Author: admin

TË FUNDIT

BE publikon Aneksin e Zbatimit për të cilin Kurti dhe Vuçiq u dakorduan në parim

BE publikon Aneksin e Zbatimit për të cilin Kurti dhe Vuçiq u dakorduan në parim

Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë dakorduar në parim për Aneksin e Zbatimit të marrëveshjes.

Në sajtin zyrtar EEAS është tashmë dokumenti për të cilin edhe krerët shtetërorë thanë se do të publikohet nga autoritetet evropiane.

Siç edhe mund ta shihni, aty është edhe pika 7, ku thuhet saktësisht ajo që u prezantua më herët nga kryediplomati evropian Josep Borrell:

“Për të zbatuar Nenin 7, Kosova i nis menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja mbi artitjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive për të siguruar nivel të përshtatshëm vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë, në përshtatshmëri me marrëveshjet e dialogut siç janë përcaktuar nga lehtësuesi i BE-së.”

Të gjitha pikat e Aneksit:

Ky aneks konstituon pjesë integrale të Marrëveshjes.

Kosova dhe Serbia plotësisht përkushtohen që të respektojnë të gjitha Paragrafet e..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kemi arritur pajtimin për një aneks, pala serbe po i ikë nënshkrimit (VIDEO)

Kurti pas takimit: Kemi arritur pajtimin për një aneks, pala serbe po i ikë nënshkrimit

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtimin për një aneks që do të udhëzoj implementimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njejtë sikur në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, pas takimit në Ohër, përcjell INA.

Sipas tij, i takon BE-së që të gjejë mekanizimin që ta bëj gjendjen e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

“Sa i përket aneksit të zbatimit, ai do të publikohet në faqen e BE-së dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni se cfarë ka e cfarë nuk ka”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë “de facto” ndërmjetës Kosovës dhe Serbisë, natyrisht ka edhe gjëra tjera.

“Sot kemi edhe aneksit të zbatimit përcjellës, por ata i ikën edhe nënshkrimit të marrëveshjes bazë, por edhe aneksit të zbatimit”, deklar..

Read More
TË FUNDIT

Kurti tha se s’ka hierarki në respektimin e marrëveshje, por do të fillohet menjëherë me pikën 7

Kurti tha se s’ka hierarki në respektimin e marrëveshje, por do të fillohet menjëherë me pikën 7

Kryeministri i Republikës së Kosovës deklaroi që nuk do të ketë hierarki sa i përket renditjes vlerore të marrëveshjeve.
Megjithatë, kur u pyet rreth pikës së shtatë të aneksit, ai pohoi që do të ndodhë një gjë e tillë, shkruan lajmi.net.

Pra, në parim një paradoks brenda një deklarate, ku shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se bashkë me BE-në, brenda pak ditësh do t’i fillojnë diskutimet për vetëmenaxhimin e serbëve, por s’dha arsye pse gjashtë pikat e para injorohen para asaj të shtatës.

Kujtojmë se mes tjerash Kurti potencoi edhe faktin që Serbia nuk pranoi të nënshkruajë, ani pse ai ishte i gatshëm ta bënte një gjë të tillë.

“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Erdha për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes bazë, pala tjetër s’deshi

Kurti: Erdha për të nënshkruar aneksin e marrëveshjes bazë, pala tjetër s’deshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka folur pas takimit tripalësh me BE-në dhe Vuçiq.
Ai tha se palët kanë arritur marrëveshje publikisht që të respektojnë aneksin e marrëveshjes bazë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ashtu si në takimin e kaluar, edhe në këtë të sotmin, pala tjetër refuzoi.

“Fillimisht duhet të falënderojë nikoqirët, krerët shtetërorë të Maqedonisë Veriore për mikpritjen. Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen që do të zbatojë aneksin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër refuzoi sërish nënshkrimin e saj. Sa i përket aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në faqen e Bashkimit Evropian”, tha ndër tjerash ai.

Tutje, kryeministri u përgjigj edhe rreth deklarimeve të Borrellit për respektimin e pikës së 7.

“Nuk është vetëqeverishje, por vetëmenaxhim. Jam kryeministër edhe i të gjitha pakicave në Kosovë, që shpeshherë harrohen. Unë u shërbejë të gjithëve. Ekziston një paragraf që f..

Read More
TË FUNDIT

Nëse Serbia s’e respekton marrëveshjen do të penalizohet në integrime

Nëse Serbia s’e respekton marrëveshjen do të penalizohet në integrime

Serbia do të penalizohet në integrime nëse nuk e respekton marrëveshjen.

Në tekstin e Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman, është treguar se si do të ndëshkohet Serbia në rast se për fajin e saj do të pengohet normalizimi i raporteve me Kosovën.

Siç tregon Aneksi, Komisioni Evropian në përputhje me pikën 25 të kornizës së negociatave, me iniciativën e tij apo të 1/3 të shteteve anëtare të propozojë të rekomandojë mos hapjen ose mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim e Serbisë në BE.

