Author: admin

TË FUNDIT

Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje

Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëqheqje.
Sipas Limajt, Kurti e ka shkelur Kushtetutën.

Madje ai tha se dakordimi i mbrëmshëm është si rezultat i politikave mashtruese, transmeton lajmi.net.

“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”, tha Limaj.

Postimi i plotë:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dh..

Read More
INTERESANTE

ILIRËT NË USHTRI ROMAKE..Një monument interesant nga koha romake është gjetur në fshatin KalIçan të Istogut

Nje monument interesant nga koha romake eshte gjetur ne fshatin KalIçan te Istogut.

Fjala eshte per nje monument mbivarror prej guri gelqeror te tipit “stelë dardane” nga kapërcyelli i shekullit II ne shekullin III të eres sonë me mbishkrim vijues ne gjuhen latine:

DM AVR(elius) BATO MILES LEG(ionis) V(II Claudiae) VIXIT AN(nis) XXX MIL(itavit) ANNIS XII A(VRelius) VIATOR PATE(r) FIL(io) P(ientissimo) P(osuit).

që do të thotë: Kushtuar Maneve-hyjnive të nëntokes, Aurelius Bato, ushtarit te legjionit VII Klaudian, i cili kishte sherbyer 12 vjet, Aurelius Viator, babai, ia ngriti (monumentin) birit më të virtytshëm.

Ushtari Bato ishte me origjinë iliro-dardane gje qe e deshmon pjesëmarrjen e ilireve ne ushtri romake permes te ciles kishin mundesi per krijimin e karrieres ushtarako-politike ne shoqeri romake perfshire ketu postet e larta shtetërore ushtarake e politike deri te posti i perandorit, siç ishte rasti me perandoret Dioklecianin, Konstantinin e Madh, Justinianin e nje varg p..

Read More
TË FUNDIT

Majko për Vuçiqin: Bëri një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar e jo si dështak

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me dakordimin që u arrit në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ish-kryeministri shqiptar tha se Vuçiq ka bërë marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, tha Majko.

Kujtojmë se të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”, shkruan arbresh.info.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit E..

Read More
TË FUNDIT

Serwer: Marrëveshja e fundit i ka dy probleme të mëdha

Serwer: Marrëveshja e fundit i ka dy probleme të mëdha

Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins në Washington, ka thënë se Aneksi Zbatues i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka dy probleme të mëdha.
I pari, sipas tij, është se “ai fokusohet në proces, jo në substancë”, dhe se “Serbia refuzoi sërish ta nënshkruajë”.

Serwer në një analizë të publikuar sot shkruan se “risia kryesore procedurale është inkorporimi i detyrimeve në të dy marrëveshjet në detyrimet e anëtarësimit të të dyja vendeve në BE”.

Marrëveshja e re parashikon gjithashtu një grup monitorimi të kryesuar nga Bashkimi Europian. Këto dispozita, sipas Serwer, kanë qenë të nënkuptuara gjatë gjithë kohës.

“Më shumë e obligojnë BE-në sesa Serbinë dhe Kosovën. Për më tepër, detyrimi nuk shtrihet në njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, pasi që marrëveshja e normalizimit nuk është në këtë pikë referimi”, shkruan ai.

Serwer përmend se Aneksi ..

Read More
TË FUNDIT

Prishtinë/ Dyshohet për vrasje në tentativë, 19 vjeçari paraqitet në polici

Prishtinë/ Dyshohet për vrasje në tentativë, 19 vjeçari paraqitet në polici

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, pas një pune të intenzive hetimore, ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje e rëndë në tentativë që ka ndodhë më 10 mars në fshatin Baincë të Drenasit.
Sipas Policisë, kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar L.Z, mashkull 19 vjeç, mbrëmë të paraqitet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Përndryshe, ky është personi i dytë në mbajtje i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë.

Read More
TË FUNDIT

Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin

Gani Gecit i jepet pushim nga burgu, e pret në shtëpi Stresin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ishte dënuar me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ruzhdi Shaqiri.
Por derisa ai po mban burgimin, nga organet e drejtësisë u vendos që të ketë edhe pushim të rregullt për të qëndruar në shtëpi.

Gjatë këtij qëndrimi në shtëpi, Gani Geci ka shfrytëzuar momentin që të pres në shtëpinë e tij reperin Stresi, i cili së fundi ka fituar edhe çmimin e madh të “Big Brother VIP Kosova”.

Njoftimi për vizitën e Stresit tek familja Geci u bë përmes një publikimi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura.

Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi.

Faleminderit për vizitën!./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti merr lëvdata dhe kritika nga analistët për aneksin e zbatimit

Kurti merr lëvdata dhe kritika nga analistët për aneksin e zbatimit

Analistët politikë kanë dhënë qëndrime të ndryshe për takimin e djeshëm në Ohër, në të cilën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë pajtuar për aneksin e zbatimit të marrëveshjes së dakorudar më 27 shkurt në Bruksel.
Edhe pse të dy palët nuk nënshkruan, aneksi i zbatimit ka hyrë që nga mbrëmë në fuqi, pasi mbrëmë ai u publikua nga Bashkimi Evropian.

Njohësja e rrethanave politike dhe analistja, Besa Luzha është shprehur optimiste sa i përket zbatimit të aneksit zbatimit, derisa tha se është një hap para për vendin.

Ndërsa sa i përket mosnënshkrimit, Luzha tha për KosovaPress, se nuk është mjaftë problematikë, pasi sipas saj, garanci është Bashkimi Evropian.

“Nuk kemi nevojë të presim ndonjë nënshkrim zyrtar, sepse si ka ecë procesi në një mënyrë negociatorët janë munduar që të dy palët të dalin fitimtarë. Edhe qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë se ajo marrëveshje me 11 p..

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi në Ohër, ta mbështesim qeverinë në zbatimin e marrëveshjes

Pacolli: Tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi në Ohër, ta mbështesim qeverinë në zbatimin e marrëveshjes

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me dakordimin e mbrëmshëm në zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.
Pacolli tha se duhet lënë anash inatet e lëvdatat dhe së bashku t’i drejtohemi të ardhmes.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm”, tha Pacolli.

“Kosova mbi të gjitha”,shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ndryshe mbrëmë në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuciq, janë dakorduar për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit.

Takimi disa orësh në mes tyre është zhvilluar me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Joseph Borrell, emisarit sp..

Read More
TË FUNDIT

Gjermania deklarohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kërkesat e Berlinit

Gjermania e ka mirëpritur marrëveshjen e djeshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe i ka uruar palët për këtë “përparim”.

Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

Read More
TË FUNDIT

Osmani për dakordimet në Ohër: Nuk kam asnjë pritje, Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar një ditë pas dakordimit për Aneksin e Marrëveshjes bazë me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Osmani ka thënë se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”,tha Osmani.

Ajo po ashtu theksoi se nga Serbia nuk ka asnjë pritje.

“Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet.Nëse dëshirojmë zbatim të mirëfilltë të marrëveshjes duhet të ndryshohet qasja akomoduese ndaj regjimit të Serbisë dhe të penalizohet secili tentim i tyre për destabilizim të situatës në terren, si dhe jokonstruktiviteti e bllokada e tyre e vazhdu..

Read More