Author: admin

TË FUNDIT

Edi Rama për marrëveshjen në Ohër: Le të shpresojmë, mos të jetë mashtrim!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpreson që arritja e marrëveshjes por pa nënshkrim të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit’, shkroi Rama në Twitter.

Ndërsa, në një postim tjetër Rama i ka uruar katër protagonistët e tryezës në Ohër.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dh..

Read More
TË FUNDIT

Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Të nxjerrim mësime

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Ai në një postim në Tëitter ka uruar Kosovën dhe Serbinë, por edhe Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Bildt tha se nuk duhet të harrohen “mësimet e marrëveshjes së 2013-s”.

“Urime Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas vitesh të diplomacisë së duruar. Koordinimi me SHBA-në ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por, së pari urime Kosovës dhe Serbisë për hapin e rëndësishëm në të ardhmet e tyre përkatëse. Por zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të kërkojë menaxhim dhe monitorim shumë të afërt në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë. Dhe marrëveshja varet në mënyrë kritike nga procesi i pranimit në BE për rajonin që ecën përpara dhe ruan besueshmërinë e tij si në rajon ashtu edhe në të gjitha shtetet anëtare të BE-..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për implementimin e obligimeve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, ambasadori Hovenier e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.

Read More
TË FUNDIT

SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.
Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

We welcome the EU-facilitated and U.S.-supported deal to normalize relations between Kosovo and Serbia and urge both sides to start th..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Hovenier përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Ohër.
Hovenier tha se ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e saj.

“Është arritur një marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023

Read More
TË FUNDIT

Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e dakorduar por e pa nënshkruar të mos jetë mashtrim

Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e dakorduar por e pa nënshkruar të mos jetë mashtrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpreson që arritja e marrëveshjes por pa nënshkrim të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit’, shkroi Rama në Twitter.

Ndërsa, në një postim tjetër Rama i ka uruar katër protagonistët e tryezës në Ohër.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të..

Read More
TË FUNDIT

DËSHTIMI I OHRIT DHE TAKTIKA E DETYRIMIT

Agim Morina

Një gjë mund të thuhet qartë: takimi në Ohër ishte dështim i BE-së. Borrelli dhe Lajčáku bënë gjithçka për me shpëtu çka mundën, për me paraqitë edhe këtë dështim si një hap në vargun e hapave të marrëveshjes. Një nga arsyet kryesore të dështimit është qëndrimi proserb i “lehtësuesve” të BE-së, Borrellit dhe Lajčákut. Ata po e mbajnë haptazi anën e Vučićit dhe po përpiqen me mish e me shpirt m’ia imponu Kosovës kërkesat e Serbisë. Nëse kryeministri Albin Kurti do të refuzonte me nënshkru, jo dy herë, por vetëm një herë, çifti Borrell-Lajčák do të qortonin ashpër Kosovën dhe do të bënin gjithçka që ta nxinin figurën e kryeministrit Kurti si “jobashkëpunues” dhe “jokonstruktiv”. Po të ishin neutralë, ata do të duhej ta kishin kritiku ashpër Vučićin për sjelljen shpërfillëse dhe arrogante të deritashme. Përkundrazi, ata jo vetëm që nuk po thonë asgjë kundër Vučićit, por ata po përpiqen me paraqitë këtë dështim si sukses të radhës, duke përshtatë pikat e çdo deklarate kërkesa..

Read More
TË FUNDIT

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj shtatë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj shtatë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova, ka raportuar për një rast i cili dyshon të ketë qenë dhunim, që i kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës, njofton se viktima kishte bërë të ditur se viktima ishte shoqëruar me veturë nga kolegu i saj dhe se dyshon që ai të ketë përdorë narkotikë, përcjell lajmi.net.

Pas tymit që i dyshuari ia kishte hedhur në fytyrë, viktima thotë se ishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.

PK bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM

Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me..

Read More
TË FUNDIT

Vdes një foshnje pesëmuajshe në QKUK, rasti nën hetime

Vdes një foshnje pesëmuajshe në QKUK, rasti nën hetime

Një foshnje pesëmuajshe, ka ndërruar jetë të shtunën në QKUK, nga Mitrovica.
Policia e Kosovës, bënë të ditur se foshnja kishte qenë në trajtim mjekësorë, përcjell lajmi.net.

“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

PK, bënë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Lajmi.net/

Read More