TË FUNDIT

Atdheu nuk shitet për pushtet, prestigj dhe lavdi!

Shqipëria e Edi Ramës është në rrezik po prej Edi Ramës. Ajo është vënë në shitje, sepse kryeministri është në kërkim të pushtetit të grabitur, të presitigjit dhe të lavdisë personale. Kjo ambicie e ka vënë atë në shërbim të kujtdo që ia garanton këtë pushtet dhe ia rrit prestigjin. Një ditë ishte me Erdoganin, pastaj u bë me Netanjahun. Tani është në muaji mjalti jme Micotaqis-in dhe Dendias-in. Kur e do mbështetjen italiane i ulet në gjunjë Melonit. Kur i duhej Soros, e merrte me vete në të gjitha veprimtaritë e samitet anti-shqiptare sidomos në rajon. Kur erdhi në pushtet veç Erdogan-it, kishte në krah edhe “nënën Merkel”, aq sa la namë duke bërë insinuata flirtesh e “dashurish” me kancelaren.

Sot Edi Rama e ka harruar Merkel dhe ia ka kthyer shpinën presidentit turk. Pozon, por nuk i publikon fotot me Aleksandër Soros. Para dy vitesh u lidh me Melonin, sepse ajo kishte miqësi me Donald Trump dhe i duhej që kryeministrja italiane të bëhej ndërmjetëse midis tij dhe presidentit amerikan. Kur Meloni e humbi lidhjen e ngushtë me Trump, Edi Rama vazhdoi ritualin e përuljes në gjunjë para saj, por ndërkohë e adresoi lidhjen me Trump përmes Netanjahut. Nuk e dimë se çfarë do të bëjë pas pak kohësh, kur marrëdhëniet e kryeministrit izraelit me presidentin amerikan do të jenë në pikën zero. Gjithësesi do të përpiqet ta gjejë zgjidhjen. Ai fantazon pa limit kur është fjala për pushtetin e tij, si dhe për fasadat e ngjyrat, por jo edhe për mirëqenien dhe lumturinë e shqiptarëve. Këta janë të fundit në empatinë e kryeministrit tonë, ose siç thoshte Lipja i madh, janë “prapa liste”!

Nevoja për pushtet dhe lavdi e lidhi Edi Ramën fillimisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq (2014). Aq sa edhe sot nuk guxon t’ia përmend emrin në kritikat e tij. Lidhja me Beogradin është një lidhje me pengmarrje për të. Do ta ndjekë si hije edhe pas vdekjes së tij. Ndarja e Kosovës, Open Balkan dhe iniciativa të tjera sipas projekteve të Serbisë do të shënohen si njolla të zeza në jetën politike të Edi Ramës. Ndërkaq publiku shqiptar i njeh akrobacitë e Edi Ramës me samitet në Tiranë, fjalimet hoxhiste në Këshillin e Sigurimit, apo bufatoritë e tij në krye të OSBE-së. I duhej narrativa e paraqitjes si “lider global”, me qëllim që të errësonte sytë e shqiptarëve e këta ta quanin “udhëheqësi ynë i madh dhe ilavdishëm”! Edhe sot ka nga ata që e konsiderojnë “të sukseshëm në politikën e jashtme”! Kush nuk do të ishte i sukseshëm në marrëdhëniet me jashtë, kur aktorëve kryesorë të politikës ndërkombëtare u fal copa të atdheut tënd?!

Prej së paku dy vitesh kryeministri Rama ka kuptuar se ndërrimi i ngjyrave sipas stinës nuk ecën më. Tani ai ka vënë në përdorim territorin shqiptar. Fillimisht i dha Melonit territor për qendra refugjatësh në Shëngjin e Lezhë. Ishte koha e mjaltit midis dy linjave, Meloni-Trump e për pasojë edhe Rama-Meloni! Në këmbim të pushtetit që kryeministrja italiane do t’ia garantonte përmes marrëdhënies me presidentin amerikan, Rama i dha Italisë ekstra territor të shqiptarëve. Pa pyetur askënd. Pa u menduar asnjë sekondë. Tak-fap, sikur Gjadri dhe Shëngjini të ishin pronat e Kristaqit.

Por kjo nuk mjaftoi. Shpalli gjithashtu se do t’i jepte dhëndërrit të Trump Sazanin dhe Zvërnecin në Vlorë. Përmes Richard Grennëll e kishte biseduar këtë variant. Iu lut ambasadorit Grennell dhe e pahoi atë që ky të bindi Kushner dhe Jovankën për ta pranuar dhuratën e kryeministrit shqiptar. Një dhuratë e majme që zor se mund të refuzohej. Një ishull dhe një gadishull në ujrat e ngrohta të mesdheut nuk janë pak. Edhe ky operacion u bë më shpejtësi, shkathtësi e zgjuarsi pa patur asnjë pikë pendese, nëse bëhet fjalë për tokën e pronën e shqiptarëve apo të Kristaqit ose Spiro Kolekës. Dhe vlonjatët vazhdojnë ta përshëndesin me shprehjen “Çkemi o boss”! Bosi që për pushtet, lavdi e pretigj po i zhvesh ata dita-ditës nga prona me qëllim që ta zgjasë pambarimisht pushtetin e tij në Shqipëri.

