Author: admin

TË FUNDIT

Kapen 30 mijë euro të padeklaruara, Dogana e Kosovës jep detaje

Kapen 30 mijë euro të padeklaruara, Dogana e Kosovës jep detaje

Sot në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, dogana njofton se është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”, njofton dogana.

“Rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare konform procedurave ligjore, respektivisht konform nenit 33.5 te KDAK-ës”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Kamberi: Raporti i DASh potencoi diskriminimin e shqiptarëve në sferat jetike në Serbi

Kamberi: Raporti i DASh potencoi diskriminimin e shqiptarëve në sferat jetike në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka potencuar diskriminimin etnik të shqiptarëve në sferat jetike në Serbi në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022.
Kështu ka deklaruar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai ka deklaruar se në Raportin për Serbinë, në seksionin “Dhuna dhe Diskriminim Sistematik Racor apo Etnik”, raporti godet ashpër Serbinë për diskriminim sistematik shtetëror e institucional, që sipas tij, po zbatohet ndaj shqiptarëve të Luginës ndër vite.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, sipas Kamberit, Raporti thotë se “aplikimi i këtij pigji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative”.

“Siç është..

Read More
TË FUNDIT

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ndonëse wshtw shtyrë për 30 minuta mbledhja pasi ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00, përsëri mungesa e deputetëve të mazhorancës bëri të mos krijohet kuorumi.

Kjo mbledhje e sotme u shty për nesër në orën 11:00. Në rend dite të kësaj mbledhje ishte miratimi i planit të performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit takimi përfundon me kaq.

Read More
TË FUNDIT

Feraj në tjetër nivel vlerësimi: Falënderimi i takon Albinit

Feraj në tjetër nivel vlerësimi: Falënderimi i takon Albinit

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherësh edhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka vlerësuar lartë figurën e kryeministrit Kurti.
Feraj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur nervozë në lidhje me kritikat që po i bëhen Kurtit për Asociacionin, apo njohur ndryshe nga VV si “Zajednica”.

“Nuk thoshin kot “Albini i bën të gjithë më të mirë”! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!”, shkroi ai.

Këshilltari politik i Kurtit pati një formë të çuditshme të vlerësimit e adhurimit të Kurtit.

“Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falenderimi i takon Albinit”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Raporti i DASh, Serbia akuzohet se nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Raporti i DASh, Serbia akuzohet se nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Departamenti Amerikan i SHtetit ka akuzuar Serbinë se nuk bëri asgjë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës (OWCP) hetoi krimet e luftës nga konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi dhe lëshoi ​​aktakuza. Agjencia e Informacionit të Sigurisë dhe Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve Penale kanë për detyrë që të shqyrtojnë raste të tilla përmes auditimeve të brendshme.

Sipas OWCP, zhdukja dhe vrasja e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit në vitin 1999, tre vëllezër kosovaro-amerikanë, mbeti nën hetim. Vëllezërit Bytyqi u arrestuan në Serbi në kufirin me Kosovën, u ekzekutuan dhe u varrosën në një qendër trajnimi policor në Petrovo Selo, një objekt policor i Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MPB) i komanduar nga ish gjenerali i MPB-së, Goran Radosavljevic. Zyrtarët pohuan se vazhdojnë të mbledhin fakte të reja për të përcaktuar identitetin e a..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Kosova dhe Serbia të zbatojnë menjëherë ujdinë e Ohrit

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, kërkoi që Kosova dhe Serbia të nisin menjëherë me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Pavarësisht se firmë nuk pati, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizoi se “pajtimi i arritur më 18 mars në Ohër, është marrëveshje në të gjitha aspektet dhe është ligjërisht e detyrueshme për palët”.

“Rruga europiane e tyre është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Escobar gjatë një audiokonference.

Një porosi të veçantë pati për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke nënvizuar se është e rëndësishme që të nisë me përpilimin e versionit të tij për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, u shpreh zyrtari i SHBA.

Ndër të tjera, Escobar pohoi se kjo është një marrëveshje historike, ndërsa konfirmoi angazhimin e tij me part..

