Author: admin

TË FUNDIT

NATO kërkon nga Kosova dhe Serbia që sa më shpejt ta zbatojnë marrëveshjen

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

“Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Dje në Ohër, Kurti dhe Vuçiq nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja, por pati dakordim për të.

Read More
TË FUNDIT

Serwer: I bënë shumë presion Kurtit, marrëveshja e fundit i ka dy probleme të mëdha

Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Washington, ka thënë se Aneksi Zbatues i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka dy probleme të mëdha.

I pari, sipas tij, është se “ai fokusohet në proces, jo në substancë”, dhe se “Serbia refuzoi sërish ta nënshkruajë”.

Serwer në një analizë të publikuar sot shkruan se “risia kryesore procedurale është inkorporimi i detyrimeve në të dy marrëveshjet në detyrimet e anëtarësimit të të dyja vendeve në BE”.

Marrëveshja e re parashikon gjithashtu një grup monitorimi të kryesuar nga Bashkimi Europian. Këto dispozita, sipas Serwer, kanë qenë të nënkuptuara gjatë gjithë kohës.

“Më shumë e obligojnë BE-në sesa Serbinë dhe Kosovën. Për më tepër, detyrimi nuk shtrihet në njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, pasi që marrëveshja e normalizimit nuk është në këtë pikë referimi”, shkruan ai.

Serwer përmend se Aneksi e detyron Kosovës që t’i fillojë menjëherë negociatat p..

Read More
TË FUNDIT

Osmani për dakordimet në Ohër: Nuk kam asnjë pritje, Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Osmani për dakordimet në Ohër: Nuk kam asnjë pritje, Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”,tha Osmani.

Ajo po ashtu theksoi se nga Serbia nuk ka asnjë pritje.

“Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim..

Read More
TË FUNDIT

Gratë e Krushës do t’i bashkohen marshit në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Gratë e Krushës do t’i bashkohen marshit në mbështetje të krerëve të UÇK-së

Fahrije Hoti nga Organizata e grave të Krushës ka njoftuar se do të mbështesë marshin për drejtësi, marsh ky i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Ky marsh pritet të mbahet më 2 prill, në ora 14:00, në Prishtinë në për t’u solidarizuar me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Hagë , në kuadër të Speciales.

“Ka 24 vjet që unë, së bashku me shumë gra të tjera të Krushës e të Kosovës, jo vetëm që kemi humbur më të dashurit tanë – por nuk dijmë asgjë për fatin e tyre.Djemtë, burrat, baballarët tanë, mungojnë dhe askush nga ish-sistemi gjenocidal serb nuk ka dhënë llogari. Janë mbi 1600 shqiptarë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur si pasojë e atij sistemi, derisa, fatkeqësisht, të vetmit që po ballafaqohen me drejtësinë sot janë ata të cilët luftuan për çlirimin e vendit të tyre”,deklaroi Fahrije Hoti.

Ajo gjithashtu tha se bashkë me të gjitha gratë e K..

Read More
TË FUNDIT

Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane

Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.
Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja është arritur pas disa orëve diskutime në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Hill, ka thënë se vendimi ka kërkuar “mençuri, integritet dhe kurajë”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap”, ka thënë Hill, përmes një postimi në Twitter.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në Ohër.
Arritjen e pajtueshmërisë e ka përshëndetur edhe misioni i NATO-s në Kosovë, ..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: S’dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës

Vuçiq: S’dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka treguar sot se pse nuk e ka nënshkruar të shtunën në Ohër marrëveshjen dhe as aneksin implementimit, derisa ka potencuar se Serbia është e gatshme të punojë në implementim, deri te vijat e saj të kuqe.
Vuçiq ka thënë se nuk mund të bëjë marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovës.

“Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës, për mua nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Republikën e Kosovën”, është shprehur ai.

