi për pak, rifilloi. Takimi Kurti – Vuçiq po vazhdon edhe tash dhe po zgjatë më shumë se zakonisht.
Tashmë janë bërë tri orë prejse nisi takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe presidentit serb, shkruan lajmi.net.

Ekipi ynë që është i pozicionuar në vendngjarje, po raporton se gazetarët tash e dy orës janë të gatshëm dhe po presin paraqitjen e parë mediatike të ndonjërit prej palëve të përfshira, por që deri më tani, asnjëri nuk e ka bërë këtë, ani pse raportime për një gjë të tillë, kishte edhe pak më parë.

Takimi nisi rreth orës 15:15, për t’u ndalë më pas rreth orës 16:46. Pauza zgjati pak më shumë se 20 minuta, për të rifilluar sërish.

Ka hipoteza të ndryshme rreth asaj pse po zgjatet takimi, megjithatë deri më tani të gjitha janë jozyrtare dhe si të tilla nuk duhet të merren të mirëqena.

Kujtojmë se takimet paraprake mes Kurtit dhe Vuçiq zakonisht n..

Read More
TË FUNDIT

Kongresmenët amerikanë letër Blinkenit: Të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, si për serbët në Kosovë

Kongresmenët amerikanë letër Blinkenit: Të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, si për serbët në Kosovë

Kongresmenët Jim Himes dhe Ritchie Torres raportohet t’i kenë shkruar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Siç ka transmetuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kongresmenët i kanë kërkuar Blinkenit të drejta të barabarta për shqiptarët në Serbi, ashtu si për serbët në Kosovë, përcjell lajmi.net.

“Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë”, shkroi ndër tjerash Kamberi.

Më poshtë edhe letra e plotë:

Read More
TË FUNDIT

Asociacioni “mollë sherri”: Dalin informacione nga takimi, Serbia thuhet se u tregua destruktive

Asociacioni “mollë sherri”: Dalin informacione nga takimi, Serbia thuhet se u tregua destruktive

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Serbia po tregohet destruktive në Ohër.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Beogradi do ta marrë “koston e merituar”, shkruan lajmi.net.

Duke përmendur Asociacionin, ai thotë se nuk mund të ketë një të tillë i cili cënon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë i Kërçelit:

Serbia kthehet nga Ohëri, destruktive si gjithmonë. Veq kesaj radhe do e marrë edhe koston e merituar.

Nuk ka asociacion i cili shkel Kushtetutën e cenon integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

#meKryeministrin. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Përfundon takimi i përbashkët Kurti-Vuçiç në Ohër

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një konference për media nga Ohri, tha se Borrell do të shprehet në fund të ditës për rezultatet e këtyre takimeve.

“Borrell do të shprehet në fund të ditës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë bëhet në Bruksel, dhe atje asnjëherë nuk bëjmë ndonjë gjë në lidhje me mediat, vetëm një deklaratë nga Borrell, që është lehtësuesi kryesor, pra në fund të takimit. Pra, në fund të këtij takimi ai do të vijë këtu, nuk e dimë kohën, nuk e dimë se sa të zgjasin takimet, por do ju informoj përmes kolegëve të mi këtu dhe..

Read More
TË FUNDIT

Tri ditë më parë denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë, raportohet të ketë vdekur 51-vjeçarja nga Rahoveci

Tri ditë më parë denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë, raportohet të ketë vdekur 51-vjeçarja nga Rahoveci

Pak ditë më parë kishte raportuar për burrin e vjehrrën për dhunë, ndërkaq sot raportohet të ketë vdekur.
Bëhet fjalë për një 51-vjeçare nga Rahoveci, që siç shkruan Sinjali, ka vdekur në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, përcjell lajmi.net.

Siç mëson tutje mediumi respektiv, policia ka filluar hetimet, pasi pikërisht në ditën që ishte shtrirë në spital, ajo denoncoi burrin e vjehrrën për dhunë.

Kjo është konfirmuar edhe përmes raportit 24 orësh të Policisë, të dërguar ditën e enjte, ku thuhej se të dyshuarit ishin shoqëruar për intervistim në stacion policor dhe të njëjtit ishin liruar më pas në procedurë të rregullt.

“Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të ..

Read More
TË FUNDIT

Një auto-ambulancë po qëndron tek hoteli ku u takuan Kurti e Vuçiq në Ohër

Një auto-ambulancë po qëndron tek hoteli ku u takuan Kurti e Vuçiq në Ohër

Një detaj interesant është vënë re në vendin ku po mbahet takimi mes Kurtit e Vuçiqit në Ohër.
Jashtë hotelit po qëndron një autoambulancë, për çdo eventualitet, shkruan lajmi.net.

Fotografia është publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha.

Ndryshe, takimi që nisi para rreth 1 ore e gjysmë në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit tashmë ka përfunduar.

Pas pak pritet të dalin në konferencë për media të dy liderët veçmas si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Joseph Borrell. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet personi që dyshohet ta ketë kërcënuar e djegur garazhën e gazetarit kosovar, shkak një emision

Arrestohet personi që dyshohet ta ketë kërcënuar e djegur garazhën e gazetarit kosovar, shkak një emision

Është arrestuar i dyshuari që ka djegur garazhën e ka kërcënuar në forma të tjera gazetarin e RTK-së, Alban Selimi.
Këtë e konfirmoi edhe ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Selimi ka thënë se i arrestuari është fqinji i tij, ndërsa gjithçka duket të ketë të bëjë me një emision.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More