Read More
TË FUNDIT

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, këtë vit mbi 6 mijë euro

Rritet edhe më tepër çmimi për shkuarje në Haxh, këtë vit mbi 6 mijë euro

Bashkësia Islame e Kosovës është deklaruar në lidhej me shkuarjen në Haxh, edhe për këtë vit.
Në kuadër të kësaj, BIK njoftoi se çmimi për të shkuar në Haxh në këtë vit është 6 mijë e 350 euro.

Ky çmim është vendosur në mbledhjen e mbajtur nga kryesia e BIK-ut, bazuar në çmimet e akomodimit, taksave të ndryshme në Arabinë Saudite si dhe aviotransportit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimi për të shkuar në Haxh ishte 5 mijë e 700 euro./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Më pak se një javë, shqiptohen 149 gjoba për shkelësit e ligjit të duhanit

Më pak se një javë, shqiptohen 149 gjoba për shkelësit e ligjit të duhanit

Për më pak se një javë janë shqiptuar gjoba për 149 raste të shkeljes së Ligjit për Kontrollin e Duhanit, ka thënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ai ka bërë të ditur se nga data 16 e këtij muaji deri më sot kanë bërë 683 inspektime në teren.

“Ne vetëm po bëjmë detyrën tonë për të cilën jemi mandatuar. Ajo që po me bën të ndjehem krenar, është kultura e masave qytetare të cilët po e shprehin në respektim të vullnetshëm të ligjit. Ata të cilët në çfarëdo forme tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji. Nga data 16 deri me sot kemi realizuar 683 inspektime nga të cilat kemi hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat”, ka thënë Peci.

Ditë më parë, ministri i Bujqësisë ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë shtim të aktivitetit dhe inspektorëve sanitarë në teren si ..

Read More
TË FUNDIT

Aparatura “me tepricë” në QKUK

Aparatura “me tepricë” në QKUK

Janë së paku dy aparatura në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilat me vite nuk përdoren – qoftë për mungesë të materialit, apo të stafit.
Për pasojë, pacientët duhet t’u drejtohen klinikave private në vend apo jashtë dhe të paguajnë shuma të caktuara parash.

Një përvojë të tillë është duke e kaluar Arben Pireva. Mjekët i kanë rekomanduar që fëmijës së tij t’ia bëjë analizën e klorit të djersës.

Me këtë përcaktohet nëse pacienti ka ose jo fibrozë cistike – sëmundje që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes dhe atë të tretjes.

“Në një kohë është bërë në laborator, aty në spital… Tash nuk po bëhet, për shkak të mungesës së preparateve. Kështu po më thonë”, rrëfen Pireva për Radion Evropa e Lirë.

“Duhet të bëhet privatisht, por edhe atje ishte me terminë. Duhet kohë dhe kushton”, thotë ai.

Në institucionet private shëndetësore, analiza e klorit të djersës kushton nga 80 deri në 150 euro.

Në Pediatri të QKUK-së gjen..

Read More
TË FUNDIT

Zvarritet emërimi i guvernatorit të BQK-së, nga 29 marsi pritet të ketë ushtrues detyre

Zvarritet emërimi i guvernatorit të BQK-së, nga 29 marsi pritet të ketë ushtrues detyre

Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në skadimin e mandatit të guvernatorit aktual, Fehmi Mehmeti dhe ende nuk dihet se kush dhe kur do të emërohet guvernatori ri i Bankës Qendrore të Kosovës.
Procesi i përzgjedhjes së guvernatorit ka ngecur në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Për zvarritjen e përzgjedhjes së guvernatorit, nënkryetari i këtij komisioni, Mërgim Lushtaku ka kritikuar mazhorancën dhe ka kërkuar përshpejtim të procedurës së përzgjedhjes.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Lushtaku dyshon se kjo vonesë mund të jetë e qëllimshme, pasi sipas tij në këtë proces ka edhe ndikim partia në pushtet.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Buxhet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk është prononcuar lidhur me këtë temë.

Kurse, Lushtaku në një prononcim për KosovaPress është shprehur skeptik nëse përzgjedhja e guvernatorit do të bëhet për një afat të shkurtë kohor..

Read More