Arlind Qorri sulmohet me sprej nga policia gjatë protestës: Dhuna është streha e fundit e pushtetarit të korruptuar
Politikani shqiptar, Arlind Qorri, është sulmuar me sprej nga Policia gjatë protestës në Shqipëri.
Pas incidentit, Qorri ka reaguar duke kritikuar veprimet e policisë dhe pushtetin, të cilin e ka akuzuar për korrupsion dhe humbje të mbështetjes qytetare.
“Dhuna policore është streha e fundit e një pushtetari të korruptuar dhe të urryer nga shumica dërrmuese e popullit shqiptar”, ka deklaruar Qorri.
Protesta, e cila ka hyrë në ditën e saj të 12-të, është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, persona të lënduar dhe dëme në institucione publike e biznese private.
View this post on Instagram A post shared by Arlind Qori (@arlind.qori)
