Asociacioni i Komunave shpreh shqetësimin për planifikimin e buxhetit 2027 nga qeveria për komunat
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqetësimin për ndarjen (projeksionin) e buxhetit prej 908 milionë eurosh për komunat për vitin 2027, duke thënë se, pavarësisht rritjes së shumës monetare, pjesëmarrja e nivelit lokal në buxhetin e përgjithshëm të shtetit ka shënuar rënie.
Ibrahimi deklaron për KosovaPress se nga 21.7 për qind sa ishte pjesëmarrja e komunave në buxhetin e vitit 2026, sipas planifikimit për vitin e ardhshëm ajo do të ulet në 21.3 për qind.
Ai ka theksuar se rritja e buxhetit nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes shifrave, por edhe me mundësitë reale për realizimin e projekteve kapitale.
Ibrahimi shpreh shqetësimin për ndarjen e buxhetit nga qeveria për vitin 2027
“Buxheti si shumë monetare ka rritje, mirëpo përqindja e cila ndahet për komuna nga buxheti total i Kosovës ka zbritje. Këtë vit nga buxheti total, komunave u ka dhënë nga 21.7 përqind. Vitin e ardhshëm në bazë të këtij planifikimi buxhetor shihet se ka rënie në përqindje 21.3 përqind. Loja me fjalë se ka buxhet rekord, duhet shikuar realizimin e tyre në praktikë dhe fuqinë monetare të projekteve që zbatohen me këtë buxhet. Duhet marrë parasysh se qeveria ka paraparë ngritjen e koeficientit për paga mujore, gjithashtu ajo do të ketë ndikim në buxhetin e komunave. Problemi është se niveli qendror nuk po e merr parasysh normën e inflacionit ndër vite, këtë vit në bazë të statistikave norma e inflacionit në disa muaj ka qenë rreth 7 përqind”, ka thënë ai.
Sipas Ibrahimit, ulja prej 0.4 pikësh përqindjeje në pjesëmarrjen e komunave në buxhetin e përgjithshëm përkthehet në dhjetëra miliona euro. Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit të merren parasysh nevojat financiare të pushtetit lokal, duke vlerësuar se ndarja aktuale nuk është e mjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Ibrahimi është ekzekutimi i vendimeve gjyqësore që lidhen kryesisht me kontratat kolektive. Ai ka bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti komunave u janë marrë rreth 100 milionë euro përmes këtyre vendimeve, duke kërkuar që barra financiare të kompensohet nga niveli qendror.
Ibrahmi flet edhe për kontratat kolektive
“Përqindja e kontributit të nivelit qendror te niveli lokal ka rënë prej 0.4 përqind, nëse e përkthen në mjete financiare aty janë me dhjetëra miliona euro… 21.3 përqind nuk është e mjaftueshme nëse mendojmë se do të kemi një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në nivelin lokal. Parlamenti i Republikës, duhet të marrë parasysh këto karakteristikë për komunat, sepse ne synojmë që në përqindje të ngritët. Vetëm këtë vit komunave i janë marrë rreth 100 milion euro nga vendimet gjyqësore, ku shumica ka të bëjë me kontrata kolektive. Ne gjithmonë kemi kërkuar që këto mjete financiare të kompensohen, e jo barrën financiare ta bartin tek komunat”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka bërë të ditur se Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka adresuar kërkesë kryeministrit Albin Kurti për një takim me bordin e asociacionit, me qëllim diskutimin e këtyre problemeve. Sipas tij, takimi i fundit me kryeministrin është mbajtur në tetor të vitit 2024, ndërsa ende nuk kanë marrë përgjigje për kërkesën e fundit.
Përveç çështjeve buxhetore, ai ka ngritur shqetësime edhe për moskompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në disa komuna që nga viti 2022, si dhe për humbjen e fondeve nga Bashkimi Evropian.
Ibrahimi ka dërguar kërkesë Kurtit për takim
“Këtë vit përqindja në investime kapitale është jashtëzakonisht e vogël. Marrja e mjeteve padrejtësisht nga kontrata kolektive, ka ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e strukturës buxhetore të komunës.. Pasoja e tretë që po vjen nga kontrata kolektive është se komunat nuk po mund të aplikojnë për të marrë mjete shtesë buxhetore nga grandi i performancës. Dëmi është zinxhiror dhe komunave po i kushton me qindra miliona euro. Javën e kaluar e kemi adresuar kërkesë që bordi i asociacionit të takohet me kryeministrin Kurti, ti ri diskutojë këto probleme, takimi i fundit me Kurtin ka ndodh në tetorin e vitit 2024.Dëmet nga vërshimet ende nuk janë kompensuar në disa komuna që nga vitit 2022, papërgjegjësia e nivelit qendror sa i përket humbjes së fondeve nga Bashkimi Evropian. Ende nuk kemi një përgjigje për takim”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës më 2 nëntor ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, prej të cilave 908 milionë euro janë paraparë për komunat. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë si buxhet rekord për pushtetin lokal.
Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të ushtarëve britanikë të rënë në luftërat për paqe dhe…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë…
Një tjetër hap i rëndësishëm është shënuar në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, ku në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar aplikimi i…
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen sot, më 8 nëntor. Përmes një postimi në Facebook, Sinani ka bërë të ditur…
Një mërgimtar ka rrëfyer për një situatë të pazakontë në kufirin hungarez, ku sipas tij, udhëtarët kanë pritur për rreth tetë orë pa mundur të vazhdojnë udhëtimin. "Qe 8 orë duke pritur në…
Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë formalizuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit dhe fuqizimit të kapaciteteve institucionale. Përmes një…
Biznesmeni Faton Seferi ka bërë të ditur se ai, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë shpëtuar pa asnjë lëndim nga një aksident i rëndë trafiku që kanë përjetuar dje në Serbi. Përmes një…
Pushteti i ri në Serbi, është përballë testit të tij të parë serioz. Kjo në raport me Republikën e Kosovës dhe se si qeveria e re në Beograd do t’i qaset grupit paramilitar në krye me Millan Radoiçiqin, që sulmuan…
Në Jahoc të Gjakovës kanë nisur punimet e para për ndërtimin e një prej projekteve më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes synon që deri në fund të këtij viti…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka falënderuar z. Elshani për kontributin e tij në shërbim të vendit, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës. Përmes një postimi, Bahtiri i ka uruar suksese në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Francës, ku do të merr pjesë në Forumin e Paqes më 10-11 nëntor në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë vizitës dhe në…
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku vdiqën gjashtë persona dhe 15 të tjerë u plagosën. Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca u…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën bisedoi për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Takimi u zhvillua në…
Në kohën kur burgjet daneze po përballen me mbipopullim rekord dhe mungesë të personelit, 23 zyrtarë korrektues nga Kosova kanë filluar punën në tri burgje të Danimarkës. Ata do të qëndrojnë atje për gjashtë muaj,…
Në Kosovë kanë vazhduar protestat kundër vrasjes së grave. Qytetarët edhe të shtunën nisën marshimin e tyre nëpër qytet duke kërkuar që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare. Nëpër…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë obligim të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor në…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion kontaktet dhe mundësitë e tyre për të ndihmuar në përshpejtimin e…
Aleanca ka kritikuar qeverisjen për shkelje të shumta institucionale, skandale financiare, nepotizëm dhe mungesë të llogaridhënies. Në një reagim në Facebook thuhet se Kosova po e përmbyll edhe këtë javë nën një degradim…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen më 8 nëntor. Kurti ka…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School”, të mbajtur më 7 nëntor 2026, ku ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet mjekëve shqiptarë në diasporë…
Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe Drilon Cakoli, vëllai i Erona Cakolit, i cili ka shprehur pakënaqësinë e familjes me dënimin prej 24…
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, pasi, siç shpjegoi ai, “me dikë që gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë fajtori kryesor dhe…
Grupi punues për hartimin e strategjisë shtetërore për apelin e katërshes në Hagë u mblodh sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Takimi u mbajt me dyer të mbyllura për mediat dhe u kryesua nga…
Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes së grave. Protesta u thirr pas vrasjes së Arlinda Zekajt…
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë zonë, atëherë qytetarët dhe bizneset do të kursenin para gjatë transfereve. SEPA…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë pajtuar që diskutimet…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e tij, Milatoviq i ka përcjellë presidentes Shiroka Pula…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar të PDK-së, ndonëse ka thënë se aktualisht është më shumë i…
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor. Protestuesit janë mbledhur pranë Katedrales “Nënë…
Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Takimi po mbahet në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e njohur të eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij. Përmes një postimi, Kurti ka bërë të…
23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën në tri burgje daneze: Ringe, Vestre dhe Storstrøm. Ata do të qëndrojnë…
Njohësi i sigurisë, Avni Islami theksoi se Kosova duhet të ketë kujdes nga zhvillimet e fundit në Serbi dhe duhet të jetë vigjilente, sepse në shtrirjen horizontale ka elemente të Aleksandar Vuçiqit që ende mendojnë se mund të…
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Pejës. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada…
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 nëntor,…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur…
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar dispozitën që mundësonte mbajtjen fizike të patentë-shoferit, dokumenti nuk mund të mbahet nga Policia për më shumë se tetë…
Grupi Punues i themeluar nga Qeveria për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore, që lidhet me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri…
Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot nga ora 08:30 deri në 12:00. Komuna e Prishtinës ka…
Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit. Në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel të premten, më 6 nëntor, u mbyllën kapitulli 1 për…
Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas disa analistëve, Kosova është sot më e ekspozuar. Analistja politike Mimoza Gavrani Simo foli të premten në…
Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në mënyrë makabre në Pejë. Protesta do të nisë nga ora 12:00, në sheshin pranë Katedrales…
Avokati i familjes Dehari pretendon se gazetari kishte siguruar dhe publikuar incizimet nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit para se ato t'i kishte në dispozicion prokurori i rastit. Gashi kërkon epilog nga Prokuroria Speciale për vdekjen e Astrit Deharit,…
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti nuk e ka mbështetur Rregulloren e re për parkingjet në kryeqytet. Përmes një reagimi…
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e dhjetë të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, si dhe dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që lidhen me…
Hoti: Qeveria po shkel ligjin, nuk e miratoi projektbuxhetin për vitin 2027 brenda afatit
11 vjet nga ratifikimi i marrëveshjes së MSA-në në Kuvend
Ja një pjesë e serbëve që dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë
Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Steriotipet e raportit të KE-së për Kosovën dhe Shqipërinë!
Kur pushteti zëvendëson shtetin, ndërgjegjen dhe atdheun
Edi Rama: Psikologjia e pushtetit, arroganca dhe shmangia e përgjegjësisë
PKSH u poll nga “mami serbe” më 12 tetor e jo më 8 nëntor 1941!
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Modelja dhe aktorja e njohur, Emily Ratajkowski, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të ceremonisë…
Modelja e njohur Candice Swanepoel tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të edicionit të vitit 2027 të LACMA Art+Film…
