TË FUNDIT

Asfaltohet rruga e lagjes Bilinicë në Verbicë të Zhegroves në Gjilan

Qyteti i Gjilanit ka njoftuar përmes një postimi se ka përfunduar asfaltimi i rrugës së lagjes Bilinicë në fshatin Verbicë të Zhegroves.

Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti është pjesë e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat e Komunës së Gjilanit.

Me asfaltimin e kësaj rruge, banorëve të lagjes Bilinicë u është mundësuar qasje më e mirë dhe qarkullim më i lehtë, duke përmirësuar kushtet e lëvizjes për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Qyteti i Gjilanit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore synojnë përmirësimin e lidhjeve ndërmjet vendbanimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *