Author: admin

TË FUNDIT

Krasniqi: Raporti i DASH-it për Kosovën fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin

Krasniqi: Raporti i DASH-it për Kosovën fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Ai ka thënë se ky raport shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, në njërën anë dhe në anën tjetër, dështimin për të krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta, shkruan lajmi.net.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Qeveria e Kosovë e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë

Kurti: Qeveria e Kosovë e ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Dytë Nacionale për Shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale në Kosovë, me temën “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale”.
Kurti shprehu falënderim e mirënjohje për kontributin e pamohueshëm të punonjësve socialë duke thënë se realizimi i të drejtave sociale të qytetarëve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve socialë.

“Punonjësit socialë, me angazhimin e tyre të përditshëm mbështesin qytetarët në ballafaqimin me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit për të përparuar në aspektin social”, u shpreh ai.

Teksa përmendi vëmendjen jo të duhur ndaj Qendrave për Punë Sociale në të kaluarën, kryeministri tha se janë 38 qendra për Punë Sociale anë e mbanë Kosovës në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbi..

Read More
TË FUNDIT

Osmani në bisedë telefonik me presidentin izraelit: Kosova e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin

Osmani në bisedë telefonik me presidentin izraelit: Kosova e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve mike.
Në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, të dy liderët kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre.

Osmani dhe Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izr..

Read More
TË FUNDIT

BIK me njoftim për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

BIK me njoftim për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët dhe gjithë opinionin se muaji i Ramazanit fillon këtë të enjte, më 23 mars 2023.
Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BIK-ut përgëzon besimtarët në Kosovë, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadeteve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Njoftimi:

Agjërimi i muajit Ramazan fillon më 23 mars 2023

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023.

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin.

Me fat muaji i bekuar Ramazan!

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq a po zbulon sekretin, ja me cilin politikan të Kosovës dëshiron ta nënshkruaj marrëveshjen?!

Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ironizuar me ish-udhëheqësit e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan “Asociacionin që po ia jep Albin Kurti, pasi dëshiron të nënshkruajë vetëm me Thaçin dhe Mustafën”, përcjell Bota sot.

“Nga burime të sigurta, Vuçiqi dhe të gjithë serbët e duan asociacionin që u jep Albini. Por, Aleksandari nuk nënshkruan. Ai dëshiron të nënshkruajë vetëm me Hashën dhe me Isën. Ia paska treguar sekretin një këshilltari të tij të afërt. I pëlqente shumë kur nënshkruante me ata të dy. Qeshnin më shumë, ishin më të kënaqur, i shtrëngonin duart më fort, nënshkruanin shumë marrëveshje brenda ditës, kalonin më shpejt nga nënshkrimi në nënshkrim, ndërronin muhabet. Nuk rrinin 12 orë me një muhabet. Kënaqeshin tu nënshkru e t’u bo foto”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të n..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Topi është te Serbia, ndërkombëtarët ta dënojnë sjelljen e saj për mos nënshkrim të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës ka folur për marrëveshjen e Ohrit, derisa ka thënë se plani i zbatimit është dashur të nisë që dje, raporton Gazeta Blic.Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që ta gjykojnë e dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila nuk e nënshkroi marrëveshjen, por që thotë se kjo marrëveshje është njohje de facto nga Serbia.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje sepse edhe plani i zbatimit thotë se nuk ka një afat në të ardhmen se kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tani i kemi të dakorduara por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojnë, ta dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur mbahen takime thotë nuk nënshkruaj, e në mes të takimeve thotë nuk zbatoj gjë. Nuk mund të flasë kundër pala tjetër për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe OKB-në, nuk mund të flasë se si kurrë nuk do ta njohë Kosovën, meqenëse marrëveshja bazë është njohje de facto”, tha Kurti para gazetarëve.

..

Read More
TË FUNDIT

Ish-presidenti i Kroacisë: Kosova të shohë modelin kroat për minoritete

‘Po’ të drejtave dhe lirive të serbëve, ‘Po’ një autonomie lokale, ‘Po’ pjesëmarrjes në nivel shtetëror. Por, ama ‘Jo’ një modeli që mund të krijojë ‘shtet brenda shtetit’.

Kështu thotë ish-Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, në një intervistë me Insajderin pyetur rreth Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u pajtua fillimisht në Bruksel e më pastaj edhe në Ohër për pjesën e Zbatimit, ku Kosova u zotua “të nis menjëherë” zbatimin e Nenit 7 për “dhënien e një niveli të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës”. Josipoviq është krejt në favor një aranzhimi për minoritetin serb që Kosovës nuk ia cenon funksionalitetit e saj të shtetit.

Josipoviq ka edhe një ide se si mund të bëhet një aranzhim i tillë që u garanton të drejtat dhe liritë serbëve të Kosovës, por ama pa defunksionalizuar shteti. Si shembull që liderët në Kosovë mund ta marrin, ai thotë se është modeli kroat. “Mendoj se modeli kroat i vendosur me Ligj Kushtetues p..

Read More
TË FUNDIT

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Ishte shumë periferike në bisedat për marrëveshjen

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e presidentes Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Sipas tij presidentja e Kosovës nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.

“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai në emisionin “Prime Time”

Ai shton se presidentja nuk ka luajtur rol në marrëveshje përveç që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.

Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia.

Read More
TË FUNDIT

Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit

Borrell: Aneksi thekson se Kosova është e përkushtuar për formimin e Asociacionit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell pas takimit në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ka thënë se ata i ka informuar për marrëveshjen në Ohër.
Ai ka thënë se marrëveshja është arritje e madhe dhe se krijon një status-quo të re në dialog. Borrell ka deklaruar se marrëveshja dhe aneksi kanë hyrë në fuqi me deklaratën e lëshuar.

“Së fundi, për Kosovën dhe Serbinë i informova ministrat për marrëveshjen që arritëm në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është një moment rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, dhe sigurisht që krijon një status quo të re në dialog. Ne nuk do të jemi më – shpresoj – në gjendje krize, por [të fokusuar] në zbatimin e Marrëveshjes që u pranua më 27 shkurt. Këto marrëveshje [Marrëveshja dhe Aneksi] kanë hyrë në fuqi me Deklaratën e lëshuar. Nuk ishte nënshkruar për ars..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte qysh dje dhe të gjitha pyetjet tani duhet të jenë në Beograd

Kurti: Zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte qysh dje dhe të gjitha pyetjet tani duhet të jenë në Beograd

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes duhet të fillojë qysh dje, për shkak se plani i zbatimit thotë se nuk ka një afat në të ardhmen kur do të duhet të fillojë.
“Edhe marrëveshjen bazë, edhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara, për neve kjo është marrëveshje por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë e dënojnë sjelljen e Serbisë, e cila kur zhvillohen takimet thotë nuk nënshkruajë, e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë gjë.Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara, nuk mund të flasë se si nuk do të njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje Defakto. Besoj se kjo është thelbësorë për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë aleatët, e miqtë tanë të vendeve demokratike të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kos..

Read More