TË FUNDIT

Asfaltohen 5 kilometra rrugë në fshatin Llaz të Pejës

Pesë kilometra rrugë në fshatin Llaz të Pejës po asfaltohen, në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore të kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Llaz, duke krijuar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

Asfaltimi i rrugëve pritet të lehtësojë qasjen e banorëve në pjesë të ndryshme të fshatit, si dhe të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin lokal. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *