Author: admin

TË FUNDIT

Reagon Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e obligimeve

Reagon Shtëpia e Bardhë: Kosova dhe Serbia të fillojnë zbatimin e obligimeve

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë mirëpritur sot pajtueshmërinë e Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe mbështesim nga SHBA-ja normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejtë që të jetë e mundur”,theksoi Watson./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Një ditë pas takimit në Ohër, Kurti ka një kërkesë për BE-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër.

Kurti ka shkruar në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të ankesit sikurse veproi edhe në Bruksel.

“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, kryemninistri Kurti ka theksuar se i takon BE-së që të gjej një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarit të obligueshme.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëvesh..

Read More
TË FUNDIT

Tzifakis: E urrej të jem prishës i festës, por në Ohër nuk kishte marrëveshje Kosovë-Serbi

Nikolaos Tzifakis, profesor në Universitetin e Peloponezit dhe anëtar i Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë, ka folur për dakordimin që ka arritur Kosova dhe Serbia mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Tzifakis ka thënë se në Ohër nuk kishte marrëveshje por vetëm një shpërblim.

“E urrej të jem prishës i festës, por nuk ka marrëveshje, me pëlqimin dhe angazhimin e qartë të të dyja palëve. Ekziston vetëm një shpërblim paraprak i pranimit në BE që do të merret seriozisht një herë dhe nëse rikthehet besueshmëria e zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Tzifakis.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk ka asnjë plan zbatimi.

“Mungesa e renditjes në pika/veprime është e dukshme. Pa një sekuencë aktivitetesh, nuk keni përgjegjësi dhe nuk keni ndërtuar besim. Është patetike që bërja e një marrëveshjeje u bë edhe një herë më e rëndësishme se zbatimi i saj aktual. Shënimi procedural i kuti..

Read More
TË FUNDIT

NATO kërkon nga Kosova dhe Serbia që sa më shpejt ta zbatojnë marrëveshjen

NATO kërkon nga Kosova dhe Serbia që sa më shpejt ta zbatojnë marrëveshjen

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

“Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

Dje në Ohër, Kurti dhe Vuçiq nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga BE-ja, por pati dakordim për të.

#NATO welcomes the deal by @predsednikrs & @albinkurti in #EU-facilitated dialogue on the path to normalise relations betw Belgrade & Pristina. We urge both to implement what’s been agreed quickly & in full. We are committed to stability in the W Balkans incl through @NATO_KFOR.

— Oana Lungescu (@NA..

Read More
TË FUNDIT

Mediat e huaja: Ja çka do të ndodhë me Beogradin, nëse zbatohet marrëveshja me Kosovën

Ohri, qyteti i pasur me shtëpi dhe monumente piktoreske u bë dje nikoqir i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian dhe me intervenimin e Shteteve të Bashkuara arritën një marrëveshje të panënshkruar për zbatimin e propozimit europian, për të cilin ishin pajtuar në takimin e 27 shkurtit.

Gazetarë jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga rajoni e bota ishin dje në Maqedoninë e Veriut për ta përcjellur këtë ngjarje. Mediat e mëdha botërore si agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, e gazeta e njohur amerikane, Washington Post, kanë raportuar për takimin dhe marrëveshjen e arritur. Ato theksojnë rrugën e dy vendeve drejt BE-së, zotimin e Brukselit për organizimin e një konference donatore për investime, si dhe mundësinë që Kosova të aspirojë për t’u anëtarësuar në OKB.

“Serbia dhe Kosova arrijnë marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes së mbështe..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq tregon pse nuk nënshkroi dje në Ohër, zbulon tri kushtet e Kurtit për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.

Ai ka folur para popullit më 19 mars, duke diskutuar për takimin që ka zhvilluar në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, nën ndërmjetësim të negociatorëve evropianë.

I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.

“Askush nuk mund t’ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatim, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 19 mars, në Twitter, se i takon BE-së të gjejë mekanizma për ta bërë marrëveshjen ligjërisht obliguese.

Kryediplomati i Bashkimit Evropi..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira herë pas here.
Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se do të ketë edhe erë nga verilindja për të gjitha ditët, pos të martës.

Më poshtë e keni e motin për pesë ditët:

E hënë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros , ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

E martë – Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë. Temperaturat maksimale parashihen të shënojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Nëpër zona të kufizuara ka mundësi për riga shiu të intensitetit të dobët.

E enjte – Mot kryesisht me diell. Vranësirat ..

Read More
TË FUNDIT

“Liria ka emër” organizon marsh më 2 prill, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka emër” organizon marsh më 2 prill, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së. Në njoftim thuhet se ky marsh do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 19 mars – Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do ..

Read More
TË FUNDIT

Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë, në Baincë të Drenasit

Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasjen në tentativë, në Baincë të Drenasit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje i dyshuari i dytë për vrasje të rëndë të tentativë në fshatin Baincë të Drenasit, më 10 mars të këtij viti.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarit nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19-vjeçar, mbrëmë të paraqitet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Read More
TË FUNDIT

Pesë gjërat kryesore nga takimi i Ohrit

Pesë gjërat kryesore nga takimi i Ohrit

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.
BE-ja ka thënë se në të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Por, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur, shkruan REL.

Më poshtë i kemi renditur pesë gjërat kryesore nga rezultati i takimit në Ohër.

1.Marrëveshja nuk është nënshkruar dhe duket se është hequr dorë nga diçka e tillë, edhe pse zyrtarë të BE-së kanë insistuar deri në momentin e fundit në nënshkrim, si të Marrëveshjes, ashtu edhe të aneksit. Tani Bashkimi Evropian duhet të gjejë rrugë për t’i bindur palët që ta kuptojnë Marrëveshjen si obligim, dhe t’i implementojnë të gjitha pikat. Kjo, në rastin e Serbisë,..

Read More