Nis muaji i shenjtë i Ramazanit
Sot besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të agjërimit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dje në mesazhin e tij i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i dëshiruar agjërim sa më të lehtë, solidaritet, paqe e humanitet ndërmjet qytetarëve.
Ai tha se muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky, siç tha ai, është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu,
“Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë”, tha myftiu i Kosovës.
Ai tha se populli shqiptar ka një traditë disa shekullore të bashkëjetesës me mirësitë e muajit të Ramazan, të cilën e shprehin me agjërim, falje, lutje, respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin,..
Read More