Arrestohet propaganduesi i Vuçiqit, Dragan J. V
Me urdhër të Prokurorisë së Dytë Themelore Publike në Beograd, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB), përmes Stacionit Policor në Vozhdovac, ka nxjerrë vendim për ndalimin e Dragan J. Vuçiçeviqit.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të panikut dhe çrregullimit të rendit publik në vazhdimësi.
Siç njoftoi Prokuroria e Dytë Themelore Publike, i dyshuari Dragan J. Vuçiçeviq do të dërgohet më 26 nëntor para prokurorit publik në Beograd, së bashku me kallëzimin penal, për t’u marrë në pyetje. Sipas informacioneve të portalit Nova.rs, Vuçiçeviq është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullim të rendit publik në vazhdimësi, si dhe për pengim të drejtësisë.
Ndërkaq, sipas portalit Informer, Vuçiçeviq është ndaluar sot pasi policët e kanë ndaluar rreth 50 metra larg ndërtesës ku ai punon.
Pas kësaj, ai është transportuar me automjetin e policisë në Stacionin Policor në Vozhdovac.
Këtë informacion në Kuvendin e Serbisë e ka bërë të ditur edhe shefi i grupit parlamentar „Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton“, Aleksandar Vuçiq, raporton N1.
