Author: admin

TË FUNDIT

Latifi: Fundi i krijesës së Titos duke u negociuar në vilën e tij, ironi e historisë

Latifi: Fundi i krijesës së Titos duke u negociuar në vilën e tij, ironi e historisë

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar rreth diskutimeve që po mbahen në rezidencën e dikurshme të Titos.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Latifi ka shtuar se negociatat e ditës së sotme përbëjnë ironi të historisë, përcjell lajmi.net.

Kjo pasi, aty po diskutohet mbyllja e një krijese të vet ‘pronarit’ të dikurshëm të vilës.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e një personi në lagjen Arbëri të kryeqytetit.
E shënuar sot rreth orës 13:50, përveç një të vrari, u plagosën edhe dy persona të tjerë, me njërin nga këta të dy që ka lëndime më të rënda, përcjell lajmi.net.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka shtuar se tashmë është lëshuar aktvendimi mbi ndalimin e dy personave nën masa të sigurisë, pasi të njëjtit janë në trajtim mjekësor.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësor. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”.

Read More
TË FUNDIT

Petrit Selimi: Po dëgjoj që s’ka asgjë nga Ohri

Petrit Selimi: Po dëgjoj që s’ka asgjë nga Ohri

Ish-ministri i Punvëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi është deklaruar përmes rrjetit social “Twitter” lidhur me takimin në Ohër.
Përmes një cicërime, ai ka shkruar se burimet e tij thonë që nuk ka asgjë nga Ohri, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, Selimi ka shkruar se ndërmjetësit po bëjnë maksimumin që të shpëtojnë përpjekjen dhe të ketë një dakordim mes palëve.

“Mirë. Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Lehtësuesit po punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen.” – ka shkruar ai.

Well. What I’m hearing right at this moment from Ohrid is that there is “no deal”. 🤷‍♂️ Envoys working hard to salvage the effort.

— Petrit Selimi (@Petrit) March 18, 2023

Read More
TË FUNDIT

Zëvendës-kryeministrja Rexhepi e bën të rëndësishëm kabinetin qeveritar, thotë se ky i fundit përkrahë Kurtin në Ohër

Zëvendës-kryeministrja Rexhepi e bën të rëndësishëm kabinetin qeveritar, thotë se ky i fundit përkrahë Kurtin në Ohër

Zëvendës-kryeministrja nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi është deklaruar rreth takimit të ditës në Ohër.
Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, ajo ka thënë se si palë duhet dhe shprehu bindjen se do të jenë seriozë për secilën nga pikat që do diskutohen, përcjell lajmi.net.

Rexhepi gjithashtu ka shtuar se si kabinet qeveritar janë në mbështetje të Kurtit sa i përket takimit në Ohër. Tutje, ajo ka kujtuar faktin se shefi i ekzekutivit kosovar tashmë është i gatshëm për dialog të brendshëm me serbët dhe se nuk ka arsye të flitet për Asociacionin.

“Dhe, nuk është me rëndësi a e nënshkruajmë sot atë marrëveshje, por duhet të jemi shumë serioz për të gjitha pikat që janë në atë marrëveshje. Asociacioni është prej vitit 2013 e më pas ne e kemi ratifikuar në Kuvend më 2015 ku kam votuar edhe unë, pasi në atë kohë kemi menduar se komunitetin serb duhet integru..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Jemi të fokusuar te finalizimi i marrëveshjes, jo te nënshkrimi

Escobar: Jemi të fokusuar te finalizimi i marrëveshjes, jo te nënshkrimi

Zëvendës-Ndihmësi Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka folur sërish rreth negociatave Kosovë – Serbi.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Escobar ka thënë se sa i përket takimit të Ohërit, nuk po punojnë për të pasur nënshkrim, përcjell lajmi.net.

Ai ka ripërsëritur faktin se po punojnë pambarim për një finalizim të marrëveshjes dhe asapak atë për të nënshkruar diçka.

“Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim [të marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike”.

Sipas tij, gjendja aktuale në kontinentin e vjetër përballet me rreziqe të mëdha, madje më të mëdha që nga Lufta e Dytë Botërore, andaj një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, është e domos..

