Author: admin

TË FUNDIT

Kurti thotë se reforma e thellë në Qendrat për Punë Sociale është prioritet i qeverisë

Kurti thotë se reforma e thellë në Qendrat për Punë Sociale është prioritet i qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar reformë të thellë të Qendrave për Punë Sociale në vend.
Në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, Kurti tha se prioritet i qeverisë së tij është mbrojtja sociale e qytetarëve.

“Realizimi i Ndërtimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të mbrojtjes sociale, kërkon angazhim aktiv të punonjësve social. Punonjësit social me angazhimin e tyre të përditshëm i mbështesin qytetarët në ballafaqim me problemet sociale dhe në tejkalimin e tyre. Njëkohësisht i shërbejnë edhe vendit, për të përparuar në aspektin social”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se përmes shtimit të kapaciteteve do të fuqizojnë këto qendra.

“E kemi projektligjin për shërbime sociale, i cili parasheh reformë të thellë të qendrave për punë sociale. Për këtë kemi bashkëbiseduar me shumë nga ju në takimet e mëhershme. Grupi punues po bën një analizë të detajuar ..

Read More
TË FUNDIT

Deputeti Shala: Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro

Deputeti Shala: Humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milion euro

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se humbjet në Trust gjatë këtij muaji, janë rreth 60 milionë euro, derisa shton se situata është alarmante.
“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit.

Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, shkruan ai.

Tutje, Ferati thotë se përkundër kësaj situate, Qeveria ende nuk e ka vendosur bordin menaxhues.

“Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt!

Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër t..

Read More
TË FUNDIT

Blerja e kartolinave, një prej aktiviteteve të shumta në përkrahje të personave me Down Sindrome

Blerja e kartolinave, një prej aktiviteteve të shumta në përkrahje të personave me Down Sindrome

Më 21 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Down Sindrome.
Kjo kategori e qytetarëve në Kosovë po vazhdon të përballen me sfida të shumëllojshme.

Sipas prindërve dhe përfaqësuesve të Shoqatës “Down Sindrome Kosova”, ndër sfidat më të mëdha për ta janë edukimi, ofrimi i shërbimeve sociale dhe punësimi.

Në Kosovë personat me down sindromë vazhdojnë të përballën me sfida të shumta, si pasojë e mos zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, shoqata përkatëse e “Down Sindrome Kosova”ka organizuar edhe një varg aktivitetesh.

Disa prej këtyre aktiviteteve janë zhvilluar edhe dje.

Në Komunën e Gjilanit, gjimnazi natyror “Xhavit Ahmeti”, në bashkëpunim me profesorë kanë organizuar turnirin “Voleyball për sindromën Down”.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e biletave dhe ekipet do t’i dhurohen qendrës së DSK-së në Gjilan.

E në përkrahje të “Sindrom Down ..

Read More
TË FUNDIT

Kosovarët të lumtur, të 34-të në botë e të parët në rajon

Kosovarët të lumtur, të 34-të në botë e të parët në rajon

Kosova renditet në vendin e 34-të në botë, sa i përket lumturisë.
Një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë e që është 20 marsi, Kosova zuri vendin e 34-të.

Kjo paraqet renditjen më të lartë në rajon, teksa Shqipëria është renditur e 83-ta, Maqedonia e Veriut e 87-ta, Mali i Zi i 67-të dhe Serbia e 45-ta, transmeton lajmi.net.

Për të gjashtin vit me radhës, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë, e pasuar nga Danimarka dhe Islanda.

