Author: admin

TË FUNDIT

Hoti: Nuk ka Bord të Trustit, tani po i ndjejmë pasojat

Hoti: Nuk ka Bord të Trustit, tani po i ndjejmë pasojat

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë të hënën se Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023 dhe sipas tij rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tregje financiare janë në mëshirë të fatit.
Ish-kryeministri Hoti ka shkruar në Facebook se pasojat po i bartin qytetarët nga mungesa e këtij bordi.

“Pasojat tanimë po i bartim. Çmimi i njësisë së FKPK-së është në rënie nga 3 mars 2023 e këndej. Kjo po ndodh për shkak të disa sinjaleve për krizë të mundshme në tregjet financiare nga falimentimi i një banke në SHBA. Por, në mungesë të Bordit, nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve të Trustit Pensional nga tregjet financiare ku ka rënie. Kjo është papërgjegjësi”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit;

TANI PO I NDJEJMË PASOJAT E MUNGESËS SË BORDIT TË TRUSTIT

Trusti Pensional ka mbetur pa Bord nga data 1 mars 2023. Rreth 2.5 miliardë të kursimeve pensionale të investuara në tre..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Hovenier: Kurti të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin, tha se ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga kryeministri që të punojë me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Ai theksoi se pritjet e ShBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.

“Pritjet e ShBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ai.

Read More
TË FUNDIT

Paralajmërohet stabilizim dhe rënie të çmimit të derivateve në fund të marsit

Paralajmërohet stabilizim dhe rënie të çmimit të derivateve në fund të marsit

Çmimi i derivateve të naftës ka pësuar lëvizje të shumta kohëve të fundit.
Që nga pandemia kur çmimi i derivateve kishte arritur në kulm. Për veç kësaj, ndikim pati edhe lufta Rusi- Ukrainë.

Ndërsa, në ditët e fundit është vërejtur një rënie e çmimit të derivateve të naftës. Nafta po tregtohet 64 dollarë për fuqi që është çmimi më i ulët përgjatë një viti, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këtë çështje lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka treguar se pritet që në fund të marsit të ketë rënie të çmimit, si dhe stabilizim të tregut.

“Për qytetarët tanë, derivatet e naftës gjithmonë janë të shtrenjta dhe gjendja ekonomike është e rëndë. Për dy muaj e gjysmë, tre muaj, kemi 70 cent ramje të derivateve të naftës. Kjo do të thotë është një rënie. Organizatat prodhuese kanë marrë një vendim dhe kanë thënë që fundi i marsit do te ketë rënie. Siç duket do ..

Read More
TË FUNDIT

Të enjten, Kurti raporton në Kuvend për takimin e Ohrit

Të enjten, Kurti raporton në Kuvend për takimin e Ohrit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë javë do të mbahet seancë e re, me ç’ rast do të raportojë kryeministri Albin Kurti për takimin e Ohrit, ku u arrit një dakordim me Serbinë.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se të enjten do të mbahet seancë plenare, në të cilën do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Sipas saj, seanca të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin e Ohrit.

Read More
TË FUNDIT

Nga sot kjo do të jetë polica e re kufitare 

Nga sot kjo do të jetë polica e re kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton se nga sot ka hyrë në përdorim polica kufitare, e cila mbyll ciklin e ndryshimeve të policave që janë bërë në këtë Institucion.
Në fillim BKS-ja kishte ndryshuar policën TPL, me pastaj TPL Plus dhe tash në fund është bërë dizajnimi i policës kufitare.

Drejtori BKS-së ka njoftuar se policat që tashmë janë në funksion janë të një standardi të lartë si në aspektin vizual, ashtu edhe në atë të sigurisë

Mazreku ka thënë se janë duke punuar në vazhdimësi që në një të ardhme të shpejt ta eliminojnë në tersi kopjet fizike të policave.

Read More
TË FUNDIT

Kurti takohet me ambasadorët në Qeveri

Kurti takohet me ambasadorët në Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht është duke zhvillua një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me aktin e zbatimit.

Kurti sot është pyetur për media lidhur me marrëveshjen por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë.

Read More
TË FUNDIT

Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron.

Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes.

Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që ZPS-ja të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmitarët, dhe kjo sipas gjykatësit “është e tepërt”.

Vetëm për 12 dëshmitarët e parë, nëse ZPS vepron sipas..

Read More
TË FUNDIT

Raporti i lumturisë – ja ku renditet Kosova

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.

Ky website përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.

Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh. Ndërkohë, për sa i përket Shqipërisë, renditet në vendin e 83.

Para Shqipërisë janë vendet fqinje si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet është e pozicionuar në vendin e 87.

Read More
TË FUNDIT

Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata: ZPS-së do t’i duhen mbi 6 vjet për të paraqitur provat ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes që të reduktojnë kohën e përcaktuar për paraqitjen e provave dhe pyetjeve të dëshmitarëve, teksa koha për nisjen e gjykimit po afron.
Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, është caktuar për 3 prill. Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të akuzuarit po e ndjekin konferencën statusore përmes video-lidhjes, shkruan REL.

Sipas gjykatësit, nëse i referohen përllogaritjeve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, atëherë i bie që do të duhen 6.5 vjet që ZPS-ja të paraqesë provat dhe të marrë në pyetje dëshmi..

Read More
TË FUNDIT

Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit

Borrell njofton ministrat e BE-së për rezultatet e takimit të Ohrit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve të bllokut evropian lidhur me takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, që u zhvillua më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët arritën pajtim për aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.

Këtë marrëveshje, apo siç njihet edhe si propozimi evropian, Kosova dhe Serbia e pranuan më 27 shkurt, gjatë rundit të bisedimeve që u mbajt në Bruksel.

“Patëm diskutime të gjata dhe në fund edhe marrëveshje e cila do të konsiderohet si pjesë përbërëse e rrugëtimit evropian për të dyja palët. Do të bëhet pjesë e kapitullit 35 të negociatave të anëtarësimit me BE-në për Serbinë dhe pjesë e dokumenteve dhe kërkesave për normalizim për Kosovën. Tani do të monitorojmë për së afërmi ..

Read More