Author: admin

TË FUNDIT

Deliu: Derisa Kurti po krenohet në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

Deliu: Derisa Kurti po krenohet në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.
Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se derisa kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kurti: Tani kemi një dokument të ri në dorë, në këtë kohë tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se që nga marrja e mandatit është zotuar që të riformojë dialogun.
Ai theksoi se ka punuar për një dialog të barabartë e të cilin e karakterizon simetria.

“Që nga 9 shtatori kur na u prezantua drafti fillestar franko-gjerman kemi hyrë në një fazë të re.

Kjo gjë ishte paralajmëruar në takimin e 18 gushtit kur pika e parë e agjendës ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes.Për herë të parë që nga fillimi i dialogut, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale por i atyre me shkrim.Tuneli është ende i gjatë, por unë besoj se atij po i vie fundi.Kontinenti ynë është në luftë dhe askush nuk e di se çfarë sjellë e ardhmja dhe deri ku mund të shkojë kriza botërore. Aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte ndaj nesh dhe Serbisë të lënë anash dallimet, për të ndihmuar stratigjikisht interesin e tyre për një siguri ..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Kurti në vilën e Titos pranoi gjithçka që tha s’e nuk pranon, thoshte se s’ka Zajednicë, por tani ka Asociacion

Krasniqi: Kurti në vilën e Titos pranoi gjithçka që tha s’e nuk pranon, thoshte se s’ka Zajednicë, por tani ka Asociacion

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar sot se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për një temë që për dy vite radhazi është diskutuar shumë, por jo në Kuvend.
“Sot jemi këtu për një temë që javët e fundit, por edhe në dy vitet e fundit kemi diskutuar e folur shumë edhe pse jo në Kuvendin e Kosovës duke dashur ‘ti japim hapësirë kryeministrit për të realizuar qëndrimet shtetërore për të cilat ‘skemi pasur dallime shumë si parti politike.Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të gjithë dialogut dhe pyetja e parë është “Kryeministër çka ka, çka s’ka”, Zajednicë apo Asociacion?Kryeministri mbrëmë e ka përmbysur gjithë jetën e tij politike, por unë e uroj për sinqeritetin e tij.Por po, ka Asociacion, ashtu siç tha ky mbrëmë dhe ka pasur Asociacion sa herë që ka thënë ky se s’ka.Por loja me fjalë e ka afatin e skadimit, ato skadojnë kur duhet të ndërmerr..

Read More
TË FUNDIT

Kuvendi miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.
Në seancën parlamentare, 81 deputetë kanë votua për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim për marrëveshjen ndërkombëtare e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Po ashtu, me 88 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim është votuar edhe marrëveshja e kredisë për projektin-korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Deputetët kanë miratuar edhe marrëveshjen e tretë me 90 vota pro, e cila ka të bëjë me projektin ”Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Read More
TË FUNDIT

Kurti shkakton të qeshura në Kuvend: Pylli nuk duhet të injorohet për shkak të pemëve

Kurti shkakton të qeshura në Kuvend: Pylli nuk duhet të injorohet për shkak të pemëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për zhvillimet e fundit në vend.
Duke folur për takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti ka folur edhe për pjesën e marrëveshjes ku flitet për themelimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe dhe statusin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Kurti ka deklaruar se do të fillojë një proces të gjerë konsultimesh brenda Kosovës dhe me partnerët e vendit, pakicat e tjera të vendit, në mënyrë që të diskutohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për këtë çështje.

Por, ai ka garantuar se nuk do të ketë autonomi brenda territorit të Kosovës.

“Unë kurrë, e përsëris, kurrë, nuk do ta konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në marrëveshjet që janë nënshkruar më herët nga qeveritë e kaluara të vendit, është përfshirë..

Read More
TË FUNDIT

Kuvend “hajgare”, deputetët gjejnë kohë për tradita të shqepjes së këmishës në seancë plenare

Kuvend “hajgare”, deputetët gjejnë kohë për tradita të shqepjes së këmishës në seancë plenare

Në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur deputetët e grupeve parlamentare, për të zhvilluar seancën e radhës.
Me këtë rast disa nga deputetët kanë gjetur kohë edhe për pak zakone.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani është bërë baba i një vajze.

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, Ramadani ka shpërndarë çokollata për kolegët me rastin e lindjes së vajzës së tij.

Por është deputeti i Listës Guxo, Burim Meta i cili ka vendosur që të zgjasë këtë festë, duke ia zbërthyer këmishën deputetit Ramadani, traditë kjo që është përdorur në disa raste nga shqiptarët.

“Me shkoqje të kujdesshme të këmishës e uruam Valon Ramadanin për lindjen e vajzës”, ka shkruar ai në storie në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Liderët e BE-së do t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Liderët e BE-së do t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Në Bruksel, të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.
Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.

Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër, të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën fte..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj e quan mashtrues Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti u ka shpallur luftë sipërmarrësve, komuniteteve etnike dhe aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës.Sipas tij, përveç se qytetari është i lodhur nga mos-puna e Qeverisë Kurti në këto dy vite qeverisje me vendin, njëjtë “janë lodhur edhe aleatët tanë si ShBA-të të cilat për një vit nuk pranojnë zyrtarë të kësaj qeverie në Washington”, transmeton Paparaci.

Haradinaj foli edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.Ai i bëri thirrje Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës që ta zbatojnë me seriozitet këtë ujdi, pasi “situata është jashtëzakonisht serioze”, raporton Paparaci.

“Qeveria e Kosovë nuk duhet të bëjë eksperimente me obligimet që ka marrë. Edhe në plan të sigurisë të ketë pasoja, veçanërisht në veri”, u shpreh ish-kryeministri.Ligjvënësi opozitar apeloi te Kurti që të jetë serioz dhe mos të humbet kohë në mos-zbatimin e marrëveshjes, bazuar në atë që çfarë ka pranuar Kosova..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj: Situata është shumë serioze, Kurti lodhi qytetarët por edhe aleatët tanë

Haradinaj: Situata është shumë serioze, Kurti lodhi qytetarët por edhe aleatët tanë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për media.
Me këtë rast, Haradinaj është deklaruar në lidhje me dy vjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit dhe zhvillimeve të fundit.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe Qeveria e tij ishin në luftë me të gjithë.

“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti. Sipas meje ishte luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten.Pra Kurti u shpalli luftë të gjithëve, si fillim kategorive të lirisë, duke mos i përkrahë me pagën minimale, u shpalli luftë të punësuarve në sektorin publik duke mos i përkrahë me rritje pagash, e të gjithë sipërmarrësve duke mbajt peng buxhetin e duke ndalë investimet kapitale.Të punësuarve në sektorin privat, të papunëve por edhe duke i shpallë luftë komuniteteve etnike në Kosovë, e po ashtu edhe aleatëve tanë.Rezultat i kësaj qeverisje jo vetëm që është lodhë qytetari i vendit, por ka arrit t’i lodhë edhe aleatët tanë, ..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca e nis ndryshe seancën, uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Konjufca e nis ndryshe seancën, uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hapur sot seancën plenare në një mënyrë të veçantë.
Konjufca si fillim ka uruar të gjithë besimtarët e besimit myslimanë, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Konjufca ka uruar të gjithë ata që e agjërojnë këtë muajt të shenjtë të Ramazant.

“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të bekuar paçit një agjërim të lehtë, e ua pranoftë Zoti edhe agjërimin edhe lutjet”,tha Konjufca./Lajmi.net/

Read More