Author: admin

TË FUNDIT

Escobar: Duhet të nisë menjëherë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit

Escobar: Duhet të nisë menjëherë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Kosova dhe Serbia duhet të nisin menjëherë të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.
Gjatë një diskutimi virtual me gazetarë, Escobar tha të hënën se pajtimi i arritur më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe është ligjërisht e obligueshme, që do të jetë pjesë e rrugës evropiane të të dyja shteteve.

“Rruga evropiane [e Kosovës dhe Serbisë] është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan tha se për Kosovën është e rëndësishme që të nisë draftimin e versionit të saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan REL.

Ndërkaq, për Serbinë tha se duhet të nisë të njohë dokumentet dhe simbolet shtetërore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbis..

Read More
TË FUNDIT

​Begaj kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

​Begaj kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.
Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë, presidenti Begaj përshëndeti vizitën Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve.

Presidenti Begaj u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, Begaj ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Ai nënvizoi nevojën e shtimit të mbështetjes nga të gjithë ..

Read More
TË FUNDIT

Takimi i Ohrit, Kurti të enjten raporton në kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten do të raportoj në Kuvend për takimin e 18 marsit në Ohër. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë, e cila tha se seanca e së enjtes nis me votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, për të vazhduar më pas me deklarimin e kryeministrit, Kurti për takimin në Ohër. Lila teksa komentoi takimin në kuadër të dialogut Kosovës-Serbi në Ohër tha se tashmë ka dakordim në parim dhe mbetet të shihet plani dhe procesi tutje.

“Ne e dimë se në Ohër nga ajo çka jemi njoftuar ka pas dakordim në parim përderisa ende mbetet të shihet plani dhe procesi tutje, prandaj deri tash nuk ka material për Kuvendin e Kosovës. Vetë qëndrimi i Borrel në konferencë që tashmë këto pika të marrëveshjes do jenë pjesë e kapitullit 35 për Serbinë në procesin e integrimit, gjë e cila në rast se nuk do të zbatohet do e ndal komplet procesin e integrimit të Serbisë. Kjo është garancia e vetme për K..

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Vërehet mungesa e Bordit të Trustit, 2.5 miliardë euro në mëshirën e fatit

Hoti: Vërehet mungesa e Bordit të Trustit, 2.5 miliardë euro në mëshirën e fatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë të hënën se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023 dhe sipas tij rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.
Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se pasojat po i bartin qytetarët nga mungesa e këtij bordi.

“Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie. Kjo është papërgjegjësi”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit;

TANI PO I NDJEJMË PASOJAT E MUNGESËS SË BORDIT TË TRUSTIT

Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensio..

Read More
TË FUNDIT

Ka përfunduar konferenca në Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Ka përfunduar konferenca në Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është konfirmuar sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ky proces gjyqësor do të fillojë të hënën në orën 09:00 me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë.

Në konferencë është bërë e ditur se deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë.

Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, derisa ka theksuar se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politi..

Read More
TË FUNDIT

Deliu: Kurti bëri lojë fjalësh me vetadministrim dhe vetëmenaxhim

Deliu: Kurti bëri lojë fjalësh me vetadministrim dhe vetëmenaxhim

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra u shpreh se si parti në seancën e 23 marsit të Kuvendit të Kosovës, do të kërkojnë shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ajo tha se kryeministri Kurti përsëri nuk mori ndonjë iniciativë për të raportuar në Kuvend për marrëveshjen e Ohrit, por raportimi i tij të enjte u kërkua nga opozita.

“Ne nuk kemi pas edhe kësaj radhe një iniciativë të kryeministrit që të vije dhe të raportoj për marrëveshjen e Ohrit dhe natyrisht ishte një kërkesë e partive opozitare që ta kemi si pikë të parë të rendit të ditës raportimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin lidhur me marrëveshjen e Ohrit…Në ditën e enjte PDK pret që ta kemi në rend dite në pikat e diskutimit për marrëveshjen e Ohrit dhe dy vjetorin e qeverisë, ta kemi në rend dite dhe shkarkimin e zonjës Hajdari është kërkesë, rezolutë e PDK dhe presim që nëse pikat par..

Read More
TË FUNDIT

​Zemaj: Marrëveshja e Ohrit ka shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

​Zemaj: Marrëveshja e Ohrit ka shpërfaq mashtrimin 15-vjeçar të Kurtit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj u shpreh se marrëveshja apo takimi i Ohrit më 18 mars ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, shpërfaq mashtrimin 15 vejçar të kryeministrit, Albin Kurti.
Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Kurti është dashur që vetë të merrte iniciativë për të raportuar në Kuvend për takimin e fundit në kuadër të dialogut.

“Marrëveshja apo takimi i Ohrit e ka shpërfaq mashtrimin 15 vjeçar të kryeministrit apo të kauzave të rreme të LVV dhe kryeministrit, Albin Kurti. Kjo që është parë sidomos edhe ankesin do të na kushtoj shumë në kuptimin e përgjegjësive që janë marrë, por një njeri i cili nuk e ka fare problem që të anashkaloj të gjitha ato fjalë të thëna dhe të gjitha ato qëndrime dhe t’i zhbëjë me një buzëqeshje në kundërshtim edhe me parimet dhe Kushtetutën e Kosovës nuk presim diçka më mirë, presim që qytetarët dhe d..

Read More
TË FUNDIT

Mesatarja e trajtimit të një rasti të dhunës në familje, mbi 260 ditë

Mesatarja e trajtimit të një rasti të dhunës në familje, mbi 260 ditë

Mbi 260 ditë është mesatarja e trajtimit të një rasti të dhunës në familje. Nga momenti i kryerjes së kësaj vepre penale deri në shpalljen e aktgjykimit në shkallë të parë, gjyqësori merr kohë më shumë se tetë muaj në zgjidhjen e rastit. Gjykatat në masë të madhe shqiptojnë dënim me kusht dhe jomeritor.
Kështu u tha sot në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se parandalimi i dhunës në baza gjinore është përkushtim i përditshëm. Përmes një videoje, Osmani u shpreh se miratimi i konventës ka shënuar vetëm një hap dhe se ka shumë punë për tu bërë për tu zbatuar.

“Konventa dhe instrumentet e ndryshme ligjore marrin kuptim vetëm kur gjejnë zbatueshmëri të plotë. Ato jetësohen përmes veprave dhe punës tonë të çdod..

Read More
TË FUNDIT

Ka përfunduar konferenca në Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Ka përfunduar konferenca në Hagë, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është konfirmuar sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ky proces gjyqësor do të fillojë të hënën në orën 09:00 me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë.

Në konferencë është bërë e ditur se deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë.

Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, derisa ka theksuar se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politi..

Read More
TË FUNDIT

PDK njofton se do ta kërkojë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari

PDK njofton se do ta kërkojë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se kjo parti do ta kërkojë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari, gjatë seancës e cila do të mbahet të enjten.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se PDK pret që gjatë ditës së enjte ta kenë në rend dite edhe shkarkimin e saj.

“Kjo është kërkesë e PDK-së dhe presim që ta kemi në rend ditë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë”, tha Deliu-Kodra,

Read More