Si vija të kuqe të Serbisë, Vuçiq ka përmendur kundërshtimin e pranimit të Kosovë si shtet pavarur dhe praninim e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, askush s’mund t’i vë kusht Serbisë për atë që ajo s’e ka pranuar.

“Pas çdo samiti dhe takimi, në çdo vend, unë pa mëdyshje flas për vijat e kuqe të Serbisë, që kan..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët të mllefosur: Marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndryshe s’ka efekt

Qytetarët të mllefosur: Marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndryshe s’ka efekt

Qytetarët u shprehën të mllefosur pas pajtueshmërisë së Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Sipas tyre, mosgatishmëria e Serbisë për të nënshkruar nuk është shenjë e mirë.
Qytetarët deklaruan se Serbisë nuk i besohet në atë që thotë dhe potencuan se gjasat për ta vënë Kosovën në pozicion jo të mirë janë të mëdha.

Ata adresuan kritika edhe për politikanët. Sipas tyre, nuk kanë mjaftueshëm përvojë në këtë drejtim, pasi siç theksuan, nuk është dashur të pajtohen mbi aneksin e zbatimit të planit evropian pa pasur nënshkrim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qytetari Ajvaz Rama se Serbia nuk do t’i përmbahet planit të BE-së.

Ai akuzoi udhëheqësit e shtetit për zgjatjen e këtij procesi.

“Është e pamundur, sepse kemi problem me armiq të përbetuar dhe ata gjithmonë i shfrytëzojnë situatat dhe nuk ju përmbahen marrëveshjeve. Por, nuk janë të kfjellë..

Read More
TË FUNDIT

S’ka turizëm pa promovim, institucionet duhet të investojnë më shumë

S’ka turizëm pa promovim, institucionet duhet të investojnë më shumë

Në edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit që është mbajtur në kryeqytet, kryetarët e Unionit të Turizmit nga shtetet fqinje theksuan se Kosova duhet të punojë më shumë për zhvillimin e turizmit, pasi sipas tyre, ka potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit turistik, porse duhet punuar në këtë drejtim.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari tha se në Kosovë duhet të punojnë për të përmirësuar turizmin rural dhe malor, derisa shtoi se nevojitet punë edhe në përmirësimin e mënyrave të transportit për të shtuar numrin e turistëve.
“Kosova ka një hapësirë dhe potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit turistik të saj, një destinacion, i cili duhet zhvilluar, destinacion, i cili duhet më shumë lidhur me rrjetet e komunikacionit por mendoj se vet pozicioni i Kosovës gjeografik mundëson këtë që ajo të ketë disa lloje të turizmit, si rural dhe malor dhe potencialet e saja duhet t’i shfrytëzo..

Read More
TË FUNDIT

“Albin Zajedncia”, PSD thërret protestë më 25 mars

“Albin Zajedncia”, PSD thërret protestë më 25 mars

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.
Në një konferencë për medie, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Për këtë, PSD-ja kërkon dorëheqjen e Kurtit.

“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.

Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!”,ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, ndryshe prej asaj që ka thënë pas takimit në Ohër të shtunën kryeministri Albin Kurti, dialogu në qendër të tij nuk e ka njohjen de facto, por Asociacionin, kundër të cilit edhe po thirret protesta.

“Në ditën më të jashtëzakonshme asnjë gjë nuk kanë thënë, prandaj besoj që demokracia ësht..

Read More
TË FUNDIT

Gjermania pas zhvillimeve të djeshme në Ohër: T’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë

Gjermania pas zhvillimeve të djeshme në Ohër: T’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë

Gjermania e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, në takimin e djeshëm 12-orësh, i cili ishte i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, në një postim në Twitter, ka shkruar se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve.

“Urime për këtë përparim, i cili i vendos marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re. Tani ka të bëjë me lidershipin, t’i përmbahemi asaj që është rënë dakord dhe ta zbatojmë atë. Ne qëndrojmë pranë jush që të përmbushet perspektiva juaj evropiane”.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Read More