Author: admin

TË FUNDIT

Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja

Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja

Policia njofton se dje rreth orës 13:21 dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të një personi i gjinisë mashkullore, i cili ka vdekur.
Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2023 – 13:21. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe..

Read More
TË FUNDIT

Begaj për marrëveshjen në Ohër: Një garanci më shumë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Begaj për marrëveshjen në Ohër: Një garanci më shumë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë të arritur të shtunën në Ohër.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

“Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan ai në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj gjashtë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj gjashtë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova, ka raportuar për një rast i cili dyshon të ketë qenë dhunim, që i kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës, njofton se viktima kishte bërë të ditur se viktima ishte shoqëruar me veturë nga kolegu i saj dhe se dyshon që ai të ketë përdorë narkotikë, përcjell lajmi.net.

Pas tymit që i dyshuari ia kishte hedhur në fytyrë, viktima thotë se ishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.

PK bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM

Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar m..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: BE të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht të detyrueshme

Kurti: BE të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht të detyrueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se i takon Bashkimit Evropian të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.
Ai ka potencuar se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira dhe kanë treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme.

Kurti ka falënderuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për angazhimin, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen.

“Ne erdhëm në Ohër me qëllime të mira dhe treguam mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur. Po ashtu Maqedoni..

Read More
TË FUNDIT

Kovaçevski: I përgëzoj Vuçiqin dhe Kurtin për guximin dhe vizionin e tyre

Kovaçevski: I përgëzoj Vuçiqin dhe Kurtin për guximin dhe vizionin e tyre

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas pajtimit të Kurtit dhe Vuçiqit që ta implementojnë aktin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel, ka thënë se marrëveshja do të jetë pjesë integrale e rrugës evropiane të të dyja palëve.
Ai para mediave tha se Ballkani perëndimor i përket Bashkimit Evropian.

“Dua të përshëndes marrëveshja e arritur sot për implementimin e marrëveshjes për udhërrëfyesin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të jetë pjesë integrale e rrugës evropiane të të dyja palëve. Mendoj se marrëveshja e sotme për zbatimin e aneksit të marrëveshjes, duke përfshirë edhe marrëveshjen për zbatimin e plotë i detyrimeve të marrëveshjeve të mëparshme nga dialogu është arritje e rëndësishme. Paqja pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kyçe për përparimin e përshpejtuar për të gjithë Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit E..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

​24 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në Paris

Sot, bëhen 24 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars 1999, marrëveshje të ndryshme.
Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Konferenca e Rambujes kishte miratuar Marrëveshjen e sanksionimit rreth ndërprerjes së dhunës në Kosovës që ishte nën mbikëqyrjen e OSBE-së, misionit të posaçëm diplomatik në Kosovë, e cila kishte parashikuar zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe vetëqeverisja substanciale e saj dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha bashkësive kombëtare në Kosovë, që ishte paraparë që në një periudhë kohore trivjeçare të zgjidhej çështja e statusit përfundimtar të Kosovës.

Pjesëmarrja ..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, por me acar në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 16 deri në 36 kilometra në orë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme gjatë ditës, me minimale që do të luhaten prej minus 4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18 gradë.

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku për marrëveshjen në Ohër: Kjo gjendje e re është e pariparueshme

Abdixhiku për marrëveshjen në Ohër: Kjo gjendje e re është e pariparueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrëveshjes së djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku e ka akuzuar për mashtrim dhe humbje të një mundësie historike Kurtin, përcjell lajmi.net.

Abdixhiku është shprehur se kauza politike e rreme e Kurtit, i ka kushtuar Kosovës tmerrësisht shumë, ka përfunduar sonte

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë.

Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më.”,..

Read More
TË FUNDIT

Ky është Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.

Aneksi është një pjesë integrale e Marrëveshjes.
Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëves..

Read More
TË FUNDIT

Numër i madh truprojesh, Kurti me sigurim më të rreptë sesa gjithë të tjerët

Numër i madh truprojesh, Kurti me sigurim më të rreptë sesa gjithë të tjerët

Ka përfunduar tashmë edhe konferenca e kryeministrit të Republikës së Kosovës pas takimit tripalësh me BE-në dhe Vuçiqin.
Është interesant fakti të thuhet se një gjë që e ka karakterizuar atë, është numri i truprojeve, përcjell lajmi.net.

Siç edhe mund ta shihni në pamjet e siguruara nga ekipi ynë që ka raportuar nga vendngjarja, një numër i konsiderueshëm truprojesh kanë qenë pranë Kurtit.

Në anën tjetër, duhet përmendur faktin se nga pikat kyçe të marrëveshjes së arritur është ajo se Kurti, respektivisht Qeveria e Kosovës, brenda pak ditësh do të fillojë diskutimet me BE-në për krijimin e autoritetit vetmenaxhues për serbët e vendit tonë.

Read More