Pamje të pazakonta në Bit Pazar: Ndërtesa mbi ndërtesa dhe një gropë e mbushur me mbeturina
Në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, rreth 50 metra larg saj, ndodhen disa objekte me pamje të pazakontë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Pamjet e publikuara në grupin e Facebook-ut „Skopje Skopska“ tregojnë ndërtesa të ndërtuara njëra mbi tjetrën, ndërsa pranë tyre shihet edhe një gropë e madhe e mbushur me mbeturina. Lokacioni ndodhet pranë „Galerija 7“, ku, sipas postimit, vizitorët mund të shijojnë lahmaxhunin, por edhe një pamje aspak të zakonshme të ndërtimeve dhe mbeturinave përreth.