Vendet nordike të gjitha kanë rezultate shumë të mira në treguesin që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, PBB për frymë, mbështetje sociale në kohë të vështira, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ofronin prostitucion në këmbim të parave, arrestohen një burrë dhe një grua

Ofronin prostitucion në këmbim të parave, arrestohen një burrë dhe një grua

Një shtetase e Shqipërisë dhe një burrë në Pejë janë arrestuar për veprën “Marrje me prostitucion”.
Në raport 24 orësh të policisë bëhet e ditur se të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Read More
TË FUNDIT

“Aneksi i marrëveshjes është formim i Asociacionit, fjala “vetëmenaxhim” do të kuptohet pasi të përpilohet statuti”

“Aneksi i marrëveshjes është formim i Asociacionit, fjala “vetëmenaxhim” do të kuptohet pasi të përpilohet statuti”

Analisti politik Albinot Maloku e konsideron si formim të Asociacionit aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këtë e bazon në pikën palëve u kërkohet që t’i implementojnë marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Teksa ka folur për këtë term, Maloku ka thënë se fjala “vetëmenaxhim” është pa mbiemër, por që këtë e merr pasi të bëhet përpilimi i statutit.

“Në qoftë se thuhet se palët duhet të respektojnë dhe jetësojnë marrëveshjet e arritura nënkupton edhe ato të cilat kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, që sot po provohet nga pala e qeverisë të konvertohet në një terminologji të re të prodhuar nga dakordimi e posaçërisht nga Aneksi i 18 marsit që po i mëveshët shpjegimi vetëmenaxhim. Edhe në këtë rast kemi një mekanizëm pa mbiemër, i cili mbiemrin do ta merr në momentin kur do të bëhet edhe përpili..

Read More
TË FUNDIT

Sindikata e Themelores në Prishtinë kërkon korrigjimin e koeficienteve për pagat

Sindikata e Themelores në Prishtinë kërkon korrigjimin e koeficienteve për pagat

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme t’i korrigjojë listat e pagave të muajit shkurt dhe në pagat për muajin mars ta zbatoj vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 18.01.2023.
Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se me listat e pagave të muajit shkurt shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficient dhe ulje page.

“Ministria e Punëve të Brendshme, si hartues i Ligjit për paga në sektorin publik ti korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt pasi shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave dhe prokurorive kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta dhe ulje page, dhe në pagat për muajin mars ta zbatojë vendimin e KGJK-së dt.18.01.2023 pasi është në diskrecion të KGJK-së që pozitat e gjithë të punësuarve t’i klasifikojë sipas vendeve të punës du..

Read More
TË FUNDIT

Serwer: Marrëveshja e Ohrit nuk pati ndonjë përmbajte të madhe, ja çka do të ndodhë me Asociacionin

Njohësi i çështjeve politike njëherësh profesor në Universitetin John Hopkins në SHBA, Daniel Serwer ka folur rreth takimit të Ohrit dy ditë më parë, ku u tha se ka një marrëveshje pa nënshkrime.

Serwer këtë marrëveshje të arritur e ka quajtur rezultat të kufizuar.

Madje, ai tha se, marrëveshja e Ohrit pa nënshkrim dhe vetëm me disa pika zotimi, është një marrëveshje por pa marrëveshje.

Serwer gjithashtu ka thënë se pas kësaj marrëveshje, duhet të fillohet negocimi menjëherë, por sipas tij, negocimi për vetëmenaxhim e assesi themelimi i Asociacionit.

Madje, ai ka thënë se nuk beson që do të ketë ndonjëherë Asociacion dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Rezultati i kufizuar në dy aspekte, i kufizuar në aspekte procedurale dhe nuk pati ndonjë substancë apo ndonjë përmbajtje të madhe aty. Nuk thotë se do ta njohin 5 vendet e BE-së, nuk thotë që Serbia nuk do t’i ngacmoj serbët që duan ti bashkëngjiten Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk thotë gjë që shqiptarët që jetojnë në ..

Read More
TË FUNDIT

Raporti i plotë i DASH për Kosovën, flitet edhe për rastin e Astrit Deharit dhe të Salih Mustafës

Raporti i plotë i DASH për Kosovën, flitet edhe për rastin e Astrit Deharit dhe të Salih Mustafës

Dje Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Është përmendur korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë, dhuna, rasti i mostrave të Astrit Deharit, dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në raport flitet edhe për vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së.

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.
Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.

Teksa e ka publikuar raportin, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se raportet e publikuara për një pjesë të mirë të vendeve të botës..

Read More