Author: admin

TË FUNDIT

Vendosen mbishkrime “Albin Zajednica” në objektin e gjykatës në Mitrovicë

Mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica” janë hasur në objektin e gjykatës në Mitrovicë.

Siç njofton policia, këto mbishkrime janë vendosur nga katër persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si “Vandalizëm”.

“Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”. Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Partia Socialdemokrate (PSD), gjatë një aksioni simbolik ka vendosur mbishkrime të tilla në sheshet dhe rrugët e Prishtinës.

Sipas tyre Asociacionin “Zajednicë” e ka pagëzuar Albin Kurti. Ata kanë thënë se “Zajednica” po bëhet mbiemri i Kurtit.

“Asociacioni u pagëzua “Zajdenicë”. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni ësh..

Read More
TË FUNDIT

Blinken: Marrëveshja e Ohrit i hap rrugë njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.

Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të senatores demokrate, Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.

Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do..

Read More
TË FUNDIT

Selmanaj për Kurtin: Ka një vit që vetëm me dialog po merret, ndërkohë të kundërtën e deklaron në media

Selmanaj për Kurtin: Ka një vit që vetëm me dialog po merret, ndërkohë të kundërtën e deklaron në media

Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa jo seriozitet ka kryeministri Kurti.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Sallmanaj tha se Kurti ka që një vit që është duke u marr vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.

Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe sipas tij ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.

“Kjo tregon jo seriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marr, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë. Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozit..

Read More
TË FUNDIT

ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind

ZRrE-ja sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) sot pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.
Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se Bordi i këtij institucioni, sot në seancën e dytë me radhë për këtë vit që do të mbahet prej orës 10:00, do të shqyrtojë propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO

Sipas tyre, pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Sipas ZRrE-së, pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Read More
TË FUNDIT

Ndotje e madhe e ambientit, dikush i vë zjarrin mbeturinave në rrugën “Zejnel Salihu” në Prishtinë

Ndotje e madhe e ambientit, dikush i vë zjarrin mbeturinave në rrugën “Zejnel Salihu” në Prishtinë

Ndotja e ajrit vazhdon të mbetet gjithnjë e më shqetësuese në vendin tonë.
E së fundi disa qytetarë të papërgjegjshëm kanë vendosur që t’i vënë zjarrin në afërsi të kontejnerëve që gjenden në rrugën “Zejnel Salihu” në kryeqytet.

Zjarri që është ndezur aty ka shkaktuar edhe ndotje të ajrit, e padyshim edhe pamje aspak të hijshme.

Era e cila kundërmon në këtë anë përgjatë kalimit është tejet shqetësuese për shëndetin e secilit qytetarë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen katër persona në Pejë, u rrahën me njëri-tjetrin

Arrestohen katër persona në Pejë, u rrahën me njëri-tjetrin

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë. Të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete.
Njëri prej tyre, gjatë përleshjes ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që është qëlluar me thikë në pjesën e kraharorit.

Dy të dyshuar pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, një nga të dyshuarit është në tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe është nën mbikëqyrje të policisë, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit

Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai në një postim në Facebook, u ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar.

“Me fat muaji i Ramazanit. Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin. Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen katër persona në Mitrovicë, në objektin e gjykatës vendosën mbishkrime “Albin Zajednica”

Arrestohen katër persona në Mitrovicë, në objektin e gjykatës vendosën mbishkrime “Albin Zajednica”

Një rast i vandalizmit është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Me këtë rast është theksuar se në objektin e gjykatës dje janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga katër person atë dyshimtë meshkuj kosovarë.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kurti raporton sot para deputetëve për takimin e Ohrit

​Kurti raporton sot para deputetëve për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raporton sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë seancë, janë paraparë të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, si dhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Seanca nis në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin..

Read More
TË FUNDIT

34 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

34 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.
Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në ..

Read More