Author: admin

TË FUNDIT

Milkov: Bullgaria favorizon integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

Milkov: Bullgaria favorizon integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

“Bullgaria është në favor të integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por me kusht që të respektohen të drejtat e bullgarëve atje”, kështu tha të hënën ministri i jashtëm në detyrë, Nikolay Milkov.
Ai foli për mediat gjatë rrugës për në Shkollën e 16-të Ndërkombëtare Dimërore për Diplomacinë, të mbajtur nga Instituti Diplomatik dhe Ministria e Jashtme për diplomatët e huaj nga BE, Evropa Juglindore dhe rajoni i Detit të Zi.

Ai gjithashtu tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një çështje me rëndësi të menjëhershme për Bullgarinë “sepse është mjedisi në të cilin Bullgaria ekziston dhe ndjek politikën e saj të jashtme”, u tha ministri gazetarëve.

“Ne kemi një qëndrim parimor në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe do të ishte më mirë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, por në të njëjtën kohë duhet të ndodhë në përputhje me parimet dhe mekanizmat, të v..

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin

Qytetarët u rrezikuan nga fasada e një objekti në sheshin “Skënderbeu”, zjarrfikësit vazhdojnë intervenimin

Fasada e një objekti i cili gjendet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka rrezikuar sot shumë qytetarë.
Të njëjtit janë rrezikuar nga rënia e një pjese të fasadës së një objekti banimi, i cili gjendet ngjitur me objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ata nga Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë ndërhyrë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në rregullimin e këtij problemi.

Fasada e dëmtuar tashmë është duke u larguar, e që rrezikonte të binte në tokë e të rrezikonte qytetarët./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ministri Murati thotë se Bashkimi Evropian nuk e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

Ministri Murati thotë se Bashkimi Evropian nuk e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve

Bashkimi Evropian është nikoqir i një konference donatorësh për tërmetin në Turqi dhe në Siri.
Sipas ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, aty nuk është respektuar si duhet Republika e Kosovës.

Murati ka shkruar se Bashkimi Evropian ia ka pamundësuar pjesëmarrjen e Kosovës duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar ai në Twitter.

”U deshën ndërrimi i tre aeroplanëve për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve të Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet..

Read More
TË FUNDIT

Zbriten pagat, punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga nesër bojkotojnë punën

Zbriten pagat, punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë nga nesër bojkotojnë punën

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat në Kosovë ka njoftuar komunën e Prishtinës se punëtorët teknik të disa shkollave fillore dhe të mesme në kryeqytet nga nesër do të punojnë vetëm me nga 2 orë gjatë orarit të punës, ndërsa për pjesën tjetër do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe nuk do të japin shërbimet e tyre.
Ky bojkot i punës, sipas kësaj sindikata po ndodhë për shkak që Komuna e Prishtinës pas procedimit të tenderit për shërbime në mirëmbajtjen e shkollave me pagë neto 300 euro për këta punëtor, ka ndryshuar shumën e pagave të punëtorëve dhe procedon me 250 euro.

Kryetari i FSPSP-së, Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk kthehet shuma e proceduar si në fillim(300 euro), atëherë këta punëtor nga e hëna do të futën në grevë.

“Në takimin e mbajtur sot me punëtorët teknik të shkollave në Prishtinë, “Dardania”, “Gjergj Fishta” , “Pjetër Bogdani”, “Ismail Qemali”, “Naim Frash..

Read More
TË FUNDIT

“Albin Zajednica”, PSD ngjyros rrugët dhe ndërtesën e Qeverisë

“Albin Zajednica”, PSD ngjyros rrugët dhe ndërtesën e Qeverisë

Partia Socialdemokrate u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës. Kjo parti ka shprehur kundërshtinë ndaj asociacionit, duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti po e pranon duke e quajtur “vetmenaxhim”.
Aktivistë të PSD-së kanë ngjyrosur rrugët e disa objekte me mbishkrimin “Albin Zajednica”.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni tha se Kurti e ka quajtur asociacionin “zajednicë” për të ikur nga e vërteta.

“Emrin “Zajednicë” asociacionit ia ka lënë vet Albin Kurti. Është ai që e ka pagëzuar asociacionin me Zajednicë. Ne të gjithë kemi qenë kundër asociacionit për shkak se asociacioni në vetvetë ka qenë i dëmshëm, për shkak se paraqet ndarje etnike. Mirëpo, Kurtit nuk i ka mjaftuar kjo, ai ka pasur nevojë për një fjalë serbe, në mënyrë që kështu të krijojë një lidhje të shkurtër edhe me i sulmua politikanët e të përfitojë pushtet për vete. Pra, kur ai e ka kundërshtuar asociacionin edhe e ka q..

Read More
TË FUNDIT

Mbledhja e 135 e Qeverisë, ndahen mbi 7 milionë euro për mbështetje në krizën energjetike

Mbledhja e 135 e Qeverisë, ndahen mbi 7 milionë euro për mbështetje në krizën energjetike

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.
Me këtë rast, Qeveria mori vendim për ndarjen e 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në kuadër të kësaj mbledhje është theksuar se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve, transmeton lajmi.net.

“Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Abbott dhe MacLeod kërkojnë zbatim të shpejtë të marrëveshjes

Abbott dhe MacLeod kërkojnë zbatim të shpejtë të marrëveshjes

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Prishtinë, Nicolas Abbott dhe Sian MacLeod kanë mirëpritur marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër nga Kosova dhe Serbia.
Abbott dhe MacLeod kërkuan që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt dhe theksuan se Mbretëria e Bashkuar do t’i mbështesë të dyja palët.

“Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, as pas Ohrit

Lista Serbe nuk ndryshon qëndrim për pjesëmarrje në zgjedhje, as pas Ohrit

Krerët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ia kanë rikonfirmuar të hënën ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.
Këto zgjedhje do të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre më 18 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për media, Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se do ta mbajë këtë qëndrim derisa të plotësohen dy kushte: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale nga veriu i Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka caktuar 22 marsin si afatin e fundit të aplikimit për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri më tani janë të certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Të 11-it janë të certifikuar nga afati ..

Read More
TË FUNDIT

Kriset një pjesë e madhe e fasadës në një ndërtesë në sheshin e Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit

Kriset një pjesë e madhe e fasadës në një ndërtesë në sheshin e Prishtinës, intervenojnë zjarrfikësit

Një ndërtese në qendër të Prishtinës iu është krisur një pjesë e madhe e fasadës.
Për shkak të rrezikut të shkaktuar, në vendin e ngjarjes kishin dalë policia dhe zjarrfikësit, ku edhe kishin ndërmarrë intervenimet e nevojshme, përcjell lajmi.net.

Pjesa për rreth është ndalur për qarkullim dhe janë vendosur shiritat e policisë.

Policia dhe zjarrfikësit janë duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vdes babai i Blerim Latifit

Vdes babai i Blerim Latifit

Analisti politik, Blerim Latifi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babi i tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi duke iu kujtuar sfidat e vuajtjet ka njoftuar publikun për këtë rast, përcjell lajmi.net.

“Pas një jete të gjatë, me shumë sfida, dhimbje, vuajtje, sakrifica, por edhe triumfe, sot baba na la. I qoftë i lehtë dheu i Prekazit!”, ka shkruar Latifi./Lajmi.net/

Read More