Author: admin

TË FUNDIT

Kurti nuk lejohet të mbajë fjalim në skenën kryesore

Kurti nuk lejohet të mbajë fjalim në skenën kryesore

Kurti nuk është lejuar të mbajë fjalim në skenën kryesore, aty ku e mbajti edhe Josep Borell.
Kështu ka raportuar nga vendi i ngjarjes, ekipi i lajmi.net që po qëndron në hotelin ku edhe është zhvilluar takimi, përcjell lajmi.net.

Ishte zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ai që orientoi gazetarët për në skenën e madhe, por në atë moment u ndalën dritat.

Kjo do të thotë se ai do t’u drejtohet gazetarëve nga aty ku iu drejtua edhe Vuçiq.

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Jam shumë i lumtur, rëndësia e kësaj marrëveshjeje është e madhe

Escobar: Jam shumë i lumtur, rëndësia e kësaj marrëveshjeje është e madhe

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se është shumë i lumtur që u arrit marrëveshja.

Sipas tij, kjo arritje është e madhe dhe se akordi është i një rëndësie të veçantë, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai ka shtuar se ShBA do të jenë aty për të ndihmuar rreth zbatimit të marrëveshjes.

Read More
TË FUNDIT

Zbardhet dokumenti konfidencial që BE dhe SHBA i kanë dhënë Kurtit dhe Vuçiqit në tryezën e Ohrit

Pas rreth 12 orë bisedimesh ka përfunduar takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi përfundoi pak minuta pasi u raportua se bisedimet kanë filluar pas pauzës së dytë.

Top Channel ka siguruar deklaratën e cila u është vënë në tryezë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratë përcaktohen parimet themelore të marrëveshjes, që është një kuadër për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore dhe bashkëjetesën, pavarësisht dallimeve thelbësore midis palëve. Një kornizë e qëndrueshme dhe e besueshme e integrimit në Bashkimit Europian për Serbinë dhe Kosovën, krahas gjatë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Dhe është një proces i mbështetur nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne deklaratë thuhet se janë dy kryediplomatë të aftë nga vendet anëtare jo-njohëse të BE-së, Spanja dhe Sllovakia, të..

Read More
TË FUNDIT

Arben Ahmeti: S’ka marrëveshje

Arben Ahmeti: S’ka marrëveshje

Gazetari Arben Ahmeti ka thënë se nuk ka marrëveshje të arritur.
Këto bazime ai i bën mbi premisën që përderisa nuk ka nënshkrim, nuk ka as marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Këto deklarime ai i bëri në Kanal10, ndërsa parashikoi se edhe çka do të deklarojnë palët.

“Po, tash këto deklarimet se është historike e këso, i dimë të gjitha. Përderisa s’ka nënshkrim, s’ka marrëveshje”, tha ndër tjerash ai.

Duhet përmendur se për çdo çast pritet që shefi i diplomacisë evropiane të paraqitet para gazetarëve.

Read More
TË FUNDIT

Vuçiqi ka dalë me propozim të ri, zbulon gazetari Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se shkakun e asaj se pse nuk po nënshkruhet marrëveshje në Ohër.

Sipas tij, Kurti dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet sot, kurse Vuçiq ka dalë me propozim të ri.

Gjithnjë siç pretendon Haxhiu, presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vërë Bashkimi Evropian.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vuçiqi ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se pesë orë nga fillimi i takimit dhe ende nuk ka asnjë rezultat, besa as prononcim të ndonjë zyrtari ose palëve të përfshira.

Read More
TË FUNDIT

Mbyllen bisedimet në Ohër, përfudon pas 12 orësh takimi Kurti-Vuçiç

Pas negociatave maratonike që nisën nga orët e paradites në Ohër, pak më parë ka përfunduar takimi trepalësh midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka paralajmëruar pas takimit,përfaqësuesi i lartë Josep Borrell së shpejti do të dalë me deklaratë zyrtare se çfarë është arritur nga negociatat e sotme lidhur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, përmes planit 11 pikës të ashtuquajtur franko-gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit. Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është ..

Read More
TË FUNDIT

LIVE/Këtu ndiqni konferencën e Borell pas takimit trepalësh në Ohër

Në Ohër ka përfunduar negociatat maratonike trepalëshe mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi maratonik mbi 12 orësh është paralajmëruar të mbahet një konferencë për media nga Borell, por që nuk është bërë e ditur saktë ora se kur do të fillojë.

Në këtë LINK mund të ndiqni adresimin e përfaqësuesit të lartë BE-së, Borrell lidhur me takimin e sotëm.

Kliko linkun KËTU

Read More
TË FUNDIT

Përfundon takimi në Ohër

Përfundon takimi në Ohër

Është mbyllur para pak çastesh takimi në Ohër.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili deklaroi se për pak çaste do të dalë para gazetarëve edhe Borrell, përcjell lajmi.net.

Kryediplomati evropian pritet ta konfirmojë rezultatin e marrëveshjes, ndërsa bëhet e ditur se nuk do të ketë drejtë pyetjeje nga gazetarët.

Qëndroni me ne për të mësuar detajet e fundit nga takimi në Maqedoninë Veriore.

Kosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023

Read More
TË FUNDIT

Ali Ahmeti përshëndetje të ngrohta me Escobarin, refuzon të përgjigjet nëse ka marrëveshje apo jo

Ali Ahmeti përshëndetje të ngrohta me Escobarin, refuzon të përgjigjet nëse ka marrëveshje apo jo

Ali Ahmeti është përshëndetur ngrohtësisht me Gabriel Escobar, pak çaste pas takimit.
Megjithatë, ai ka refuzuar të përgjigjet nëse ka marrëveshje apo jo, përcjell lajmi.net.

“Përderisa pritëm gjithë ditën, le të presim edhe pak akterët që ta konfirmojnë nëse ka marrëveshje apo jo. Unë veç dua ta shoh përparimin e Kosovës”, tha Ahmeti për Kanal10.

Kanë kaluar tashmë më shumë se 30 minuta nga përfundimi i takimit dhe ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar.

Brenda pak çastesh pritet edhe paraqitja e shefit të diplomacisë evropiane para gazetarëve.

Read More