Të hënën ishte në Shqipëri ministri grek i Mbrojtjes, Dendias. Duket qartë se kishte ardhur për të definuar kufirin detar me Greqinë, ose së paku mënyrën se si do të definohej ky kufi. Edi Rama po përpiqet të gjejë “modalitetin” e duhur që t’i japë Greqisë territor detar sërishmi në këmbim të pushtetit të tij. Mekanizmi është i thjeshtë. Jep det, që Greqia ta mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe këtë sukses kryeministri i Shqipërisë ta përvvetësojë për lavdinë e prestigjin e tij personal. Duke rrit prestigjin, ai forcon pushtetin e tij autokratik dhe përfiton mbështetje edhe nëse do të grabisë për të disatën herë vullnetin politik të elektoratit shqiptar. Gjithçka në funksion të pushtetit dhe të pasurimit të tij. Kjo është deviza e Edi Ramës. Nuk është Shqipëria. Ndryshe nuk kishte pse të shiste terrtor tokësor e detar për qëllimet e tij të mbrapshta. Ndërkaq janë shtuar zërat se kryeministri ynë po e shet së paku jugun e Shqipërisë te Izraeli, me qëllim që izraelitët të kenë edhe një atdhe rezervë në Europë. Sërishmi për pushtet, lavdi e prestigj të pamerituar.

Dhe nuk mbaron me kaq. Kryeministri i Shqipërisë me qëllim dobësimin e lidhjeve të shqiptarëve me pronën, shpiku PPP-të dhe investitorët strategjikë, me qëllim që përmes këtyre ligjeve t’ua marrë pronën shqiptarëve dhe t’ua japë ato oligarkëve të rinj, një pjesë e madhe prej tyre eksponentë të grupeve kriminale dhe mafioze, deri edhe porositës të vrasjeve të shqiptarëve. Mos harroni Gjokën e famshëm, kompania e të cilit edhe sot vazhdon të marrë milionat e parave publike përmes tenderave të Edi Ramës. Fillimisht sulmoi bregdetin, sidomos në jug të vendit, por edhe në veri, deri në Velipojë. Kohët e fundit ia ka vënë syrin pronave të malësorëve, përmes ligjit për “Paketën e Maleve”! Ora e Maleve ka ra, tani është Paketa e Maleve. Shpronësimi me grabitje po troket në Valbonë, ku Olsi ka blerë aq shumë prona, në Theth dhe kudo ku ka mundësi investimi “strategjik”! Maska është gjetur. Shqiptarët investojnë paratë e tyre. Por në cilën pronë? Në pronën e Kristaqit të Ramës, që u grabitet shqiptarëve.

Atdheu po shitet për të blerë pushtet, prestigj dhe lavdi! Kjo skemë shitjeje dhe grabitjeje njëkohësisht u përdor edhe për prestigjin, pushtetin dhe lavdinë e disa liderëve në Kosovë para se Albin Kurti të vinte në pushtet. Lëvizja politike për të ndryshuar kufijtë me Serbinë, falja e mbi 8000 hektarëve Malit të Zi, madje pa negocim paraprak, janë dy ngjarjet më tragjike të dekadës së fundit në shtetin më të ritë Europës. Skema ishte e qartë – tokë dhe territor në këmbim të pushtetit. Dhe jo vetëm kaq. Lidershipi i kohës votoi asosacionin për Serbinë dhe serbët në Kosovë, dmth, kontrollin e territorit prej Beogradit. Votoi krijimin e dhjetë komunave deri me 500 banorë gjithsej, vetëm e vetëm që ta zgjeronin autoritetin e pronësisë serbe në Kosovë. U shitën ose u tentua të shiten territore ose të jepen ato në përdorim të serbëve thjesht për të krijuar mbështetje europiane dhe amerikane për pushtetin e Hashim Thaçit dhe onturazhit të tij në Kosovë. U lobua edhe falja e krimeve genocidiste të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë.

Por atdheu nuk shitet për pushtet, para, pasuri, prestigj dhe lavdi! Kush e shet atdheun kësisoj, siç po bën Edi Rama ose siç tentoi të bëjë Hashim Thaçi, ka vetëm një damkë, atë të tradhtisë. Jo vetëm liria, por edhe tradhtia ka emër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *