Ambasada e SHBA-ve: Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës
I arrestuari dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Një shtetas ukrainas është arrestuar në Tiranë sot më 8 tetor pas bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe ukrainase.
Anatolii Streletskyi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev. Ai dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të sigurisë dhe hetimit. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.
Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.
Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.