Read More
TË FUNDIT

Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumenti që solli problemet

Sheholli flet me burime: Ka ngërç në takimin Kurti – Vuçiq, ky është dokumenti që solli problemet

Analisti Fatmir Sheholli, ka folur me burime për atë që ka ndodhur në takimin Kurti – Vuçiq.
Ai në një deklaratë të dhënë në Kanal10 ka thën se ka ngërç të jashtëzakonshëm në takimin në Ohër, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ky ngërç ndërlidhet me një draft dokument të paraqitur nga Lajçak e Borrell, i cili paraqet ndryshim datash për afatet kohore.

“Ngërç të jashtëzakonshëm ka në takimin Kurti Vuçiq. Ky ngërç vjen si pasojë e një draft dokumenti që është paraqitur nga Lajçak dhe Borrell dhe ka ndryshime edhe për njërën dhe për palën tjetër. S’ka pasur kurrfarë mundësie që kjo të tejkalohet, tha Sheholli.

“BE po mundohet ta gjejë një formë të deklaratës se si do të dalë Borrelli në opinion që të mos koritë Serbinë e as vetën”, tha Sheholli. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës, nuk do t’i lënë Kurtin e Vuçiqin të dalin pa një marrëveshje”

“Amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës, nuk do t’i lënë Kurtin e Vuçiqin të dalin pa një marrëveshje”

Analisti Halil Matoshi mendon se sonte do të ketë dakordim mes palëve.
Në fakt, siç tha ai, marrëveshje veçse është arritur, por përfaqësuesit do të gjejnë gjuhën e përbashkët për implementim, përcjell lajmi.net.

Madje, në Kanal10, në kuptim figurativ ai deklaroi se tashmë amerikanët e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë të dalin nga takimi pa një marrëveshje.

“Po, unë mendoj se ata e kanë mbyllur derën me çelës dhe se nuk do t’i lënë pa marrëveshje”, vlerësoi ndër tjerash ai.

Kujtojmë se tashmë po bëhen gati katër orë që nga fillimi i takimit në Ohër, por që nuk ka asnjë prononcim rreth asaj se si po shkon takimi.

Read More
TË FUNDIT

Rexhepi: Kurti ka mbështetjen e plotë të kabinetit qeveritar

Rexhepi: Kurti ka mbështetjen e plotë të kabinetit qeveritar

Zëvendës-kryeministrja nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi është deklaruar rreth takimit të ditës në Ohër.
Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, ajo ka thënë se si ekzekutiv duhet të jenë seriozë për secilën nga pikat, përcjell lajmi.net.

Tutje, ajo ka kujtuar faktin se shefi i ekzekutivit kosovar tashmë është i gatshëm për dialog të brendshëm me serbët.

“Dhe, nuk është me rëndësi a e nënshkruajmë sot atë marrëveshje, por duhet të jemi shumë serioz për të gjitha pikat që janë në atë marrëveshje. Asociacioni është prej vitit 2013 e më pas ne e kemi ratifikuar në Kuvend më 2015 ku kam votuar edhe unë, pasi në atë kohë kemi menduar se komunitetin serb duhet integruar në sistemin e Kosovës.

Tash, kryeministri është i hapur shumë për të folur me komunitetin lokal serb e jo vetëm, e para se të nënshkruaj diçka që është si Asociacioni, duhet të pasur kujdes sepse nëse tash bëjmë diçka që nuk është në interes të shte..

Read More
TË FUNDIT

Mësohet gjendja e dy të plagosurve me thikë në Dragodan

Mësohet gjendja e dy të plagosurve me thikë në Dragodan

Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga një mjet i mprehtë.
Nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për KosovaPress është bërë e ditur se njëri nga të lënduarit është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla ka deklaruar se gjendja e të lënduarve ka qenë stabile gjatë qëndrimit në Klinikën Emergjente. Ai ka shtuar se sipas të gjitha gjasave, njëri nga të lënduarit pritet të lëshohet nga aty.

Rastin tragjik në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, më herët për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore ..

Read More