Nëse “progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, mbetet dukshëm prapa progresit në negociatat në përgjithësi, për shkak të dështimit të Serbisë për të vepruar në mirëbesim, veçanërisht në zbatimin të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, Komisioni me iniciativën e tij ose me kërkesën e një të tretës së Shteteve Anëtare, në përputhje me pikën 25 të kornizës së negociat..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Arritëm marrëveshje për disa pika, por asgjë nuk u nënshkrua

Përfundoi në Ohër pas gati 12 orësh takimi i përbashkët i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës Aljbin Kurti dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) Josep Borej dhe Miroslav Lajçak, si pjesë e raundit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Pas përfundimit të takimit, presidenti serb Vuçiq iu drejtua fillimisht gazetarëve, duke deklaruar se asgjë nuk është nënshkruar, se të dyja palët e kanë bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe, por se “përparojnë mirë në një atmosferë konstruktive”.

“Kemi arritur një lloj marrëveshjeje, jam i kënaqur me këtë”, tha Vuçiq, duke thënë se këto janë disa pika që do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët në të ardhmen dhe se të dielën do t’u shpjegojë qytetarëve të Serbisë detaje konkrete.

Vuçiq tha se ndër të tjera është biseduar për personat e pagjetur dhe konferencën e donatorëve si gjëra që do të ndodhin në të ardhmen, por obligim prioritar ka qenë formimi i ..

Read More
TË FUNDIT

Borell: Kemi arritur marrëveshje

Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell pas takimit 12 orësh në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq ka theksuar dyja shtetet kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.

“Kemi pasur një ditë të gjatë dhe jam mirënjohës për mikpritjen nga nikoqirët, duke na ofruar një ambient të bukur për këtë takim të rëndësishmë. Synimi i sotëm ishte që Ks dhe Sr të pajtohen rreth asaj se si të implementojnë marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel. Por sot cështja ishte se si duhej të zbatohej dhe kjo do të thotë se hapa praktikë të ndërmerren dhe si e deri kur të bëhet. Kam kënaqësinë që të them se kemi një marrëveshje dhe kemi një pajtim rreth asaj se si do të bëhet. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar rreth zbatimit të aneksit në rrugën drejt BE”, deklaroi Borell, përcjell INA.

Sipas tij, palët janë përkushtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjet dhe të realizojnë ob..

Read More
TË FUNDIT

Escobar pas takimit: Është arritur marrëveshja e vështirë, por e domosdoshme

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar bëri të ditur se është arritur marrëveshje në takimin e sotëm në Ohër, përcjell INA.

“Dua të përgëzoj të dyja palët për arritje e një marrëveshje të vështirë por të domosdoshme afatgjate që hap rrugën euroatlantike dhe evropiane, por edhe paqen në rajon.

Mund të them sot që SHBA përkushtohet në implemtimin e marrëveshje, duke bërë cdo gjë të mundur për ta realizu dhe ndihmu këtë marrëveshje”, theksoi zyrtari dhe lehtësuesi amerikan në këtë proces, Escobar.

Ai tha se BE ka një mekanizëm për të siguruar implementimin dhe se jam i kënaqur dhe mirënjohës për kolegët tanë evropian për arritjen e kësaj marrëveshje, por duke faleminderuar edhe dy liderët në këto negociata, Kurti dhe Vuciq. Zyrtari amerikan faleminderoi vendin nikoqir për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. (INA)

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Ka marrëveshje – Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta implementojnë planin

Borrell: Ka marrëveshje – Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta implementojnë planin

Shefi i diplomacisë evropiane ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje.

Kjo marrëveshje nënkupton faktin se ato do t’i respektojnë pikat e akorduara më parë, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi pasur një ditë të gjatë përpara dhe dua të falënderojë autoritetet maqedonase për mikpritjen. E dimë se objektivi ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen se si ta implementojnë marrëveshjen e fundit në Bruksel. Sot ishte qëllimi se si të finalizohet. Na duhen hapa konkretë. Djalli fshihet në detaje. Pas 12 orëve kemi një marrëveshje. Kosova dhe Serbia janë pajtuar në zbatimin e planin e marrëveshjes”.

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Kurti ka pranuar Asociacionin – brenda ditësh fillon diskutimet me BE’në për krijimin e tij

Borrell: Kurti ka pranuar Asociacionin – brenda ditësh fillon diskutimet me BE’në për krijimin e tij

Josep Borrell ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin.

Sipas tij, brenda ditësh, kreu i ekzekutivit kosovar do t’i fillojë diskutimet me BE-në për të rregulluar çështjen e vetadministrimit të serbëve, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se kjo marrëveshje nuk ka qenë ajo çfarë kanë pritur, megjithatë e rëndësishme është se një marrëveshje ka pasur.

Read More